“Rama ik”/ Protesta kundër ndërtimit në Zvërnec, qytetarja: Patronazhistët po provokojnë dhunë, mos bini pre!

Thirrjet “Rama ik” kanë dominuar protestën kundër projektit turistik në Zvërnec, ndërsa qytetarë dhe aktivistë të mbledhur përpara Kryeministrisë kanë bërë apel për qetësi dhe shmangie të çdo përplasjeje.
Gjatë tubimit, një qytetare iu drejtua protestuesve me një mesazh për të mos rënë pre e provokimeve, duke pretenduar se persona të infiltruar po përpiqen të nxisin tensione dhe incidente.
“Ju lutemi të gjithëve, mos bini pre e provokimeve. Patronazhistët janë mes nesh duke provokuar dhunë. Duan të sabotojnë këtë bashkim madhështor të shqiptarëve. E arritëm qëllimin, erdhëm para Kryeministrisë. Kërkojmë dorëheqjen. Ne nuk jemi të dhunshëm si kjo qeveri dhe oligarkët”, deklaroi ajo para protestuesve.
Apeli i saj u prit me duartrokitje dhe thirrje kundër qeverisë, ndërsa pjesëmarrësit vijuan të kërkojnë ndalimin e projektit në Zvërnec dhe dorëheqjen e Kryeministrit.
Lexo edhe
POLITIKE
Në bulevard, “një botë e re po lind gërmadhash”

Policia nxjerr autobotet, hedh ujë me piper, qytetarët: Polici e krimit, hape rrugën!

Policia tentoi t'i ndalonte, qytetarët "shqyejnë" gardhin metalik, përplasen me efektivët

Bulevardi për të 4 ditë i mbushur plot! Nis protesta kundër ndërtimit në Zvërnec, qytetarët thirrje për dorëheqjen e qeverisë

Nga Butrinti te Divjaka/ Auron Tare nxjerr emrat e deputetëve që hapën rrugën për ndërtime në zonat e mbrojtura

Sot protesta e 4 kundër ndërtimit në Zvërnec, policia vendos gardh metalik tek Ura e Lanës

Zvërneci, Berisha: Jemi pro investimeve të huaja, të ndërtohet duke plotësuar kriteret mjedisore

Zbulohet kush fshihet pas Jet Bank, miku i ngushtë i Edi Ramës





