Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
DOKUMENTI/ SPAK regjistron kallëzim penal për “Albanian Files” të Ramës, nis hetimi për resortet luksoze... Tensione para Kryeministrisë/ Protestuesit shkulin gurët e trotuarit dhe i hedhin drejt policisë Gjakftohtë/ Jetoi prej vitesh në Greqi si ‘fantazmë’, si u zbulua shqiptari i akuzuar për katër vrasje ... Zhdukja e përkthyeses kineze me pasaportë shqiptare/ Kasaforta me 100 mijë euro dhe hetimet në Shqipëri 'Vetëm prokurorët nuk zbresin në terren'/ Gazetari plas skandalin: Dyshime se punonjësit e AMP janë në prot... “Ushtarët” e rinj të Klodian Lekocajt dalin para gjykatës: Sulmova me molotov dyqanin për 1 mijë euro ... Protestë prej disa orësh para Ministrisë së Arsimit, nis marshimi drejt Kryeministrisë 25 vite punë, pa paga dhe pa sigurime/ 50 punonjësit e NEFER në Shkodër kërkojnë drejtësi Aksident me pasojë vdekjen në një minierë në Martanesh Lule, premtime dhe dhunë! Historia e Anxhelës, nga dashuria e adoleshencës te medikamentet e fshehura në pi... Nuk e lejuan të bënte grafi për këmbën e thyer, rëndohet situata shëndetësore e Veliajt Aksident në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë, furgoni përplaset me dy automjete
POLITIKE

“Rama ëndërron të luftojë korrupsionin në Gjermani”, Shehaj: Shqiptarët ëndërrojnë ta shohin atë para drejtësisë

P
Piranjat 1 July 2026, 16:20 · 2 min lexim
“Rama ëndërron të luftojë korrupsionin në

Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, reagoi pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama në Gjermani, ku ai tha se “ëndrra” e tij është që Shqipëria t’i shesë Gjermanisë një sistem me inteligjencë artificiale për luftën kundër korrupsionit.

Në një deklaratë publike, Shehaj e cilësoi këtë si “talljen e fundit të Edi Ramës”, duke thënë se ndërsa mijëra qytetarë protestojnë prej 31 ditësh në bulevard duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit, ai shkon në Europë për të folur për luftën kundër korrupsionit në Gjermani.

Fjala e Shehajt:

Të gjithë ne kemi ëndrra, por ëndrra e Edi Ramës është e paimagjinueshme. Edi Rama ëndërron të ndihmojë Gjermaninë të luftojë korrupsionin nëpërjet sistemit që ai ka krijuar, sistemit IA që ai ka krijuar

Kjo është tallja e fundit e Edi Ramës!

Sepse ka një hall të madh në fakt

Edi Rama bredh nëpër Europë, ka shkuar në Gjermani sepse kërkon t’i shpëtojë drejtësisë

Ndërkohë që protestuesit dalin çdo ditë në bulevard prej 31 ditësh, duke kërkuar dorëheqjen e tij, duke kërkuar që ai të dalë përpara drejtësisë, Edi Rama vazhdon dhe tallet

Por nuk ka nga t’ja mbajë, sepse ëndrra e shqiptarëve është një qeveri e pakorruptuar dhe që kjo të ndodhë duhet që Edi Rama të largohet dhe sidomos të dalë përpara drejtësisë, në mënyrë që kushdo që të vijë pas tij, të kuptojë që askush nuk është mbi ligjin, askush nuk është i paprekshëm kur vjedh popullin më të varfër në Europë.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.