POLITIKE

‘Rama i nxori shqiptarët si popull pisanjosë’/ Përmbytjet, Koka: I ka ezauruar mjetet propagandistike!

Piranjat Përditësimi i fundit 7 January 2026, 20:21
‘Rama i nxori shqiptarët si popull pisanjosë’/

Në mes të situatës së rënduar nga përmbytjet në disa zona të vendit, një deklaratë e Kryeministrit Edi Rama ka ndezur debate të forta. 

Duke treguar disa bidonë plastikë, kreu i qeverisë la të kuptohet se përgjegjës për përmbytjet në Durrës ishin vetë qytetarët, një qasje që sipas analistëve, shënon një pikë të re në strategjinë e tij politike, atë të fajësimit direkt të popullit.

I ftuar në intervistën e mbrëmjen në edicionin e orës 19 në Syri Tv, gazetari Bledian Koka  shprehet se kjo lëvizje interpretohet si një shenjë e ezaurimit të mjeteve propagandistike të qeverisë, e cila tashmë nuk përpiqet më të krijojë iluzione, por zgjedh akuzën direkte.

Kjo akuzë vjen në një kohë kur, që prej vitit 2013, qytetarët shqiptarë kanë paguar mbi 100 miliardë euro taksa, fonde të cilat sipas Kokës duhet të ishin investuar pikërisht në infrastrukturë për menaxhimin e mbetjeve, kolektorë për ujërat e zeza dhe sisteme hidrovore për parandalimin e përmbytjeve.

Një nga pikat më flagrante të këtij dështimi lidhet me çështjen e inceneratorëve. Qyteti i Durrësit, një nga më të prekurit, paguan një tarifë prej 29 eurosh për ton për trajtimin e mbetjeve në një incenerator që nuk ekziston. Sipas Kokës, ekzistenca e tre inceneratorëve të premtuar do ta kishte zgjidhur problemin e mbetjeve, duke e bërë të pavlefshëm argumentin e fajësimit të qytetarëve për hedhjen e plehrave.

Përmbytjet e fundit, thekson ndër të tjera gazetari Koka,  nuk janë thjesht një pasojë e reshjeve intensive, por një pasqyrë e qartë e degradimit të shtetit. Dështimi për të ndërtuar infrastrukturën jetike, pavarësisht fondeve të mbledhura nga taksat, ka lënë qytetet dhe qytetarët të pambrojtur përballë fenomeneve natyrore, duke ekspozuar një krizë të thellë qeverisjeje.

Në reagimin e fundit në Shkallnur mos gabohem, sigurisht ishin mbledhur aty dhe tha, këto janë bidonat që kanë përmbytur Durrësin. Rama ka funksionuar gjithmonë me këtë teorinë që në kulmin e e dramës së madhe që me të cilën është përjetuar vendi, ai gjithmonë ose është tallur, ose është shmangur, ose ka gjetur përgjegjës, por kurrë nuk kishte shkuar deri në këtë pikë, që të fajësonte direkt popullin. Pra fajin e keni ju. Dhe mendoj që ky është fiks momenti i fundit i një perdeje që po ulet. Pra është një njeri i cili i ka ezauruar të gjitha mundësitë e propagandës, e impresionit, e e të tjera e të tjera dhe tashmë nuk lodhet më as të fantazojë diçka, sepse dhe kjo ndodh kur ti je i lodhur dhe ti e di që kjo gjëja si me thënë ka ardhur në fundin e vet.

Dhe praktikisht zoti Rama është duke folur me shqiptarët me gjithë neverinë që ai ka për shqiptarët. Pra ai e konsideron popullin shqiptar si një popull të pistë, si një popull i cili nuk respekton ambientin e vet, si një popull i cili vetëm bën zhul, bën pis dhe nuk mban asnjë lloj përgjegjësie. Ndërkohë harron ose bën sikur nuk e kupton që në fakt, populli shqiptar i ka dhënë këtij njeriu nga 2013-ta deri ditën kur po flasim sot, mbi 100 miliardë euro taksa, që ky ta pastronte vendin, ta mirëmbante vendin, të bënte kolektorë për ujërat e zeza, të bënte hidrovore për përcjelljen e ujërave, t'i trajtonte mbetjet. Pra qytetarët thanë që e besuan kur tha Edi Rama që ne kemi tre inceneratorë, dhe sot na rezulton që s'paskemi inceneratorë.

 Pra, edhe sikur qytetarët të hidhnin çdo ditë me inceneratorët që neve na ka ndërtuar ose Edi Rama u ka ndërtuar qytetarëve shqiptarë, sot nuk do të duhet të kishte, nuk duhet të ishin ato mbetjet. Madje përkundrazi, plani ka qenë që jo vetëm do të djegim këto tonat, po do të djegim edhe të vendeve të tjera sepse kaq shumë ishte gati... logjike, nëse Shqipëria do të kishte tre inceneratorë, logjika deri tek ajo do të shkonte, sepse incenerator do të thotë të djegësh pa mbarimisht dhe sot jo vetëm që s'do të kishim bidona, s'do të kishim bidona, s'do të kishim bidona as Kroacia meqë ra fjala.

Ndërkohë që pikërisht fakti që këtu incenerator nuk ka, fakti që këtu milionat për të ndërtuar një, një hidrovor në rastin e Durrësit për shembull, ë, janë hedhur aty dhe çfarë ka ndodhur? Kanë shkuar, kanë bërë hidrovorin më lart sesa ç'është niveli i detit. Dhe hidrovori nuk arrin të gjenerojë ujë ose të mbledhi ujë sepse hidrovori është këtu dhe uji është këtu. Pra vetëm në një vend si e Rilindja, si me thënë, ose si Shqipëria që qeveriset nga Rilindja mund të ndodhte kjo, kjo kataklizëm.

Praktikisht sot kemi një tregues që kur investimin e bën një qeveri tjetër, një qeveri e huaj, për një objekt kulti siç është xhamia e plumbit, ti arrin ta bësh xhaminë të thatë edhe kur Shkodra përmbytet, siç është rasti i sotëm, që po shkarkohet. Ndërkohë kur, kur qeveria shqiptare dhe hajdutët e Edi Ramës, këto kovaçët e Durrësit, këto 5D-të e Tiranës, ata, ato hajdutët e Gjirokastrës e sa e sa të tjera pra, si me thënë, kur i bëjnë këto pastaj këtu përmbytet. Sot kemi arritur në ditën kur mbas tre mandatesh të Edi Ramës në qeverisje dhe mandatin e katërt që sapo ka nisur, këta arritën të përmbytin edhe Gjirokastrën. Ta përmbytin!

Të përmbytësh Gjirokastrën, si me thënë, është një vepër e mirëfilltë xhenerike, inxhinierike. Pra vetëm këta mund të arrijnë ta përmbytin... Gjirokastra, pse është përmbytur Gjirokastra? Se vërtet e kemi hedhur atë rilindjen urbane dhe rilindjen e Gjirokastrës, po kemi harruar t'i bëjmë Gjirokastrës ca tuba nga poshtë, në rast se ndodhin këto, këto lloj situatash. Dhe kjo është, ky është treguesi kur ne hedhim... Këtu i gjithë uji, në një vend normale do të duhet të kishte kanale nëntokësore para se të hidhej ai kalldrëmi i bukur i famshëm, që është i bukur i Gjirokastrës, por kanë harruar të bëjnë ca kanalizime nga poshtë këta. E kupton? Ndoshta në projekt edhe mund të jenë ato kanalizime.

Po sot Gjirokastra, Gjirokastra besnike e Edi Ramës, më falni, Gjirokastra besnike e Edi Ramës sot ishin duke numëruar dëmet. Njëri, njëri nga ato biznesmenët thoshte që kam 300,000 euro dëm, tjetri që kishte një furrë buke kishte 100 e ca mijë euro dëm me edhe me, edhe me miellin. Pra këtu mendoj që mënyra se si, ë, se si ka degraduar shteti dhe si ku ka përfunduar shteti, ishte, janë fiks ky situata e përmbytjeve. Fatkeqësisht ne jemi duke bërë, jemi duke folur edhe për politikë, po këtu jemi duke folur edhe për fatet e qytetarëve. Sepse njera lidhet me tjetrën. Njëlloj siç është edhe Vlora, me gjysmë ore reshje shiu e të tjera e të tjera.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?