Rama firmos dedikimin për gazetaren irlandeze: Për lulen time nga një vrasëse flamingosh

Një moment mjaft miqësor dhe përtej kontekstit zyrtar ka ndodhur gjatë konferencës së fundit për shtyp të kryeministrit Edi Rama me gazetarët e huaj.
Ndërsa po mbyllte takimin, një gazetare irlandeze i ka kërkuar kryeministrit një autograf, kërkesë që Rama e ka pritur me humorin e tij karakteristik.
Gjatë dedikimit të personalizuar, kryeministri nuk e ka kursyer ironinë as në shkrimin e autografit, ku nuk mungoi një “thumbim” për bashkëshortin e gazetares.
“Do t’ju bëj një dedikim. Ju jeni irlandeze, jeni më të mirët. Nëse do të kisha një zgjedhje në një jetë tjetër, do të isha irlandez. Askush nuk do të çuditej që isha kokëfortë, sepse do ta merrnin të mirëqenë. Për lulen time irlandeze, nga një vrasëse flamingosh. Sigurohu që bashkëshorti ta kuptojë, duket shumë e dyshimtë. 9 qershor.”, tha Rama.
Lexo edhe
POLITIKE
“Thatë që s’ka projekt por u vendos gardhi”/ Rama i hakërrehet gazetares së huaj: Nuk më intereson ça dëgjon në rrugë

Pasi Rama ironizoi fotot e saj, reagon moderatorja

Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!

Konferenca e PPE/ Berisha: Shqipëria në krizë, nevojitet qeveri kujdestare

Protestuesit kërkojnë largimin e Ramës, Berisha: Kryeministri po e trajton në mënyrë cinike, por duhet të merret seriozisht!

Polymarket hap bastet për largimin e Ramës si Kryeministër deri në fund të vitit 2026

'Përvojë transformuese': Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri

Protesta e shqiptarëve merr përmasa të jashtëzakonshme, jehonë në mediat italiane. Shqiptari në Bolonja: Lëvizje kundër Ramës





