POLITIKE

'Rama deklaroi se nuk do të heqë imunitetin e Ballukut'/ Berisha: Akt antikushtetues dhe provokim i ulët

Piranjat Përditësimi i fundit 30 December 2025, 13:03

'Rama deklaroi se nuk do të heqë imunitetin e Ballukut'/

Gjatë fjalës së tij, kreu i PD, Sali Berisha, reagoi ashpër ndaj deklaratës së kryeministrit Edi Rama, i cili njoftoi se nuk do të heqë imunitetin nga ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku.

Sipas Berishës, ky veprim është një akt antikushtetues dhe një provokim i ulët për çdo qytetar shqiptar që ka paguar taksat e tij, ndërkohë që vjedhjet e miliona eurove vazhdojnë të mbeten të pasqiruara. Ai e cilësoi këtë si një vazhdim të politikës së korrupsionit të Edi Ramës dhe një tentativë për të mbrojtur ato që ai i quajti "kriminelët e regjimit".

Berisha denoncoi gjithashtu disa nga skandalet më të mëdha të vitit, duke përfshirë aferën e tunelit të Llogarasë dhe ndërtimin e unazës së Tiranës, të cilat i atribuon drejtpërdrejtë kryeministrit Rama dhe njerëzve të tij të besuar.

Deklarata:

Por, ky vit gjithashtu u karakterizua nga një denoncim ndërkombëtar në një seri rezolutash të firmosura nga partitë politike të qendrës së djathtë dhe të djathta në mbarë botën, në të cilat damkoset narkodiktatori Edi Rama, farsa e tij elektorale, përdorimi i Altin Troplinit dhe institucioneve të tjera kundër pluralizmit politik dhe opozitës.

Ky vit shënoi damkosjen e Edi Ramës në mediat botërore por edhe në institucionet më të rëndësishme të planetit siç është Kongresi i SHBA, Asambleja parlamentare i këshillit të Europës, parlamenti Europian dhe Asambleja Parlamentare e OSBE, institucione këto themelore në Europë dhe botë të rendit demokratik.

Edi Rama hoqi çdo maskë, doli siç është hajduti më i madh në historinë e kombit shqiptar.
E vërteta është se afera e tunelit të Llogarasë në vetvete nuk është më e vogël se afera e djegësit të Tiranës apo djegësve në Tiranës.

Por në rastin e hetimit të djegësve, ai bëri kurban Arben Ahmetajn, njeriun që kishte refuzuar 5 herë të firmos projektin e djegësit të Tiranës, por që pavarësisht nga kjo, arriti me Troplinin e tij në Skap të lëshojë urdhër-arresti dhe të mos merret asnjë ditë në pyetje si nismëtar, si organizator, si ekzekutor i projektit të djegësit të Tiranës, zhdukjes së 130 milionë eurove pa nam dhe nishan në kontot bankare të tij dhe të Erion Veliajt.

Por në rast se Altin Troplini, një mercenar i shpifur i Edi Ramës amnistoi në këtë mënyrë djegësin e Tiranës dhe 130 milionë euro të qytetarëve shqiptarë, në fakt rreth 400 milionë po të marrim edhe djegësit e tjerë, një prokuror tjetër nuk ndoqi rrugën e tij në aferën e tunelit të Llogarasë dhe ndërtimin e unazës së Tiranës, të denoncuara dhjetëra herë këtu para jush, por mori përsipër të zbatojë ligjin.

Në zbatim të ligjit ai shkoi direkt te Edi Rama sepse Lubia nuk është gjë tjetër në atë aferë veçse një hajdute e Edi Ramës, që vodhi bashkë me të, por zbatoi urdhrat e tij.
Dosjet e Lubi Ballukut nxorën para shqiptarëve dhe botës fytyrën e vërtetë të hajdutit Edi Rama.
Ato dëshmuan se autori i vërtetë i vjedhjes 93 milionë euro me tunelin e Llogarasë është Edi Rama.

Ato dëshmuan se lotet e unazës së Tiranës, përveç Lubisë, është dora e zezë e Edi Ramës që ndante tenderat.

Ndaj Edi Rama në një vendim antikushtetues, antiligjor, në një provokacion të ulët për çdo shqiptar që ka paguar taksat e tij dhe janë vjedhur nga Lubi Balluku dhe Edi Rama, në një provokacion të padëgjuar ndonjëherë, bllokoi kërkesat e prokurorisë me gjykatës të padenjë, të cilët shkelmojnë Kushtetutën njëlloj sikur të ishin organizatë partie e partisë së krimit.

Dhe tani nga zyra e tij, në mënyrë identike me një hajdut të papenduar, deklaron se 16 mijë faqet e sjella nga prokuroria nuk kanë asgjë për Lubi Ballukun, prandaj kthejini mbrapsht se nuk hiqet imuniteti i saj.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?