
Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi deklaroi në një dalje për mediat nga Kryesia e Kuvendit se sot ka mbaruar afati që i ishte dhënë Kuvendit për mbledhjen e Këshillit të Mandateve për çështjen Balluku.
Ai tha se Balluku ka vjedhur 1.1 mld euro, ndërsa shtoi se ajo po hetohet për 9 procedura.
“Në ato materiale ka gjëra që implikojnë Edi Ramën. Në ato 3 javë i dhanë kohë Ballukut që të hante vitin e ri në shtëpinë e saj dhe jo në qeli. Ndaj koha ka skaduar. Kryetari i Kuvendit duhet të shpjegojë se pse nuk mbledh Këshillin e Mandateve dhe të autorizojë dhënien e lejes së prokurorisë për të arrestuar apo për të marrë masa të nevojshme ndaj të pandehurës Balluku.
Zonja Balluku nuk është më e pandehur për 2 procedura. Është person nën hetim për tunelin e Llogarasë, për lotin 4 të Unazës së Madhe, por dhe për 9 procedura të tjera që dua t’i bëj transparent për opinionin publik. Janë 1.1 mld euro abuzime që sot Rama ka vendosur t’i marrë në mbrojtje.
Zonja Balluku është marrë person nën hetim për Thumanë-Fushë Krujë-Vorë-Kashar, për segmentin Sheshi-Shqiponja, Bulevardi i Ri, loti dy, me fond 2.5 mld lekë pa TVSH. Është marrë nën hetim për rrugën Sheshi-Shqiponja, Bulevardi i Ri, sheshi i Shkozës, nën hetim për Unazën e Jashtme të Tiranës me fond limit 2 mld lekë pa tvsh. Për ndërtimin e Unazës së jashtme të Tiranës, loti 6. Është marrë nën hetim për lotin 7 të unazës së jashtme të Tiranës, me fond 2.3 mld lekë pa tvsh. Për rrugën Porto-Romano Durrës, me 1.3 mld lekë pa TVSH. Është marrë person nën hetim për lotin e parë kontrata A për rajonin e veriut, me fond 44 mln lekë pa TVSH.
Në të gjitha këto procedura, SPAK ka mbledhur prova dhe ka konstatuar se janë evidentuar veprime të kundraligjshme, që në bashkëpunim me Berberin, kanë krijuar avantazhe për disa operatorë; Salillari SHPK, EDK constracion, apo Senka SHKP apo Gjoka SHKP, Apo Genero Contraksion SHPK. Kërkesa për arrestimin e saj për SPAK nënkupton heqjen e mundësisë për të intimiduar dëshmitarët apo heqjen e provave. Çdo shqiptar e ka kuptuar se Rama ka marrë në mbrojtje Ballukun, pasi çdo krim i kryer nga ajo, ka qenë i nxitur drejtpërdrejtë nga interesa personale të Ramës.
Sot kemi nën hetim një ministër që ka abuzuar me paratë e taksapaguesve në vlerën e rreth 1.1 mld euro. Ndaj është e domosdoshme që kërkesa e SPAK të merret parasysh dhe të jepet autorizimi.”, tha ai.
Artikuj te sugjeruar
POLITIKE
6 January12:14
Bardhi thirrje SPAK: Këmbëngulni që Kuvendi të shqyrtojë kërkesën për lejimin e arrestimit të Ballukut!
Gazment Bardhi i ka bërë thirrje Prokurorisë së Posaçme që të këmbëngulë që Kuvendnit të shqyrto...
POLITIKE
6 January12:01
“Sot përfundoi afati që i dhanë Belindës”/ Bardhi paralajmëron: Do përgatisim kallëzim penal ndaj Peleshit!
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi, ka paralajmëruar se PD do të bëjë një kallëzim penal ...
POLITIKE
6 January11:56
Përmbytjet në Durrës/ Jola Hysaj: Të shpallet gjendja e jashtëzakonshme
Sekretarja e Marrëdhënieve me Publikun në PD, Jola Hysaj, duke publikuar pamje nga përmbytjet në Durrës ka kërkuar shpallje...
POLITIKE
6 January11:55
Socialistët bojkotuan mbledhjen e Këshillit/ Bardhi: E pa precedentë! U fshehën siç fshihen ata që shkelin ligjin
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi, pas mbledhjes së deputetëve të opozitës, në një dekla...
POLITIKE
6 January11:50
Bardhi: Afati tre javë, alibi! Balluku kërkoi kohë që të hante Vitin e Ri në shtëpi, e jo në burgun e Pojskës
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi, k deklaruar se afati prej tre javësh i kërkuar nga zëvendës Kry...
POLITIKE
6 January09:43
Berisha publikon pamjet e përmbytjes: Durrësi i Betonit apo Gjushit dhe Ramaduros!
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka publikuar pamje alarmante nga Durrësi, ku reshjet e shiut kanë shkaktuar përmbytje të...
POLITIKE
6 January09:06
SPAK kërkon arrestimin e Ballukut, PD i kërkon PS-së që të mbledhë sot Këshillin për Imunitetet dhe Mandatet
PD përmes një kërkese ka kërkuar që sot të zhvillohet mbledhja e Këshillit të Imuniteteve dhe Mandateve, që t&rsq...
POLITIKE
5 January22:23
Gjokutajt: Në cilësinë e Liderit Global, Rama kërkesë Hagës për paligjshmërinë e arrestimit të Maduros
Flitet që KM ynë Rama në cilësinë e Liderit Global do të bëjë kërkesë në Gjykatën Nderkombëtare...
POLITIKE
5 January22:15
Lapaj: Unë ia kam fajin Belinda Ballukut, çoi 53 mln euro në drejtim të paditur. Rama e ka marrë në mbrojtje
Edhe këtë të hënë Adriatik Lapaj ka vijuar me protestën e tij, i mbështetur edhe nga qytetarë. Përpara Kryeminist...
POLITIKE
5 January20:51
Arrestimi i Maduros, Crawford: Qeveria Amerikane ka shumë informacione për atë që ndodh në Ballkan
Kryetari Emeritus i Dhomës Amerikane të Tregtisë, Marc Crawford ka folur për operacionin e arrestimit të narkodiktatorit të Venezu...