Qytetari në ditën e 48-të të protestës: Rama mashtron, kamerierët në jug flenë si qen dhe si skllevër, punojnë dy turne

Mbahet sot dita e 48-tëe protestës në Tiranë, ku një masë e madhe qytetarësh u mblodhën si çdo ditë në sheshin “Skënderbej”, para se të niste marshimi drejt Kryeministrisë, ku kërkohet dorëheqja e qeverisë dhe largimi i klasës së vjetër politike. Një i ri pjesëmarrës, teksa mbante dy pankarta në dorë, foli për gjendjen e mjeruar në të cilën ndodhet Shqipëria si pasojë e keqqeverisjes.
“Këtu ka mbaruar gjithçka, për çfarë të flasësh këtu, Lana vjen era, të qelb, të flasësh për shëndetin, për ilaçet, për autobusët, për rrogat, për çfarë të flasësh këtu”, tha ai mes të tjerash.
I riu nënvizoi se kjo qeveri ka vetëm të këqija:
“Nuk di të them ndonjë të mirë që ka bërë kjo qeveri. Për të këqija po, dua dy tre netë t’i mbaroj, për të mira s’kam çfarë them”.
I pyetur në lidhje me deklaratat e kryeministrit se kamerierët në jug marrin nga 1 mijë euro rrogë, ai e cilësoi mashtrim.
“Gënjeshtrat e Ramës, ku paguhet 1 mijë euro për kamerierët, asnjëri s’merr rrogë 1 mijë euro, flenë si skllevër atje, flenë m kate si kinezët, si qen nëpër bodrume. Kë mashtron ai për ata në jug, po të punosh dy turne po. Vetëm po të punojnë nga dy turne, ashtu po, mund të shkojë, vetëm të punosh si qen gjithë ditën”, tha qytetari.
Lexo edhe
POLITIKE
Raporti i KE për drejtësinë, Bardhi: Brukseli rrëzoi alibinë për Ballukun

“Vijon ndërhyrja politike”/ Komisioni Europian: Transparenca e procedurave të prokurimit publik në partneritetet publike-private, mbetet ...

‘Heshti për thirrjen e ministres për spastrim etnik në Kosovë’/ Këlliçi: Rama mbron Vuçiç, godet shqiptarët

Zbardhet raporti/ Komisioni Europian ‘shuplakë’ Ramës: Ndikimi politik, korrupsioni dhe problemet me median, pengojnë përparimin drejt BE...

Bozdo: Pastrimi i parave po deformon ekonominë, Banka e Shqipërisë është kthyer në altoparlant të kryeministrit

Skandali/ Erisa Xhixho: Spitalet kërkojnë donacione por shteti i çon paratë në një koncert privat

Media prestigjioze amerikane: Protestat 6-javore në Shqipëri po e çojnë Ramën drejt rrëzimit. Lëvizja ka edhe mbështetjen e Dua Lipës...

Tomorri: BE kërkon shfuqizimin e ligjit për zonat e mbrojtura, investimet strategjike kanë tjetërsuar prona





