Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Lule, premtime dhe dhunë/ Historia e Anxhelës, nga dashuria te medikamentet në pije Kush na e uli kokën Fabrika në Shkodër hedh 50 punonjës në rrugë! Pronari italian nuk hap telefonin 7 mijë dollarë borxh me noter, mikesha zhduket dhe i bën bllok pogradecarit Skaneri final i dyshes Rama-Veliaj Landfilli i Bushatit: Administratë fantazmë që ha taksat e qytetarëve E rëndë/ Djali qëllon prindërit në Manzë të Durrësit! “U shtang” pas ndalimit nga policia, 22-vjeçari shqiptar kapet me 6 kg kokainë. Ja si e kishte fshehur bren... “Rama jep dorëheqjen”/ Nis grumbullimi i protestuesve para Kryeministrisë Misioni monitorues italian: Qendrat e emigrantëve në Shqipëri duhet të mbyllen “Zemra, hajde te lali”/ Dyshohet se mësuesi ngacmoi seksualisht nxënëset e mitura, dëshmitë: Ka tre muaj kë... EMRI/ U arrestua për vrasjen e ish-të dashurës dhe partnerit të saj, 44-vjeçari shqiptar rrëfen edhe dy vra...
POLITIKE

‘Rama e krijoi më herët alibinë për arrestimin e Vlora Hysenit’, Bushati: Është në ngërç, mund të ketë dosje...

P
Piranjat22 September 2026, 21:18 · 3 min lexim
‘Rama e krijoi më herët alibinë për arrestimin e Vlora

Analisti Andi Bushati shprehet se kryeministri Edi Rama ishte në dijeni në arrestimit të drejtoreshës së SHISH, Vlora Hyseni, ndaj për këtë arsye ka krijuar alibinë e tij.

I ftuar në ‘Çim Peka Live’ në Syri Tv, Bushati tha se ishte e pabesueshme që një institucion si SHISH të arrinte deri këtu, sa drejtoresha e tij të nxirrtje sekreti dhe të mbronte banditët.

Sipas Bushatit, reagimi i Ramës për këtë çështje nga Asambleja e Përgjithshme e Komabeve të Bashkuara ku merrte pjesë, ishte ajo e një gjuhe të dyfishtë, pasi këkron edhe të mos e hedhë poshtë Vlora Hysenin, për shkak të dosjeve që kjo e fundit mund të ketë në dorë dhe që kryeministrit mund t’i hapen probleme të mëdha.

"Përflitej shumë por s’besohej të arrihej deri këtu. Kemi shumë pak informacion dhe s’ka rrjedhje informacioni nga ana e SPAK apo gazetarëve. Zonja ka nxjerrë sekretin e ka mbrojtur banditët dhe këtu jemi në rrafshin e hipotezave.

Mënyra se si reagoi Rama, pa vonesë me një gjuhë të dyfishtë, mundet Rama ta falenderojë pas arritjeve në SHISH, të thotë që ka fajin e vet personal. Rama ishte në ngërç nga gjuha e dyfishtë. Nga njëra anë edhe s’do të njësohej me bandën e Ergys Agasit dhe nga ana tjetër s’do ta hedhë poshtë se ka ca dosje që mund t’i prishin punë. Ndaj bën deklaratë as mish as peshk.

Po të hapësh intervistën e Ramës, ai gati ka bërë alibinë që s’kam pas lidhje me Vlora Hysenin, sepse raportet e SHISH i lexon vetëm shefja ime e kabinetit. Kjo tregon se Rama ka një ngërç me këtë punë. Rama ka qenë në dijeni, dy javë më parë ka bërë alibinë, nuk mudnet që në shtete serioze të arrestohet kreu i SHISH dhe kryeministri të lajmërohej.

E dyta që a bëhet kjo pa amerikanët. Ne kur Berisha donte të shkarkonte shefuin e SHISH, u bë nami pa pyetur aleatët. Sot bëhej fjala edhe për arrestim dhe askush nuk foli. Kemi diçka aq të rëndë sa partnerët që e kanë lëshuar dhe a shkoi kjo përtej Vlora Hysenit? Janë pyetjet më themelore", tha ai. 

 

 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.