Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Skandali i mbetjeve toksike në Elbasan, largohet administratorja e Albchrome, drejtimin e merr turku Selim ... Gjirokastër, arrestohet 32-vjeçari që transportonte emigrantin afgan kundrejt pagesës Berisha: Dje në protestë ishte populli demokrat, bëj sërish thirrje për bashkim në mbështetje të revoltës s... Berisha: Raporti i KE damkoste Padrinon dhe Lubinë, opozita ka luajtur rolin e saj për këtë raport Protesta kundër Ramës/ Policia vijon me presionin ndaj rinisë, u vendos gjoba, katër të arrestuar Helmim nga uji në Vlorë? Pas fëmijëve, në spital edhe të rritur me të vjella e diarre Nga siguria e fëmijëve te vjedhja e kartave bankare, ja çfarë i shqetëson shqiptarët në internet Trump i ofron drejtuesit të UFC-së postin e zëdhënësit të Shtëpisë së Bardhë, White pritet të takohet me pr... “Papaqёt” me indianё pushtojnё rrugёt e Tiranёs: Sulmi i njё ushtrie qё po sundon kryeqytetin Hetimet për “Albanian Files”, Zhupa: Të zbardhen projektet dhe lidhjet me investitorët Shoqërohen 12 protestues, gjobiten 10 të tjerë Sánchez para zgjedhjeve: Spanja nuk qeveriset nga Uashingtoni apo Tel Avivi, por nga spanjollët
POLITIKE

Rama flet nga Brukseli: Jemi fanatikë të BE, s’mund të vëmë veto për vendimet e Unionit

P
Piranjat26 May 2026, 19:44 · 4 min lexim
Rama flet nga Brukseli: Jemi fanatikë të BE, s’mund të

Kryeministri Edi Rama foli duke u servilosur pak para nisjes së konferencës ndërqeveritare Shqipëri-BE në Bruksel, duke thënë se Shqipëria ka punuar fortë dhe gjatë për të qenë në këtë moment ku ndodhet sot dhe për të vijuar më tej me procesin e integrimit.

I pyetur në lidhje me zgjerimin e mëtejshëm të BE-së ai tha se ai ka qenë gjithmonë me qasjen që Unioni të shtrihej më tej.

Kurse për çështjen e vetos në BE për anëtarësimet apo anëtarësimin e Shqipërisë pa të drejtë vetoje, ai shpjegoi se shqiptarët janë fanatikë të BE-së dhe s’mund t’i vendosin veto Unionit.

Kryeministër, cila është rëndësia e kësaj dite për Shqipërinë dhe për popullin shqiptar?

Rama: Është një moment shumë shumë i rëndësishëm në rrugëtimin tonë drejt anëtarësimit dhe është një moment për të cilin kemi punuar shumë fort qysh prej një kohe të gjatë. Dhe është një moment ku gjysma e punës nëse duhet ta them kështu e kapitujve të hapur do të mbyllet dhe gjysma tjetër e mbylljes do të hapet.

Dua të pyes që është thënë që për shtetet e ardhshme anëtare konsiderohet që shtetet e reja anëtare të mos kenë një të drejtë për të vendosur për çështje të caktuara. Çfarë mendoni për këtë?

Rama: Unë në fakt i kam përmendur, kam qenë kampion i qasjeve të ndryshme në të kaluarën sepse kam mësuar se kapaciteti për të vazhduar zgjerimin, siç ka ndodhur më përpara nuk është aty, në kryeqytetet e rëndësishme dhe është shumë e qartë nga ana tjetër që nëqoftëse bëhet si duhet është gjëja e duhur për tu bërë.

Pra e mbështes, por duhet të diskutohet, duhet konceptuar ashtu siç duhet sepse nuk ka të bëjë me një anëtarësim të lehtë. Ka të bëjë së pari me një union real politik dhe së dyti me një rrugëtim të anëtarësimit të plotë me të drejta të plota bashkë me reformat e nevojshme të Bashkimit Europian.

Për sa kohë mendoni që do të ishte në rregull që Shqipëria të jetë anëtare e BE-së pa të drejtë Veto, për sa kohë do të ishte në rregull që Shqipëria të ishte kështu?

Rama: Dëgjoni, Shqipëria është një vend që gjithmonë ka qenë 100% në përputhje me politikën e jashtme të BE-së, kështu që nuk kemi ndjerë ndonjë kënaqësi të përfytyrojmë të kemi veto, duke qenë vendi më pro Bashkimit Evropian e më pro atlantik në Evropë dhe kur them vendi më pro BE-së flas për barometrin e BE-së, nuk flas për atë që mendojmë ne. Ne jemi fanatikë të BE-së, kështu që fanatikët e BE-së nuk mund të vënë veto për vendimet e BE-së”.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.