Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
‘Lironi qyetarët, arrestoni Ramën’/ Protestuesit me thirrje para Drejtorisë së Policisë së Tiranës pas arr... “Diçka është kalbur në shtetin shqiptar”/ Me flamuj dhe pankarta, shqiptarët e presin Ramën me protesta në ... BE nxjerr bllof Ramën për protestat/ Nuk i organizon Rusia apo Irani, por reagim ndaj korrupsionit dhe keqq... Humbja katastrofike në zgjedhje/ Kë do të bëjë “kurban” Donald Trump? Emri që përflitet më së shumti ... Tjetërsimi i tokave në Dhërmi, GJKKO e njeh si “viktimë” kompaninë e Gaçit Prapaskenat në Bruksel/ Rama tentoi fshirjen e “paragrafit Balluku” nga raporti i BE-së Veliaj mesazh të fortë Ramës: Edhe në Spaç të më çosh, nuk shantazhohem, ke larguar socialistët dhe ke vënë... “Mos i prek gocat! Terroristë!”/ Tensionet para Kryeministrisë, qytetarët bllokojnë furgonin e policisë, ef... Shpërthimi në pallatin 5-katësh në Elbasan, identifikohet viktima! Mister fati i 69-vjeçarit të mbetur mes ... Vrau babanë në bashkëpunim me nënën/ Kush është Gaz Fiku “Kjo është një katastrofë”/ Republikanët e zemëruar fajësojnë Trumpin për humbjen shkatërruese Kush janë katër shqiptarët në zgjedhjet amerikane, vetëm njëri është në avantazh
POLITIKE

Qytetarit në protestë: Rama i ka vënë hurin edhe socialistëve

P
Piranjat13 August 2026, 20:43 · 1 min lexim
Qytetarit në protestë: Rama i ka vënë hurin edhe

Thirrjet për zgjerimin e protestës janë shtuar gjatë tubimit para Kryeministrisë, ku një prej qytetarëve ka kërkuar që në protestë të bashkohen edhe intelektualë dhe mbështetës të majtë të pakënaqur me qeverisjen.

Protestuesi ka deklaruar se, sipas tij, pakënaqësia ndaj kryeministrit Edi Rama nuk kufizohet vetëm te opozita, por është shtrirë edhe te një pjesë e elektoratit socialist.

“Ka shumë socialistë që janë të zhgënjyer. Ky i ka vënë hurin edhe socialistëve”, tha ai, duke bërë thirrje për një pjesëmarrje më të madhe në tubime.

Në fjalën e tij, qytetari përdori tone të ashpra ndaj kryeministrit, duke e akuzuar se po përballet me një situatë gjithnjë e më të vështirë politike.

“Të mos ia zgjasim ditët diktatorit. Ky është diktatori i kalbur. Këtu duhet të vijnë më shumë intelektualë”, u shpreh protestuesi.

Sipas tij, vijimi i protestave dhe rritja e pjesëmarrjes qytetare mund të shtojnë presionin ndaj qeverisë. Ai pretendoi gjithashtu se Rama është i vetëdijshëm për kundërshtimin ndaj tij dhe se po mendon për largimin nga pushteti.

Kritikat e tij u shtrinë edhe ndaj Kuvendit, të cilin e cilësoi si “parlamenti i turpit”.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.