Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Maran publikon listën e nëntorit: Balliu largohet nga Kombëtarja, Tuci mbetet në vëzhgim Ambasadorja e Holandës në Shqipëri: Dhuna në protesta na ka shokuar! Tragjedia në futbollin spanjoll/ Ende pa një vendim për Owono pas vdekjes së Jesús de Miguel, sa rrezikon p... Kombëtarja shqiptare, trajneri Maran publikon listën për dy sfidat e fundit në Nations League EMRI/ Ra në kontakt me rrymën elektrike, humb jetën elektriçisti në Vlorë Ardit Gjebrea në SPAK për dosjen Veliaj. Përfitoi rreth 330 mijë euro nga Bashkia e Tiranës për Këngën Magj... Manchester United kërkon trajnerin e ri, nis kontaktet me Didier Deschamps PD çon në Kushtetuese ‘paketën antidhunë’ të protestave Manchester United kërkon trajnerin e ri, nis kontaktet me Didier Deschamps Dy futbollistë me pasaportë shqiptare jashtë listës së Maranit, zbardhen arsyet Dosja e bujshme e prostit*cionit në Paris/ Kush është ‘tutorja’ shqiptare që kërkon lirimin nga burgu Aksident i rëndë në Francë, autobusi me fëmijë përplaset me pemën, dy persona pësojnë arrest kardiak, disa ...
POLITIKE

Rama e pranon hapur vjedhjen e votës: Dimë me saktësi sa vota kemi në kuti, por nuk dimë asnjë hall të qytetarëve

P
Piranjat30 July 2026, 19:07 · 2 min lexim
Rama e pranon hapur vjedhjen e votës: Dimë me saktësi sa vota

Në fjalën e tij përpara drejtuesve politikë të PS, Edi Rama ka pranuar hapur se Rilindja nuk ka patur kurrë si qëllim mirëqeverisjen e shqiparëve, por i ka parë këta të fundit si numra patronazhistësh.

Rama ka thënë ndër të tjera se kryebashkiakët dhe administrata janë thjeshtë patronazhistë të cilët nuk janë në postet e tyre për hallet e qytetarëve por për vjedhjen e votës së tyre për të plaçkitur Rilindja Shqipërin.

Gjatë fjalimit të tij, Rama tha se drejtuesit socialistë dinë të tregojnë me saktësi sa vota kanë në çdo qendër votimi, pallat apo fshat, por sipas tij nuk mund të thonë sa herë kanë dëgjuar problemet e atyre njerëzve votues.

Në këtë kuptim, Rama pranoi vetë atë që tashmë është denoncuar prej vitesh: se “makineria” politike e PS-së ka qenë e ndërtuar për të grabitur zgjedhje dhe ruajtur pushtetin, ndërsa qytetarët janë kujtuar prej qeverisë vetëm kur kanë qenë të nevojshëm për t'ju vjedhur votën në kutinë e votimit.

“Dinë të na thonë sa vota socialiste kanë në qendrën e tyre të votimit, apo në një pallat, apo në fshat. Por po t’i pyesim sa herë i keni dëgjuar me veshë të hapur të gjithë ata që i numëroni symbyllur, kam frikë se po të përgjigjen pa doreza, do thonë asnjëherë”, u shpreh Rama.

Rama pranoi se brenda strukturave socialiste ekziston një problem i madh komunikimi me qytetarët, duke përmendur paturpësisht raste ku njerëzit kanë pritur vite për një përgjigje nga institucionet.

 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.