Qytetarët marshojnë me këngë patriotike rrugëve të Tiranës: Ju erdhi fundi!

Pas përfundimit të fjalimeve përpara Kryeministrisë, protestuesit kanë vijuar tubimin me një marshim në rrugët kryesore të kryeqytetit, duke përsëritur thirrjet kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama.
Qytetarët u nisën përgjatë Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, për të vijuar më pas në Bulevardin “Bajram Curri”, pranë Shkollës së Baletit, Njësisë Bashkiake nr. 2 dhe zonës së Ish-Tregut Elektrik.
Gjatë marshimit nuk munguan këngët patriotike, ndërsa protestuesit brohoritën edhe sloganet e zakonshme të tubimeve të tyre, si “Edi Rama ka mbaru”, “O milet, Edi Rama ka siklet”, “Edhe Sala ka mbaru”, “Bashkohuni me ne” dhe “Poshtë patronazhistët”.
Në disa momente u dëgjuan edhe thirrjet “Dorëheqje!” dhe “Rama, ik!”, ndërsa pjesëmarrësit kërkuan largimin e kryeministrit dhe ndryshimin e politikave të qeverisë.
Protesta, që ka hyrë në ditën e saj të 62-të, u mbyll me marshimin në rrugët e Tiranës, ndërsa organizatorët kanë paralajmëruar vijimin e tubimeve edhe në ditët në vijim.
Lexo edhe
POLITIKE
'Rama jepe dorëheqjen'/ Protesta kundër qeverisë në ditën e 62-të, protestuesit marshojnë në rrugët e Tiranës

Dy gjyqe për Ilir Beqajn, ai i histerisë dhe ai i drejtësisë

'Fshiu paratë e shëndetësisë me sterilizim, tani fshin shtëpinë me regjim!' Protestuesit ironizojnë lirimin e Beqajt

Banorët e Prrenjasit kundërshtojnë bashkimin me Librazhdin, mesazh Ballës: Të kemi shpallur non grata

“Kryeministri ka bërë pakt me djallin, të dorëhiqet”- Studentja akuza qeverisë: Kishin lekë për të paguar 4,2 mln euro për koncertin e Ka...

Cilësohet si bastion i së majtës, por i dha ‘shuplakë’ PS-së/ Ironia therëse për Ramën nga protesta: Kur të dogji Poliçani, të ka djegur ...

Qytetari në protestën e 62-të: Reforma Territoriale po sjell shpopullim, duam t’i japim fund sistemit të korruptuar dhe plaçkitës!

Revolta popullore! Aktivisti thirrje socialistëve: Ngrihuni në protestë kundër Ramës, digjini teserat e partisë!





