‘Rama do të shesë copa Shqipërie për të blerë influencë’, Bushati: Është çështje hajdutësh, jo investimesh

Rama do të shesi copa Shqipërie për të blerë influencë. Dhe këtë njerëzit e kuptojnë. Dhe prandaj se është i tillë, është shkelur çdo rregull, janë ndryshuar ligje, janë bërë masakra, e në fund është vënë dhe teli me gjemba. Pse nuk e bëjnë në Shëngjin këtë gjë? Pse s'e bën në Shëngjin këtë gjë?
Po të mos ishte familja Trump, pse s'e bën? Sepse, e para është kjo që besoj ramë dakord të gjithë, se këtu ka dhe një mbështetje të mediave ndërkombëtare. Pra ka një përputhje të interesit të atyre që duan të denoncojnë përdorimin që familja Trump po i bën Shtëpisë së Bardhë, për t'u pasuruar në mbarë botën. Është një përputhje interesash midis këtyre dhe këtyre.
Tani, këta të Shqipërisë pse nuk u çuan për Riollin, pse nuk u çuan për Shëngjinin? Pse? Për një arsye, sepse ky qe rasti tipik kur qytetari u ndje me çizmen në fyt. Dhe po e nis këtu, që e kanë dhe me Amerikën. Kur një qytetar shqiptar e sheh veten, sheh atë ambasadorin amerikan që i thonë 'ore ti di gjë çfarë po bën atje familja Trump?' dhe ai thotë 'jo nuk di gjë'. Ai kupton që nuk e ka ndihmën e ambasadës amerikane.
Pastaj sheh që opozita, pa e ditur se çfarë është, thotë 'unë jam me projektin', pra nuk ka as mbështetjen e opozitës. Dhe pastaj ndjen që nuk ka as mbështetjen e mediave, kur si në një rast si ky nuk ka pasur një kod omertaje për të mos folur për këtë punë. Ndryshe nga çdo rast tjetër, nga 5 Maji, nga Unaza, nga Riolli, këtu të gjithë faktorët u bënë bashkë për të vjedhur qytetarin.
Ore aty të hiqeshin njerëzit zvarrë, Sali Berisha thoshte 'unë jam me investitorët e huaj'. Mos më bëj tani të devijoj sa djathtas majtas. Të kthehemi te investimi. 10 ditë ka çfarë thuhet: 'A biles ta thonë kështu, a mos je gjë kundër investimit?' Shikoji çfarë u bëjnë këtyre... Këtu nuk ka kapitalistë, këtu ka shërbëtorë të Edi Ramës. Pse unë them që ky investim, po nuk u ndalua, është një fatkeqësi për Shqipërinë. Pse do të isha unë dakord për një investim 4 miliardësh?
Kur ky investim të bëhej me rregullat e një tregu kapitalist. Ç'do të thotë të jetë investim me rregullat e një tregu kapitalist? Që jo ta takojë Rama në një jaht të një hebreu Kushnerin e aty të bëjnë plane si ndahet Shqipëria, por që kur 10 vjet më parë është bërë plani urbanistik i Vlorës, kjo do jetë zonë zhvillimi. Ky nuk është kapitalizëm, ky është putinizëm. Është një fatkeqësi për Shqipërinë si porti i Durrësit e si shumë projekte të tjera.
Lexo edhe
POLITIKE
Bardhi i përgjigjet Ramës: Mos kërko armiq të jashtëm për të fshehur problemet e shqiptarëve

'Jepe dorëheqjen!' Protesta nuk ndalet, mijëra marshojnë nëpër Tiranë, thirrje të bashkohen dhe më shumë

Protesta/ Jehojnë thirrjet në Tiranë: Arrestoni Belindën! Rama dorëhiqu!

Thyhet rekordi! Peticioni për largimin e Ramës kalon 1.7 milionë firma

Protesta në Korçë/ Studentja: Shqipëria nuk është e fasadave, por ajo e të rinjve që largohen dita ditës

VIDEO/ 'O Erion o legen, prite Ramën se po vjen!'/ Qytetarët marshim pas dy orësh protestë para kryeministrisë

Dy orë para Kryeministrisë, mijëra protestues nisin marshimin: Ju erdhi fundi!

Sapo shkoi 700 mijë vota, Rama bllokon faqen ku firmosej shkarkimi i tij





