POLITIKE

“Rama dhe Veliaj janë të tmerruar”/ Berisha: Kthimi im në SHBA përmbysi projektin e tyre

Piranjat Përditësimi i fundit 10 September 2026, 21:45
“Rama dhe Veliaj janë të tmerruar”/ Berisha: Kthimi im

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e ka cilësuar rikthimin e tij në Shtetet e Bashkuara si një goditje ndaj asaj që ai e quan projekt të Edi Ramës dhe Erion Veliajt për ta mbajtur larg Uashingtonit.

Në një intervistë për “Çim Peka LIVE”, Berisha tha se çështja e “non grata”-s ishte përdorur politikisht nga mazhoranca për të dëmtuar opozitën dhe për të krijuar idenë se ai nuk mund të udhëtonte drejt SHBA-së.

Ai deklaroi se nuk ndjen hakmarrje ndaj kundërshtarëve, por e sheh rikthimin si përmbysje të një situate që, sipas tij, ishte kthyer në një nga shtyllat e narrativës së qeverisë.

Berisha akuzoi Ramën dhe Veliajn se kishin ndërtuar një strategji politike mbi izolimin e tij nga SHBA-ja, ndërsa pretendoi se rikthimi i tij ka rrëzuar këtë argument.

“Kthimi i vërtetë ndodhi tani, kur unë erdha këtu. Ky ishte kthimi i vërtetë. Dhe ata tani janë të tmerruar”, deklaroi Berisha.

Sipas tij, vizita në SHBA i hap sërish rrugën komunikimit me administratën amerikane dhe ndryshon raportin politik të krijuar rreth çështjes së “non grata”-s.

Çim Peka: Z. Berisha thatë pak më parë se më lënduan në dinjitet, unë kisha ikur.  Kur po vija në avion 9 orë rrugë, po shikoja të gjitha provokimet që janë bërë sistematikisht nga kundërshtarët tuaj politikë dhe mediatikë, a e kalon dot oqeanin, ti s’çan dot malet, nuk çan dot detin. A u hoq ajo ‘non grata’, as s’u hoq. Bashën, Juri Kim. Kur i shikon të gjithë këto personazhe sot janë të ikura, ose të shpallura, të sanksionuara nga vetë qeveria e SHBA-ve, dhe ai zyrtarët e tyre. Dhe ju jeni këtu me mua në New Jersey. Unë të të pyes në intervistat tuaj të parë në Amerikë, a ndjeni një lloj kënaqësie, s’po them hakmarrje, kënaqësi hakmarrje ndaj tyre, por një lloj kënaqësie triumfi ndaj padrejtësisë?

Sali Berisha: Jo, nuk ndjej ndonjë ndjej hakmarrje ndaj tyre. Pse? Të jemi të sinqertë dhe ju e rikujtoni, në mënyrë të përsëritur, njeriu që ishte marrë aktivisht me këtë çështje, u thoshte shqiptarëve se kjo nuk hiqet kurrë. Ju kujtohet besoj.

Sado që unë, ju, ose gazetarë ose dhe unë vetë u jepja shembuj që kjo është hequr, ajo insistonte se kjo s’hiqet kurrë. Tani këta njerëz që dëgjonin një ambasadore që përfaqësonte shtetin, e kishin të vështirë të mos besonin ambasadoren dhe jo të më besonin mua. Ata mund të lexonin. Problemi është se mund të lexonin dhe po të lexonin do të gjenin që është hequr, ajo më thonte.

Por ngaqë e merrnin të mirëqenë deklaratën e ambasadores, ata betoheshin. Madje u përpoqën të ulin dhe avionin për arsye shëndetësore që unë të mos arrija.

Çim Peka: Shiko, ata kanë bërë, kanë bërë edhe më shumë. Nuk e dini se jeni në e dinë. Por janë anuluar 3 salla rezervimesh deri të dielën. Bëhej kontrata dhe një ditë para, pa justifikim u thuhej nuk bëjmë aktivitete politike. Kanë marrë dhe sherifët e zonës në telefon,  që bllokojeni sallës. Është investuar me emaile pa fund, nga patronazhistët e diasporës, duke thënë se është me rrezik ardhja e Sali Berishës në ato salla. Ju ka ndjekur deri këtu Edi Rama saqë e uli dhe avionin në Londër për arsye shëndetësore me fake news. Kjo duket se i ka dhimbsur shumë sepse është investuar jashtë mase. Por përveç kësaj ndjeshmërie dhe fitore të dinjitetit, çfarë i sjell Shqipërisë kjo vizitë dhe rikthim i raporteve të opozitës me SHBA.

Sali Berisha: Jo, sigurisht që kjo ka hequr një pengesë serioze, pa diskutim të komunikimit tim me qeverinë më të fuqishme të botës, vendin kryesor partner strategjik. Ka përmbysur përfundimisht një projekt të Edi Ramës dhe Erion Veliajt të cilët përdorën lidhjet e tyre me Sorosin për një vendim të tillë. Në këtë kuadër dhe vetë rruga që unë zgjodha për ta përballuar problemin, i lë në turp dhe i lë pa asnjë diskutim në panik. Sepse Edi Rama të gjithë vazhdimin dhe ëndërrën e pushtetit e kishte bazuar mbi këtë narrativë të një opozite që ka një kryetar që nuk shkon dot në Uashington.

Ajo u bë si një shtyllë kryesore e pushtetit të tyre. E bënë vetë ata, por e bënë shtyllë kryesore tyë pushtetit të tyre. Kur unë u thashë u ktheva, ata e morën si përgjysëm, por kthimi i vërtetë ndodhi tani, kur unë erdha këtu. Ky ishte kthimi i vërtetë Dhe ata tani janë të tmerruar.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?