Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
VIDEO-Skandali/ Policia shoqëron gazetarin holandez që denoncoi 'Albania Files'. Aktivistes që i filmoi i h... Eisenkoti merr mandatin, Netanyahu kërkon qeveri të unitetit kombëtar/ Prapaskenat e negociatave në Izrael ... Afera 21 milionë euro/ Si po i shet “Ayen” në treg kilovatët që i takojnë shtetit Berisha: Përshëndes ata mijëra studentë dhe qytetarë që sot groposën në koshat e plehrave të Tiranës, dekre... Bashkia e Durrësit “shpik” një metodë të re për ngarkimin e mbeturinave nga kazanët Sherr tek Doganat/ Kush po tenton ta fshijë gjobën 5.1 mln euro të Salillarit Shpërndahen protestuesit nga bulevardi, pas ujit me presion nisin shoqërimet nga policia Rinia dhe qytetarët në këmbë kundër Ramës/ “Blindohet” Bulevardi, furgona policie qëndrojnë gati kundër pro... DOKUMENTI/ SPAK regjistron kallëzim penal për “Albanian Files” të Ramës, nis hetimi për resortet luksoze... Tensione para Kryeministrisë/ Protestuesit shkulin gurët e trotuarit dhe i hedhin drejt policisë Gjakftohtë/ Jetoi prej vitesh në Greqi si ‘fantazmë’, si u zbulua shqiptari i akuzuar për katër vrasje ... Zhdukja e përkthyeses kineze me pasaportë shqiptare/ Nga kasaforta me 100 mijë euro te hetimet në Shqipëri,...
POLITIKE

Qindra mijëra shqiptarë rrethuan Kryeministrinë, prestigjiozja FT: Revoltë kundër korrupsionit të qeverisë Rama

P
Piranjat21 June 2026, 10:22 · 6 min lexim
Qindra mijëra shqiptarë rrethuan Kryeministrinë, prestigjiozja

Flamingot prej letre dhe flamujt shqiptarë mbushën Tiranën të shtunën, ndërsa dhjetëra mijëra shqiptarë të ardhur nga mbarë Europa iu bashkuan protestës kundër korrupsionit qeveritar dhe planeve të Jared Kushner për një resort bregdetar prej 4 miliardë dollarësh.

Kjo demonstratë, ndër më të mëdhatë në Shqipëri në vite, bëri bashkë familje, tifozë futbolli, nacionalistë e madje edhe një karvan makinash të ardhur nga Londra, në një shfaqje të rrallë uniteti. Shumë prej tyre bënë thirrje për burgosjen e kryeministrit Edi Rama dhe liderit të opozitës Sali Berisha.

Kushner, dhëndri i Presidentit Donald Trump, ka paraqitur plane për një zhvillim luksoz në Sazan – i vetmi ishull i madh i Shqipërisë në Adriatik – dhe në një zonë bregdetare pranë tij, ngjitur me një rezervat natyror që shërben si habitat për flamingot. Ky projekt ka frymëzuar një lëvizje proteste të quajtur “Revolucioni i Flamingove”.

“Ajo që nisi si një reagim ndaj ndërtuesve të korruptuar, tashmë është kthyer në një lëvizje,” tha Ervin Kaçiu, sociolog në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë. “Kjo lëvizje ka gërshetuar çdo gjë që çalon në Shqipëri: korrupsionin politik, pushtetin e oligarkëve, si dhe policinë e mediat kryesore që mbyllin sytë para paligjshmërive. Njerëzit tani po ngrihen kundër të gjithë sistemit”

Për tre javë rresht, mijëra njerëz janë mbledhur pasdite në Tiranë, ndërsa marshimet janë përhapur në qytete të tjera të vendit, si dhe në 30 qytete anembanë botës.

Një varg i gjatë makinash përshkoi qendrën e Tiranës të shtunën pasdite, kur karvani – i cili nisi nga Londra dhe u rrit rrugës me shoferë të tjerë nëpër Europë – mbërriti në kryeqytet. Automjetet e mbuluara me flamuj dhe me boritë që nuk ndaleshin, ngjallën brohoritje të mëdha nga kalimtarët.

“Ne jemi një komb i bashkuar kundër oligarkëve dhe elitës politike,” tha Artur Bregu, një tregtar nga veriu i Tiranës, i cili mbylli biznesin e tij për t’iu bashkuar protestës. “Nuk e di çfarë mund të arrijmë, por po heshtëm, korrupsioni do të vazhdojë përgjithmonë.”

Nga fillimi i mbrëmjes, dhjetëra mijëra njerëz kishin mbushur bulevardin kryesor përpara kryeministrisë, duke i rënë fishkëllimave, borive dhe vuvuzelave.

Lëvizja ka zgjuar një indinjatë të thellë e të rrënjosur ndaj marrëdhënieve klienteliste mes elitës politike shqiptare dhe disa familjeve të pasura që kontrollojnë vendin. Protestuesit kanë mbajtur gjithashtu edhe flamuj amerikanë, në një përpjekje për të treguar se nuk janë kundër SHBA-së, por kundër mënyrës se si po shfrytëzohen këto investime të huaja.

“Kjo kastë kontrollon politikën e Tiranës, botën e biznesit dhe mediat prej dekadash,” tha Fatos Lubonja, shkrimtar dhe disident i njohur, i cili prej vitesh përplaset me Ramën për çështje të korrupsionit. “Për ta, lidhjet dhe marrëveshjet ndërkombëtare janë thjesht një tjetër fasadë për të siguruar dhe zgjatur pushtetin e tyre.”

Rama i ka cilësuar protestuesit si ekstremistë dhe i ka akuzuar ata se po bllokojnë një projekt që është në interes të Shqipërisë. Kryeministri ka akuzuar gjithashtu edhe agjentë të huaj, përfshirë ata nga Irani, për nxitje të trazirave.

“Flamingot duhet ta dinë se janë të keqinformuara nga sorrat dhe korbat, të cilët hiqen si dashamirës të mjedisit, si gjethe fiku, për të nxitur një protestë që nuk ka asgjë të bëjë me mjedisin,” shkroi Rama në Facebook.

Një thirrje e përbashkët e protestuesve është “Rama në burg, Berisha në burg”. Publikisht, të dy politikanët janë armiq të betuar dhe Berisha i ka mbështetur protestat kundër Ramës – por pas dekadash në vijën e parë të politikës, lideri i opozitës shihet si njëlloj fajtor për gjendjen e vendit.

“Për ta ndërlikuar edhe më shumë situatën, SPAK ka nisur hetimet për aferat e pronave që lidhen me këtë investim, pas denoncimeve për tjetërsim tokash, falsifikim të titujve të pronësisë dhe parregullsi të tjera.

Gjithashtu, Rama është vendosur në qendër të kritikave – përfshirë këtu edhe nga Parlamenti Evropian – për shkak të heqjes së kufizimeve mjedisore në atë zonë, një lëvizje kjo që i hap rrugën turizmit të luksit, pikërisht sipas kërkesave të investitorëve.”

Rama i ka quajtur kritikët të gabuar, duke pretenduar se cilësia e mjedisit në të vërtetë do të përmirësohet si rezultat i këtij investimi.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.