POLITIKE

'Rama ka ndërtuar një narko-shtet', Xhixho: Administrata ka dështuar, platformat janë propagandë elektorale

Piranjat Përditësimi i fundit 3 September 2026, 16:02
'Rama ka ndërtuar një narko-shtet', Xhixho: Administrata ka

E ftuar në edicionin e pasdites në Syri TV, deputetja e Partisë së Lirisë Erisa Xhixho u shpreh se kryeministri Edi Rama po rikthen platformat për ankesat e qytetarëve si një mekanizëm elektoral, pas 14 vitesh qeverisje.Xhixho deklaroi se problemet e shqiptarëve nuk zgjidhen me platforma dhe propagandë, ndërsa akuzoi qeverinë për dështime në administratë, shërbime publike, kosto jetese dhe luftën ndaj korrupsionit. Deputetja tha se rikthimi i komunikimit me qytetarët tregon se administrata nuk ka funksionuar dhe se pas 14 vitesh Rama “e kuptoi” se qytetarët nuk janë dëgjuar.

Xhixho kritikoi qeverinë edhe për situatën në shëndetësi, arsim dhe drejtësi. Ajo paralajmëroi për një aferë të mundshme në sistemin e barnave dhe akuzoi qeverinë për centralizim të tregut farmaceutik, ndërsa tha se sistemi onkologjik vijon të ketë mungesa në barna dhe pajisje. Për reformën në drejtësi, Xhixho akuzoi Ramën se e ka mbështetur atë kur goditeshin kundërshtarët politikë, por tashmë e sulmon kur hetimet prekin zyrtarë të mazhorancës.

Pjesë nga intervista:

Tani kjo është jo vetëm qesharake e tallëse për qytetarët, të cilët ke 14 vjet që i drejton dhe sot qytetarët shqiptarë s'kanë ujë të pijshëm në rubinetat e tyre, dhe vazhdon me një propagandë ku para disa vitesh, e mbani mend dhe e cituat, ligjin e bashkëqeverisjes.

Po, një platformë me të cilën do të sigurojë që ankesat e qytetarëve të adresohen në kohë reale. Dhe e kuptojmë që pas shumë vitesh, edhe pse e kemi kundërshtuar ne, e ka kthyer mbrapsht Presidenti Meta në atë kohë, sepse centralizonte dhe krijonte spiunë për Rilindjen dhe jo qytetarë apo administratorë që t'i shërbenin qytetarëve të tyre, dhe mbas shumë vitesh themi që ka dështuar.

Do të krijojmë këtë mekanizëm që padyshim janë mekanizma të dështuar, sepse shqetësimi i këtij kryeministri është algoritmi, është imazhi, dhe absolutisht zgjidhja e halleve të përditshme të qytetarëve. Kështu që në gjithë këtë prezantim pompoz, por që pas gjithë këtyre viteve qeverisje, mbas protestës së qytetarëve dhe një rezistence të opozitës në denoncime, protestës së qytetarëve nga ana tjetër e të gjitha me radhë, shqiptarët e kanë të qartë si drita në diell që një person ka ky vend i cili ka krijuar një narko-shtet, i cili ka lejuar bashkëpunimin e krimit të organizuar e bandave me politikën, dhe nga ana tjetër ky shtetar ka bërë një Shqipëri të pajetueshme për qytetarët.

Dhe një përgjegjës ka kjo situatë që është Edi Rama për koston e jetesës, për shërbimet shëndetësore dhe çdo gjë tjetër. Çdo mekanizëm që ky do të përpiqet në dështimin e tij mjeran, sepse padyshim që countdown-i ka filluar, dhe shqetësimi i tij, ju e patë edhe me protestën e qytetarëve, është algoritmi dhe performanca e tij, por brenda dhe jashtë vendit e dinë shumë mirë që ky është kryeministri më i korruptuar, që ky kryeministër qëllimin e vetëm ka vjedhjet, PPP-të dhe çdo gjë tjetër, dhe absolutisht jetën e qytetarëve apo përditshmërinë e tyre e cila është bërë e pajetueshme në Shqipëri.

Pas 14 vitesh, kryeministri në fakt duke iu rikthyer edhe platformës "Pasqyra", kryeministri pas 14 vitesh e kuptoi që administrata e tij nuk është aq efikase sa ka kërkuar apo sa e prezanton nëpër fushata elektorale. Madje edhe me programin "Besa" caktoi të premteve ora 5 takim me qytetarët ku të shkojnë t'i thonë live shqetësimin e tyre, jo vetëm ta shkruajnë në platformën "Pasqyra". A duket kjo më shumë si një ndezje motori i fushatës elektorale të Ramës dhe mundësi joshje të atyre personave të cilët sot kanë ndonjë problem ose problematikë me administratën, dhe me sa di unë janë të shumtë ata?

