Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
VIDEO-Skandali/ Policia shoqëron gazetarin holandez që denoncoi 'Albania Files'. Aktivistes që i filmoi i h... Eisenkoti merr mandatin, Netanyahu kërkon qeveri të unitetit kombëtar/ Prapaskenat e negociatave në Izrael ... Afera 21 milionë euro/ Si po i shet “Ayen” në treg kilovatët që i takojnë shtetit Berisha: Përshëndes ata mijëra studentë dhe qytetarë që sot groposën në koshat e plehrave të Tiranës, dekre... Bashkia e Durrësit “shpik” një metodë të re për ngarkimin e mbeturinave nga kazanët Sherr tek Doganat/ Kush po tenton ta fshijë gjobën 5.1 mln euro të Salillarit Shpërndahen protestuesit nga bulevardi, pas ujit me presion nisin shoqërimet nga policia Rinia dhe qytetarët në këmbë kundër Ramës/ “Blindohet” Bulevardi, furgona policie qëndrojnë gati kundër pro... DOKUMENTI/ SPAK regjistron kallëzim penal për “Albanian Files” të Ramës, nis hetimi për resortet luksoze... Tensione para Kryeministrisë/ Protestuesit shkulin gurët e trotuarit dhe i hedhin drejt policisë Gjakftohtë/ Jetoi prej vitesh në Greqi si ‘fantazmë’, si u zbulua shqiptari i akuzuar për katër vrasje ... Zhdukja e përkthyeses kineze me pasaportë shqiptare/ Nga kasaforta me 100 mijë euro te hetimet në Shqipëri,...
POLITIKE

“Thatë që s’ka projekt por u vendos gardhi”/ Rama i hakërrehet gazetares së huaj: Nuk më intereson ça dëgjon në rrugë

P
Piranjat 9 June 2026, 16:16 · 3 min lexim
“Thatë që s’ka projekt por u vendos gardhi”/ Rama i

Një pyetje e drejtuar nga një gazetare nga Rumania lidhur me projektin e Zvërnecit ka sjellë një reagim mjaft të ashpër dhe të acaruar nga ana e kryeministrit Edi Rama. Kreu i qeverisë iu drejtua gazetares së huaj me tone të prera, duke i thënë se gënjeshtrat i kanë bllokuar trurin.

Gazetarja e pyeti në mënyrë specifike kryeministrin nëse projekti në fjalë ishte pezulluar apo anuluar, pasi sipas pretendimit të saj, Rama kishte deklaruar në fillim të fjalës së tij se ky projekt ishte anuluar. Ky konstatim ka sjellë kundërshtimin e menjëhershëm dhe të ashpër të Ramës. Ai reagoi duke i thënë gazetares se ka ardhur në Shqipëri me kokën plot me gënjeshtra dhe se asgjë nuk po kalon përmes trurit të saj, duke refuzuar kështu pretendimin e ngritur në pyetjen e saj.

Pjesë nga debati:

Gazetarja: Na ndihmoni të sqarojmë disa gjëra. Kemi dy projekte të ishullit të Sazanit dhe në bregdet.

Rama: Nuk kemi dy projekte, por dy vend zhvillimi. Jo jo jo sepse fjalët sot janë të rëndësishme.

Gazetarja: Kemi dy vendndodhje. Në bregdet projekti është anuluar. Pezulluar. Ju thatë në fillim kemi regjistrimin që është anuluar.

Rama: Unë jam këtu, po flas.

Gazetarja: E thatë në fillim që është anuluar.

Rama: Nuk thashë asnjëherë që është anuluar, asgjë nuk është anuluar sepse nuk ka pasur kurrë një projekt për tu anuluar. Nuk është në rregull sepse vini këtu me kokën të mbushur plot me gënjeshtra që ju kanë bllokuar trurin dhe asgjë nuk kalon përmes tij.

Gazetarja: Trurin e kam shumë në rregull. Ju thatë që është anuluar.

Rama: Trurin e keni në rregull, problemi është sa i hapur është për faktet. Nuk e pranoj. Nëse të gjithë tjonë se e kam thënë se e kemi anuluar projektin, atëherë kemi një problem. Na duhet që të shohim regjistrimin. Nuk vazhdoj. Ndjesë. Më thoni diçka që nuk ka thënë kurrë sepse kemi ardhur e bindur që ka një projekt që është anuluar. Ajo tha që unë thashë se projekti është anuluar, talleni me mua apo cfarë.

Seriozisht e keni?

Këto janë gjërat pse e keni të gjithë këtë mjegull, se ka thënë këtë se nuk ka pasur asnjëherë projekt.

Është dicka për të cilën po punohet. Cfarë ka diçka të vështirë për tu kuptuar këtu apo nuk është tërheqëse?

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.