Qytetarja: Kryeministër, diaspora këtë vit nuk do vij për pushime, por për protestë

Mijëra qytetarë mbushën edhe këtë të diel sheshin përpara kryeministrisë kundër ndërtimit të resortit në Zvërnec të Vlorës.
Një qytetare u shpreh me vendosmëri se boll është boll. Ajo theksoi se diaspora shqiptare do kthehet këtë vetë në Shqipëri, jo për pushime, por për të protestuar kundër qeverisë Rama.
Qytetarja: Nëna shqiptare kam një lajm të mirë për ju. Është koha të kthejmë fëmijët tanë nga emigracioni. Shqipëria i takon vetëm atyre bijve tanë. Nëna shqiptare gëzohuni hajdeni në këtë shesh. Fëmijët tanë duhet të kthehen në Shqipëri. Për të gjithë ata që thonë pse jem mbledhur. Kemi një hall, kemi arritur në pikën që themi, boll është boll. Boll është boll. Boll është boll.
Zoti kryeministër kam një lajm për ty. Diaspora këtë radhë nuk do vijë për pushime, por do vijë për protestë. Shqipëri e re. Falënderim i veçantë për ata që kanë ardhur nga larg. Për të gjithë shqiptarët anembanë botës. Le ti tregojmë kësaj qeverie, boll është boll. Poshtë diktatura, rroftë Shqipëria.
Lexo edhe
POLITIKE
Protestat për Zvërnecin, acarohet Rama: Shqipëria nuk është e shqiptarit…

Rama ofendon protestuesit nga Elbasani: Injorantë dhe delirantë

“Do ishim në vendin e parë për paga nëse projekti në Tivat s’do ikte nga ne”/ Rama për protestën: Ne çfarë jemi? Budallenj?

Rama ndërpret fjalimin për parullën kundër Zvërnecit: Ule atë...

Me flamuj kuqezi në duar, shqiptarët protestojnë para selive të BE në Bruksel për Zvërnecin

Shqiptarët në New York në protestë, Berisha: Diaspora është ngritur fuqishëm kundër Ramaduros dhe qeverisë së tij!

Rama tha se tubimet do trembin turistët, Auron Tare publikon foton: Protesta nuk shqetëson njeri

Kryeministri Rama provokon protestuesit: "Kllouna", më shani sa të doni





