Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Rinia dhe qytetarët në këmbë kundër Ramës/ “Blindohet” Bulevardi, furgona policie qëndrojnë gati kundër pro... DOKUMENTI/ SPAK regjistron kallëzim penal për “Albanian Files” të Ramës, nis hetimi për resortet luksoze... Tensione para Kryeministrisë/ Protestuesit shkulin gurët e trotuarit dhe i hedhin drejt policisë Gjakftohtë/ Jetoi prej vitesh në Greqi si ‘fantazmë’, si u zbulua shqiptari i akuzuar për katër vrasje ... Zhdukja e përkthyeses kineze me pasaportë shqiptare/ Kasaforta me 100 mijë euro dhe hetimet në Shqipëri 'Vetëm prokurorët nuk zbresin në terren'/ Gazetari plas skandalin: Dyshime se punonjësit e AMP janë në prot... “Ushtarët” e rinj të Klodian Lekocajt dalin para gjykatës: Sulmova me molotov dyqanin për 1 mijë euro ... Protestë prej disa orësh para Ministrisë së Arsimit, nis marshimi drejt Kryeministrisë 25 vite punë, pa paga dhe pa sigurime/ 50 punonjësit e NEFER në Shkodër kërkojnë drejtësi Aksident me pasojë vdekjen në një minierë në Martanesh Lule, premtime dhe dhunë! Historia e Anxhelës, nga dashuria e adoleshencës te medikamentet e fshehura në pi... Nuk e lejuan të bënte grafi për këmbën e thyer, rëndohet situata shëndetësore e Veliajt
POLITIKE

“Rama i implikuar te dosja ‘Balluku'”/ Berisha citon raportin e PPE: Shqipëria, shtet i kapur, një regjim ku zgjedhjet janë farsë elektorale

P
Piranjat 1 July 2026, 14:48 · 5 min lexim
“Rama i implikuar te dosja ‘Balluku'”/ Berisha citon

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se raporti i miratuar nga Partia Popullore Evropiane (PPE) për Shqipërinë e përshkruan vendin si “shtet të kapur” dhe sistemin zgjedhor si “farsë elektorale”. Në një deklaratë për mediat, Berisha tha se në punimet e Asamblesë Politike të PPE, Shqipëria ka qenë në qendër të diskutimeve, pas Ukrainës, ndërsa u miratua një raport i misionit faktmbledhës dhe një rezolutë e veçantë për situatën në vend.

Sipas tij, raporti e paraqet Shqipërinë si një shtet ku, sipas dokumentit, janë përqendruar pushtetet në një dorë të vetme, ndërsa akuzon qeverinë për kontroll të medias dhe drejtësisë. “Raporti është një pasqyrë e regjimit të Edi Ramës, një regjimi që ka shndërruar zgjedhjet në farsë elektorale dhe ka ndërtuar kapje të shtetit,” u shpreh Berisha.

Ai pretendoi se dokumenti i PPE flet për ekzistencën e një rrjeti patronazhistësh, për blerje vote dhe për përfshirje të grupeve kriminale në procesin zgjedhor.

Berisha shtoi se raporti ngre shqetësime edhe për, siç tha ai, “narkoeurot”, korrupsionin, koncesionet, prokurimet publike dhe rastin e njohur si dosja “Balluku”, si dhe për çështje që lidhen me AKSHI-n dhe PPP-të.
“Dy ditët e fundit, së bashku me zonjat Albana Vokshi, Jorida Tabaku dhe Enrik Çenon, Genti Strazimirin, morëm pjesë në punimet e asamblesë politike të Partisë Popullore Evropiane.
Ajo çka unë mund t’u raportoj sot përveç një seri takimesh që zhvilluam me përfaqësues të partive simotra, takime e biseda të shkurtra me presidentin e PPE, me kancelarin e Austrisë dhe me përfaqësues të vendeve të tjera mike, pas Ukrainës, Shqipëria ishte në epiqendër të punimeve të asamblesë politike të PPE.
Për Shqipërinë, asambleja miratoi raportin e misionit faktmbledhës që dërgoi, të përbërë nga 27 anëtarë, në datën 26-27 shkurt të vitit 2026.
Dhe po për Shqipërinë, asambleja miratoi një rezolutë të veçantë kushtuar Shqipërisë dhe gjendjes në Shqipëri.
Unë shfrytëzoj rastin të shpreh mirënjohjen më të pakufishme për drejtuesit e PPE, presidentin Veber, sekretaren e përgjithshme Monstserrat, të gjithë ata që erdhën në misionin faktmbledhës për raportin e jashtëzakonshëm që ata publikuan dhe miratuan dje në asamblenë politike të PPE.
Raporti është një pasqyrë e veçantë, besnike si asnjëherë më parë në historinë e vendit e Shqipërisë, regjimit të Edi Ramës, regjimit që ka shndërruar zgjedhjet në farsë elektorale, regjimit që ka përqendruar të gjitha pushtetet në një dorë, që kontrollon mediat dhe drejtësinë, regjimit të bazuar në kapjen e shtetit, drogën, krimin dhe korrupsionin.
Kurrë ndonjëherë në ndonjë raport ndërkombëtar, të vërtetat e hidhura të Shqipërisë nuk kanë dalë aq qartë sa në këtë raport.
Raporti ka një bosht, dhe mund t’u them se boshti i tij është kapja e shtetit.
Shqipëria është një shtet i kapur nga krimi, droga, organizatat kriminale.
Shqipëria sipas raportit, i cili citon V-Dem, thotë se ka deficite të thella, të mëdha në parimet themelore të procesit zgjedhor.
Shqipëria, sipas raportit, ka ndërtuar një rrjet patronazhistësh, sistemin e blerjes së votës, ka angazhuar grupet kriminale për të kontrolluar vullnetin e qytetarëve.
Ka zhdukur linjën ndarëse midis institucioneve të shtetit dhe strukturave partiake.
Shqipëria pra është vendi në të cilin narkoeurot janë shndërruar në një faktor që po shkatërrojnë ekonominë shqiptare.
Vendi në të cilin gara nuk ekziston ose është krejt fiktive.
Makineri gjigante e larjes së parave të krimit dhe të drogës.
Vendi në të cilin zyrtarisht mbrohet korrupsioni.
Raporti ndalet plotësisht në dosjen Balluku, në qëndrimet e Edi Ramës ndaj kësaj dosje që e implikojnë atë direkt, në sulmet që Edi Rama i bën prokurorisë dhe gjykatës për këtë dosje.
Ndalet tek AKSHI, tek dora e zezë e tij në dosjen e AKSHI-t.
Ndalet tek koncesionet dhe PPP-të.
Tek prokurimet publike me klientelë.
Edhe këtu, nuk ka garë, nuk ka linjë ndarëse. Gjithçka e përqendruar në duart e Edi Ramës.”, tha ai.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.