Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
25 vite punë, pa paga dhe pa sigurime/ 50 punonjësit e NEFER në Shkodër kërkojnë drejtësi Aksident me pasojë vdekjen në një minierë në Martanesh Lule, premtime dhe dhunë! Historia e Anxhelës, nga dashuria e adoleshencës te medikamentet e fshehura në pi... Nuk e lejuan të bënte grafi për këmbën e thyer, rëndohet situata shëndetësore e Veliajt Aksident në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë, furgoni përplaset me dy automjete Fëmijët e një kopshti në Vlorë përfundojnë në pediatri, dyshohet se janë helmuar, deri më tani 7 raste në s... Landfilli i Bushatit/ 13 punonjës në listëpagesa, por jo në vendin e punës Horoskopi, 7 nëntor/ Zbuloni çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë Kthjellime dhe vranësira kalimtare/ Moti për ditën e sotme Lule, premtime dhe dhunë/ Historia e Anxhelës, nga dashuria te medikamentet në pije Kush na e uli kokën Fabrika në Shkodër hedh 50 punonjës në rrugë! Pronari italian nuk hap telefonin
POLITIKE

“Rama gënjen hapur”/ Këlliçi publikon dokumentet: Ja çfarë ka planifikuar për Porto Palermon

P
Piranjat 5 July 2026, 14:04 · 3 min lexim
“Rama gënjen hapur”/ Këlliçi publikon dokumentet:

Deputeti i PD-së, Belind Këlliçi, ka lëshuar akuza ndaj kryeministrit Rama, duke publikuar dokumente zyrtare sa i përket menaxhimit të vijës bregdetare dhe zonave të mbrojtura.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Këlliçi ka denoncuar mashtrimin publik të kreut të qeverisë lidhur me Gjirin e Porto Palermos.

Sipas Këlliçit, ndonëse kryeministri deklaron me të madhe se ka marrë në mbrojtje Porto Palermon, vendimet e firmosura prej vetë atij në Këshillin Kombëtar të Territorit (KKT) tregojnë një realitet krejt tjetër.

Këlliçi ka paraqitur dokumente ku Edi Rama ka dhënë leje për park fotovoltaik.

Më tej ligjvënësi opozitar vë në dukje se mashtrimet dhe skandalet e qeverisë janë edhe shkaku i zemërimit qytetar prej më shumë se një muaji në shesh.

Reagimi i deputetit të PD, Belind Këlliçi:

“Sot Edi Rama deklaroi se paska marrë në mbrojtje Porto Palermon. Por dokumentet zyrtare tregojnë krejt të kundërtën!

Në rendin e ditës së Këshillit Kombëtar të Territorit dhe Ujit, datë 25.09.2025, ora 13:00, në pikën nr. 60, është miratuar draft vendimi për ndërtimin e një impianti fotovoltaik 2 MË në Porto Palermo, me subjekt zhvillues Sea Solar Energy sh.p.k.

Ky vendim bie ndesh me vendimin e KKT nr. 07, datë 27.07.2022, i cili shpalli Gjirin e Porto Palermos zonë me rëndësi kombëtare në planifikim dhe miratoi kufijtë e zonës së mbrojtur dhe zonimin e brendshëm të ekosistemit natyror detar-bregdetar të Parkut Natyror Porto Palermo.

Pra, ndërsa flet për mbrojtje, në praktikë jep leje ndërtimi.

Edhe Porto Palermo rezulton pjesë e të njëjtit model: projekte të planifikuara për klientët, miqtë dhe oligarkët. Sot, e gjithë harta e Shqipërisë, me pasuritë natyrore, bregdetin dhe bukuritë e saj, është kthyer në një tryezë ku ndahen interesa private në kurriz të interesit publik.

Qytetarët e kanë kuptuar të vërtetën.

Prandaj sheshet po mbushen. Sepse Shqipëria nuk është pronë e një njeriu dhe as plaçkë për t’u ndarë mes një grushti përfituesish.

Më poshtë gjeni rendin e ditës së mbledhjes së Këshillit Kombëtar të Territorit të datës 25.09.2025, ku në pikën nr. 60 evidentohet qartë miratimi i lejes për ndërtimin e parkut fotovoltaik në Porto Palermo”.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.