“Rama jep dorëheqjen”/ Sot dita e 74-të e protestës, qytetarët të vendosur deri në largimin e qeverisë

Qytetarët do të mblidhen sot në protestën e 74-të radhazi kundër qeverisë Rama. Për më shumë se dy muaj, qytetarë të shumtë në numër mblidhen në Sheshin Skënderbej dhe më pas marshojnë drejt Kryeministrisë. Protesta e cila nisi si një reagim i drejtpërdrejtë ndaj situatës së ndodhur në Zvërnec, përfundoi në kërkesën për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
Me pankarta në duar dhe flamuj kuqezi, protestuesit kanë bërë thirrje për ndryshim. Protesta ka bërë bashkë fëmijë, të moshuar, studentë, profesionistë, aktivistë dhe turistë. Qytetarët kanë kërkuar plotësimin e pesë kërkesave të cilat përfshijnë dorëheqjen e panegociushme të kryeministrit Rama, krijimin e një qeverie teknike dhe ndryshime kushtetuese.
Tubimet janë shoqëruar me marshime nëpër rrugët kryesore të Tiranës, ndërsa qytetarët kanë ndaluar edhe pranë institucioneve të tjera, përfshirë Parlamentin, ku kanë përcjellë mesazhe ndaj deputetëve.
Gjatë tubimeve, protestuesit ka brohoritur një zëri: “Edi Rama, o tradhtar, me Shqipërinë mos bëj Pazar”, “Rama, jep dorëheqjen”, “Pa rini nuk ka Shqipëri”, “Poshtë patronazhistët”, “Shqipëria e shqiptarëve, vdekje tradhtarëve”, “Shqipëria kërkon revolucion”, “O Erion, o legen, prite Ramën se po vjen” dhe "Ju erdhi fundi".
Lexo edhe
POLITIKE
“Lura po digjet!”, këshilltari i PD ngre alarmin: Rrezikohen banorët dhe Fushë-Lura

"Poshtë diktatura"/ Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Kryeqytetit: Shqipëria kërkon revolucion

‘40 hektarë tokë për ‘fituesin e paracaktuar’?/ Këlliçi denoncon aferën: Njoftim fiktiv dhe pjesë e farsës

Edi Rama darkë private me Alex Soros në Dhërmi

“Të parët për sigurinë kibernetike”/Rama u “vërsulet” komentuesve: Sorra, korba dhe urrejtës!

“Orikumi të bëhet sërish bashki”/ Ilir Meta mbështet protestën: Nuk mund të trajtohet më si 'aneks i Vlorës'

“Ta harrojë Rama se kjo protestë do shuhet!” – E moshuara shpërthen para Kryeministrisë: Janë hajdutë vetëm për vete, do luftojmë deri në...

“Rama iku me gushtin!”, aktivisti Edison Lika nga protesta: Shtatori do të bëjë gati valixhet e kryeministrit për largim nga pushteti...





