POLITIKE

“Rama grabiti 4.2 milionë euro nga taksat e shqiptarëve për të financuar një festival privat”/ Blushi: SPAK duhet ta marrë të pandehur atë dhe çdo zyrtar që miratoi shpërdorimin

Piranjat Përditësimi i fundit 13 Korrik 2026, 14:47

“Rama grabiti 4.2 milionë euro nga taksat e shqiptarëve për

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama për shpërdorim të fondeve publike, duke pretenduar se 4.2 milionë euro nga taksat e qytetarëve janë përdorur për financimin e një koncerti, në vend që të shkonin për nevoja jetike të shqiptarëve.

Në një deklaratë për mediat, Blushi tha se Shqipëria është në qendër të vëmendjes së mediave ndërkombëtare jo për ndonjë arritje, por për atë që ai e cilësoi si shpërdorim të 4.2 milionë eurove nga fondi i emergjencave.

Sipas tij, këto para duhej të ishin përdorur për pensionistët, familjet në nevojë, spitalet, barnat, pajisjet mjekësore dhe arsimin, ndërsa akuzoi qeverinë se i ka devijuar për të financuar një aktivitet privat.

Blushi deklaroi se fondi i emergjencave ekziston për të përballuar fatkeqësitë natyrore dhe situatat e jashtëzakonshme, jo për, sipas tij, “luksin e Edi Ramës”. Ai shtoi se emergjenca e vetme për kryeministrin është, sipas tij, “shembja e fasadës së mashtrimit dhe rritja e revoltës qytetare”.

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë akuzoi gjithashtu SPAK-un për mosveprim, duke kërkuar nisjen e menjëhershme të hetimeve.

“Hetuesit e SPAK duhet të ishin që dje në Kryeministri për të sekuestruar çdo dokument dhe për të hetuar çdo zyrtar që ka autorizuar dhe miratuar këtë shpenzim,” u shpreh Blushi.

Në përfundim, ai theksoi se, sipas tij, kryeministri Edi Rama nuk do t’i shpëtojë llogaridhënies për përdorimin e fondeve publike dhe se “çdo fond klientelist duhet të hetohet dhe çdo përgjegjës të mbajë përgjegjësi”.

“Shqipëria është sot në qendër të mediave ndërkombëtare jo për ndonjë arritje, por për skandalin e radhës që ka turpëruar vendin dhe ka tronditur opinionin publik, shpërdorimin e 4.2 milionë eurove të taksave të shqiptarëve për financimin e një koncerti privat, në një kohë kur qytetarët jetojnë nën peshën e rëndë të varfërisë ekstreme dhe keqqeverisjes dhe kur shërbimet publike janë në kolaps total.
Në vend që këto 4.2 milionë euro t’u shkonin pensionistëve që nuk përballojnë dot jetesës, familjeve në nevojë, fermerëve që po falimentojnë, spitaleve që vuajnë mungesën e barnave dhe pajisjeve që shpëtojnë jetë, shkollave që mbyllen njëra pas tjetrës apo të rinjve që largohen çdo ditë nga Shqipëria, ato u hodhën për financimin e një eventi privat, pa asnjë lidhje me interesin publik dhe pa asnjë justifikim moral apo ligjor.
Edhe më tronditës është fakti se këto miliona euro janë marrë nga Fondi i Emergjencave.
Ky fond nuk ekziston për luksin dhe propagandën e Kryeministrit. Ai ekziston për të mbrojtur jetën dhe pronën e qytetarëve në rast zjarresh, përmbytjesh, tërmetesh apo fatkeqësish të tjera natyrore.
Por për Edi Ramën emergjencë nuk kanë qenë kurrë hallet e shqiptarëve.
Emergjencë është vetëm rënia e propagandës së tij. Emergjencë është fakti se po digjet fasada e mashtrimit, po shembet miti i gjoja paprekshmërisë dhe mos cënimit të një qeverisjeje kriminale që ka prodhuar vetëm korrupsion, varfëri, dhunë dhe shpopullim.

Emergjencë është revolta qytetare që po fundos çdo ditë e më shumë narkoregjimin dhe po nxjerr në dritë grabitjen sistematike të parave publike.
Dhe pikërisht në emër të kësaj “emergjence” politike, Edi Rama vendosi të grabisë edhe 4.2 milionë euro nga taksat e qytetarëve më të varfër të Europës për të financuar një spektakël privat.
Ky është promovimi më i shëmtuar i modelit të keqqeverisjes, arbitraritetit dhe papërgjegjshmërisë që ka shndërruar shtetin në pronë personale të Edi Ramës.
Nëse ky skandal ka shokuar median ndërkombëtare dhe opinionin publik brenda e jashtë vendit, ekziston vetëm një institucion që vazhdon të sillet sikur nuk ka ndodhur absolutisht asgjë, SPAK-u.
Përballë një transaksioni prej 4.2 milionë eurosh nga fondi i emergjencave, përballë përdorimit të parave publike për një aktivitet privat dhe përballë dyshimeve të rënda për shpërdorim detyre dhe abuzim me fondet shtetërore, SPAK vazhdon të heshtë.

Kur bëhet fjalë për opozitën, mjaftojnë thashethemet, indiciet apo kallëzimet më absurde për të ngritur procese spektakolare, për të organizuar konferenca shtypi dhe për të prodhuar shoë mediatik.
Kur bëhet fjalë për Edi Ramën, nuk mjaftojnë as 4.2 milionë euro të taksave të shqiptarëve.
Hetuesit do të duhet ishin dje dhe jo sot në Kryeministri dhe në çdo institucion që ka autorizuar, miratuar, firmosur apo ekzekutuar këtë pagesë, duke sekuestruar çdo dokument dhe duke marrë në përgjegjësi çdo zyrtar të përfshirë.

Sepse përballë 4.2 milionë eurove të parave të shqiptarëve nuk ka vend për heshtje, justifikime por ka vetëm një detyrim, zbatimin pa hezitimit të ligjit.
Por, pavarësisht heshtjes së SPAK-ut, një gjë është e sigurt.
Edi Rama nuk do t’i shpëtojë kurrë llogaridhënies për barbarinë që ka ushtruar ndaj financave publike.
Historia e keqqeverisjes së tij është historia e një narkopushteti që ka trajtuar taksat e shqiptarëve si pronë personale, që ka grabitur fondet, tokat dhe pasuritë publike për propagandë, luks dhe interesa klienteliste, ndërsa qytetarëve u ka lënë varfërinë, dëbimin nëpërmjet axhendës antikombëtare të shpopullimit dhe shkatërrimin e shërbimeve më jetike.
Asnjë propagandë, asnjë koncert, asnjë spektakël i paguar me paratë e shqiptarëve nuk mund ta fshehë këtë realitet.

Asnjë mekanizëm politik dhe asnjë mburojë institucionale nuk mund ta mbrojë përgjithmonë nga përgjegjësia.
Sepse paratë publike nuk janë pronë e Kryeministrit ato u përkasin qytetarëve shqiptarë.
Dhe për çdo cent të shpërdoruar, për çdo fond të grabitur dhe për çdo vendim që ka cenuar interesin publik, Edi Rama do të japë llogari para ligjit dhe para qytetarëve të Shqipërisë.
Llogaridhënia mund të vonohet, por nuk mund të shmanget”, tha ai.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan