Mazhoranca socialiste nën urdhrat e kryeministrit Edi Rama, ka rrëzuar kërkesën e 5 deputetëve të PD-së për mbledhjen e Këshillit të Mandateve dhe Imunitetit me qëllim shqyrtimin e kërkesës së Prokurorisë së Posaçme për dhënien e autorizimit nga Kuvendi për arrestimin e zëvendëskryeministres dhe ministers së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku.
Në shkresën zyrtare, firmosur nga kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, thuhet se kërkesa e 5 deputetëve demokratë që janë pjesë e Këshillit të Mandateve nuk pranohet pasi ende nuk është ezauruar koha e nevojshme që i duhet palës mbrojtëse, pra Ballukut, të njihet me aktet dhe dhe provat e paraqitura nga SPAK në Kuvend, dhe të përgatisë mbrojtjen e saj para ligjvënësve.
“Kuvendi duhet të presë edhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese, e cila ka vendosur të marrë në shqyrtim ankimin e kryeministrit Edi Rama për një përplasje kompetencash së krijuar nga akti i GJKKO-së për pezullimin e Ballukut nga detyra”, thuhet në shkresën drejtuar deputetëve të PD.
Ky veprim i Kuvendit tregon se Rama ndihet i sigurtë për vendimin e Kushtetueses për Belinda Ballukun, duke refuzuar të zbatojë ligjet e vendit dhe Kushtetutës.
Zv.kryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, me vendim të Gjykatës Kushtetuese u rikthye në detyrë më 12 dhjetor. Me shumicë votash, u vendos pezullimi i vendimit të GJKKO-së i datës 20 nëntor për ‘pezullimin nga detyra’, duke lënë në fuqi vetëm ndalimin e daljes së saj jashtë shtetit.
Gjykata ka vendosur të marrë në shqyrtim ankimin e kryeministrit Rama për një përplasje kompetencash së krijuar nga akti i GJKKO-së për pezullimin e Ballukut nga detyra, pasi u mor e pandehur për shkeljet me tenderin e Tunelit të Llogarasë, si edhe po hetohet për shkelje në 10 tenderë të tjerë, përfshirë ato për 7 lotet e Unazës së Madhe.
Pas rikthimit në detyrë, Prokuroria e Posaçme iu drejtua Kuvendit me një kërkesë për heqjen e imunitetit dhe autorizimin për arrestimin e Ballukut. Mbledhja e parë e Këshillit të Imunitetit dhe Mandateve u zhvillua më 19 dhjetor, me pjesëmarrjen e 10 deputetëve, ( 5 nga PD dhe 5 nga PS) dhe nën prezencën e 3 prokurorëve të posaçëm, drejtuesit të ri të SPAK Klodian Braho dhe dy prokurorëve të çështjes Dritan Prençi dhe Dorina Bejko.
Diskutimet u rrotulluan rreth USB-së me mbi 10 mijë faqe prova kundër Ballukut e dorëzuar nga SPAK ku argumentohet kërkesa e depozituar. Kjo USB iu shpërnda të gjithë anëtarëve, ndërsa palët nuk ranë dakord për caktimin e një date fikse për mbledhjen e ardhshme pas njohjes me provat konkrete. Anëtarët e PD kërkuan që mbledhja të mbahej brenda 5 ditëve të javës së ardhshme, ndërsa pas 20 minutave pushim, drejtuesi i Këshillit të Mandateve, Niko Peleshi nuk dha një datë për thirrjen e seancës së radhës.
Artikuj te sugjeruar
POLITIKE
29 December19:24
Berisha: Përshëndes protestuesit e Vlorës! Sot mbyllim protestën tonë për të nisur vitin po me protesta
Në fjalën e tij drejtuar protestuesve, kreu i PD-së Sali Berisha, ka deklaruar se, protestat do të vijojnë si një strategji të...
POLITIKE
29 December19:23
Berisha: Daniel Shima u rrëmbye një javë pas Gerond Meçes, por Altin Troplini ia degdisi dosjen te prokuroria e Tiranës
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha nga Foltorja para Kryeministrisë, se ish-zv/drejtori i AKSHI-t Daniel Shima u rrëmbye një jav&e...
POLITIKE
29 December19:00
“E kam porosi nga kapoja”, Berisha bën denoncimin e fortë dhe flet me emra: Gys Agasi rrahu me grushte në zyrë këtë ministër socialist
Në foltoren para kryeministrisë, kreu i PD, Sali Berisha tregoi midis të tjerash se si u rrah në zyrë një ministër socialist ...
POLITIKE
29 December18:57
“Pengmarrja politike e Ramës dhe dy standardet”, Gazment Bardhi kërkon sqarime nga Gjykata Kushtetuese
Kreu i grupit parlamentar i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi reagon pas deklaratës së Gjykatës Kushtetuese duke kërkuar sqarime sipa...
POLITIKE
29 December18:44
Vlora 4 ditë pa ujë/ Beqiraj-kryebashkiakes: Shut the fuck up!
Ekspertja e ekonomisë, Irena Beqiraj, ka reaguar në lidhje me deklaratat e kryebashkiakes së Vlorës, Brunilda Mersini, lidhur me situat&eu...
POLITIKE
29 December18:11
Vlora 4 ditë pa ujë/ Këlliçi reagon pas deklaratës së Ramës: Qesharake! Sa herë janë në hall, fajin e ka Saliu
Deputeti Belind Këlliçi ka reaguar përmes një postimi në Facebook, ndaj deklaratës së kryeministrit Rama, i cili fajë...
POLITIKE
29 December17:57
'Kjo është fytyra e qeverisjes 12-vjeçare'/ Abilekaj: Babëzia e ndërtimit dhe paratë e pista e lanë Vlorën pa ujë
Protestat në Vlorë për mungesën e ujit të pijshëm kanë rikthyer në vëmendje krizën e thellë infrastruktur...
POLITIKE
29 December17:57
Imuniteti i Ballukut/ Kuvendi rrëzon kërkesën e PD-së për mbledhjen e Këshillit të Mandateve
Kuvendi i është përgjigjur me një shkresë zyrtare, kërkesës së deputetëve demokratë për mbledhjen e K&e...
POLITIKE
29 December17:11
Tabaku: Nëse gjysma e Shqipërisë merr më pak se 50 mijë lekë në muaj, atëherë ekonomia ka dështuar
Deputetja demokrate, Jorida Tabaku ka reaguar në lidhje me gjëndjen e rënduar ekonomike të familjeve shqiptare në prag të festav...
POLITIKE
29 December15:26
Vlora pa ujë, Berisha: Materialet e ujësjellësit u vodhën, përgjegjëse kunata e Fatmir Xhafës
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar lidhur me situatën e rëndë të mungesës së ujit të pijshë...