Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Kursi i këmbimit valutor për ditën e sotme “Surprizat” e motit për ditën e sotme, 7 nëntor 2026 KE: Rritja e turizmit nuk po reflektohet në të ardhura, shumë apartamente me qira jashtë regjistrave E premte “e zezë”/ Gjithçka kthehet “përmbys” për dy shenja horoskopi Berisha fton partitë për bashkim: Bashkohem që nesër me cilindo që synon largimin e Ramës Sazani, Jared Kushner dhe fitorja e Jon Ossoff/ Shqipëria u kthye në armë politike në zgjedhjet amerikane Mbi 10 ton kokainë/ Banda shqiptare kishte vendosur mbi paketim edhe adresat ku do dërgohej droga Kush është tutorja shqiptare që kontrollon biznesin e prostitucionit në Paris: Fitimet janë marramendëse KE e quan të mbyllur vetingun, GJK kthehet në ‘sekretare’ të ONM-së, i shtojnë mandatin dhe rrisin kostot... Protestuesit rikthehen para Kryeministrisë, nuk tërhiqen pavarësisht gjobave dhe shoqërimeve në polici “Kushdo që ma bëri këtë, do ta paguajë shtrenjtë”/ Dyshohet se është dhunuar, gazetari publikon foton trond... EMRI/ Si arriti shqiptari t’i shmanget dëbimit nga Britania pas dënimit për fermën e drogës prej 1.5 mln pa...
POLITIKE

Qytetari në protestën e 62-të: Reforma Territoriale po sjell shpopullim, duam t’i japim fund sistemit të korruptuar dhe plaçkitës!

P
Piranjat31 July 2026, 20:35 · 2 min lexim
Qytetari në protestën e 62-të: Reforma Territoriale po sjell

Një qytetar, gjatë protestës së 62-të kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, ka ngritur shqetësimin për reformën territoriale, duke deklaruar se ajo vazhdon të nxisë shpopullim masiv.

“Por edhe ato bashki që kanë mbetur duan t’i largojnë, sepse duan të largojnë kontaktin me njerëzit, sepse këta, sigurisht, nuk i dinë hallet, problemet dhe shqetësimet që kanë njerëzit”, u shpreh qytetari.Qytetari përsëriti edhe thirrjet e protestës kundër klasës politike, duke deklaruar “ne duam t’i japim fund këtij sistemi të marrë peng nga dy njerëz prej 35 vitesh. Duam t’i japim fund një sistemi që nuk pyet për njerëzit, një sistemi të korruptuar dhe plaçkitës”

Qytetari: Siç e keni parë, reforma territoriale vazhdon të nxisë shpopullim masiv. Askush nuk do t’ia dijë për ata banorë që ndodhen në ato qytete të vogla, askush nuk mendon për ta. Por edhe ato bashki që kanë mbetur duan t’i largojnë, sepse duan të largojnë kontaktin me njerëzit, sepse këta, sigurisht, nuk i dinë hallet, problemet dhe shqetësimet që kanë njerëzit.

Ne jemi këtu për një qëllim. Këtyre u ka ardhur fundi, prandaj thirrja “Ju erdhi fundi” prej 62 ditësh rresht kjo shprehje merr kuptim, ashtu si shprehja e parë, të cilën e ngriti çdo shqiptar në këmbë, se ne duam të drejtat tona, duam liri dhe ajo është: “Rama n’burg, Berisha n’burg”.

Ne duam t’i japim fund këtij sistemi të marrë peng nga dy njerëz prej 35 vitesh. Ne duam t’i japim fund këtij sistemi që nuk pyet për njerëzit, ne duam t’i japim fund këtij sistemi të korruptuar dhe plaçkitës. Duhet të jemi bashkë në arritjen e qëllimit.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.