POLITIKE

'Rama gati të paguajë për një foto me Trump',/ Tomorri: S’ka akses në Washington

Piranjat Përditësimi i fundit 22 January 2026, 18:54
'Rama gati të paguajë për një foto me Trump',/

I ftuar në emisionin “Task-Forcë” në Syri TV, me moderatore Sonila Meçon, gazetari Klodian Tomorri ka analizuar mungesën e Kryeministrit Edi Rama në Forumin e Davos, duke e quajtur një justifikim të pavërtetë arsyen që ai dha për të mos marrë pjesë, si mikpritjen e vajzës së presidentit amerikan, Ivanka Trump, në Shqipëri.

Tomorri theksoi se Rama është i gatshëm të bëjë çfarëdo dhe të paguajë për një foto me Donald Trump, por nuk ka shkuar në një ngjarje ku ishte i pranishëm presidenti më i fuqishëm i botës. Ai e cilësoi këtë si një kontradiktë të plotë, duke u ndalur edhe tek mundësitë fizike dhe logjistike që Rama kishte për të realizuar të dyja takimet.

Gazetari theksoi se Rama nuk ka akses në Uashingtonin zyrtar dhe se raportet e tij me Ambasadën e SHBA-ve në Tiranë janë praktikisht të ngrira, duke theksuar se diplomacia e tij me SHBA-në është e bllokuar. Tomorri e përfundoi analizën duke pohuar se marrëdhëniet e Kryeministrit me familjarët e Presidentit Trump, si Ivanka Trump dhe Jared Kushner, nuk mund të zëvendësojnë diplomacinë zyrtare, dhe se Rama ka humbur çdo mundësi për të pasur ndikim në politikën amerikane.

Pjesë nga deklarata:

Ajo që ne po diskutonim dhe që ka të bëjë me mungesën e çuditshme të pjesëmarrjes së zotit Rama në Davos, përtej justifikimeve që jep kryeministri, se "unë kisha vajzën e presidentit amerikan këtu dhe duhej ta mikprisja atë", ka një gjë që e dinë të gjithë. Edi Rama është i gatshëm të bëjë çfarëdo dhe të paguajë pafund për një foto me Donald Trump. Qoftë edhe një foto, jo më të ishte i ulur në një tryezë, në një tryezë me presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Dhe kjo i rrëzon të gjitha ato alibitë apo justifikimet që kryeministri bën përse nuk shkoi në Davos. Sepse, siç u diskutua këtu, ai ka pasur kohë, e ka pasur mundësinë të priste, të darkonte me vajzën e presidentit dhe gjithashtu të shkonte në Davos. Ky njeri që merr charter-in, që ka përdorur charter-a pafund dhe ka shkuar në aktivitete OJF-sh që nuk kishin asnjë vlerë, tani vendosi të mos shkojë në një aktivitet ku ishte njeriu më i fuqishëm i botës, presidenti Donald Trump. Pra, duket se zoti Rama, pavarësisht darkave, dhe unë nuk e shoh ndonjë ngjarje të madhe faktin që ai shkoi dhe darkoi me vajzën e presidentit Donald Trump, se, në fakt, para dy ose tre ditësh ai ishte me Jared Kushnerin, në një foto diku jashtë shtetit, në një aktivitet.

Çështja është që zoti Rama nuk ka akses në Uashingtonin zyrtar. Dhe kjo tashmë është e qartë për të gjithë. Nuk ka akses, jo vetëm atje, por edhe raportet me ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës këtu në Tiranë janë të ngrira. Praktikisht ne e kemi parë, nuk ka vizita të ngarkuarës me punë në kryeministri, nuk ka takime të veçanta...

Duket sikur Uashingtoni zyrtar, dhe Uashingtoni zyrtar është më i madh sesa presidenti, ka vendosur një barrierë ndaj qeverisë së Shqipërisë. Një barrierë që nuk mund të thyhet me darkat që zoti Rama mund të hajë, qoftë me vajzën e presidentit Trump, Ivanka Trump, qoftë me dhëndrin e tij, Jared Kushner.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?