Po, nuk do ketë më gjoba. Pra tani pas 14 vjetësh u kuptuan, kur njerëzit e kanë vuajtur në kurriz këtë administratë, të cilën absolutisht ka funksionuar në frymën e kryeministrit. Duhet të kuptojmë një gjë, në qoftë se nuk ka vullnet politik, nuk procedon administrata. Është vullneti politik i këtij kryeministri që e ka ulur renditjen tonë me 11 pikë në Transparency International. Pra, jemi me një rritje galopante të korrupsionit në çdo qelizë qeverisëse, të ta thotë Departamenti i Shtetit, të ta thonë raportet e ndryshme ndërkombëtare. Dhe pas 14 vitesh thotë: tani do dëgjojmë qytetarët, që nuk i ka dëgjuar kurrë. Po ju them edhe në procesin parlamentar, ato dëgjesa që bëhen, bëhen sa për sy e faqe dhe nuk merret parasysh asgjë.

Tani ky është një mekanizëm i dëshpëruar i kryeministrit Rama. Domethënë, duke qenë se nuk ke rezultat.Pse? S'ka rezultat. Të marrësh gjithë sektorët, ti nuk ke rezultat të kësaj qeverisjeje, përkundrazi janë përkeqësuar.

Që iku një ministër dje për shkak të një afere korruptive që do të ndodhi në shëndetësi, që do të flasim gjatë e gjerë se si do të centralizohet gjithë dhënia e barnave e të gjitha me radhë. Dhe të një ministreje totalisht të dështuar në sistemin onkologjik.

Erdhi për të dhënë një investim të aftësive të saj intelektuale sidomos në sistemin onkologjik, dhe sistemi sot onkologjik është pa barna, pa pajisje, pa mjete për qytetarët, të cilët marrin një shërbim absolutisht në nivele mizerabël, edhe ke denoncime pafund. Dhe nga ana tjetër, një aferë tjetër korruptive po përgatitet në sistemin shëndetësor, që dhe unë e kam denoncuar dhe deputetë të opozitës.

Sepse po përgatitet, po përgatitet një aferë korruptive për sistemin e barnave, në mënyrën si do të shpërndahen, si do të kontrollohen, në mënyrë të centralizuar, në mënyrë që një sistem i tërë i lidhur me klientë pranë kryeministrit të mund të menaxhojnë të gjithë sistemin dhe tregun e barnave në farmaceutikë në Shqipëri. Po të flas për arsimin, ka të flasi për sistemin e arsimit ky kryeministër, me një rënie drastike në sistemin e PISA-s?

Me fëmijë që i çojmë nëpër shkolla dhe s'dimë a na vijnë mirë apo jo? Sepse ke rastin e Martin Canajt që ky e përdori padrejtësisht, padrejtësisht për të sistemin e survejimit, tani që do vëmë kamera sigurie e të tjerë me radhë, pa e konsultuar fare, pa transparencë fare ai sistem. Prindërit padyshim kanë dyshimet e tyre për këtë sistem e të tjerë me radhë. Një cilësi mësimdhënieje dramatike, një boshatisje të universiteteve e të gjitha me radhë. Pra, në një situatë mos flas për rrugët që ngelën rrugëve, 3 miliardë euro që u dhanë nëpër

Dhe për çudinë tonë, reforma... se foli dhe për reformën në drejtësi kryeministri. Pra ky kryeministër që trumbetoi dhe tha askush nuk ka meritë në këtë reformë drejtësi po vetëm Partia Socialiste dhe Edi Rama. Tani mbas 14 vitesh thotë, dhe linçon organet e reja të drejtësisë. Sepse deri dje e përdorte drejtësinë kundër kundërshtarëve politikë.

Liderëve të opozitës, Zotit Berisha, Zotit Meta e të gjithë me radhë dhe ishte shumë mirë drejtësia. Tashmë që për shkak të partnerëve tanë ndërkombëtarë, s'duhet të harrojmë qoftë për dosjen e Akshit, qoftë për dosje të tjera, janë partnerët tanë ndërkombëtarë të cilët po shtyjnë dosje të caktuara. Pra nuk është rezultat i SPAK-ut, por i partnerëve tanë ndërkombëtarë. Tani që vjen te Gjiknuri, te Akshi, te grupi i strukturuar kriminal, te Belinda Balluku, tani reforma në drejtësi ka dështuar! Ndërkohë që një dështim që ka bërë reforma në drejtësi, padyshim që ne e njohim, apo një çështje e cila do të duhej të ishte adresuar është padyshim pandëshkueshmëria e kryeministrit Rama. Dhe nga ana tjetër, goditja e kundërshtarëve politikë.

Pra ndërkohë që sot që flasim ti nuk ke asnjë zyrtar të burgosur për aferën e inceneratorëve, 400 milionë euro të djegura. Ti ke Tiranën sot në plehra, të ndotur, ndërkohë që djegësi nuk ekziston dhe nuk ke asnjë në burg sot. Po ke Ilir Metën, ke padyshim Presidentin e Partisë së Lirisë, me një situatë të rënduar, izolimi ekstrem për urdhra politikë të Edi Ramës.

Po Zoti Blushi e denoncoi sot edhe nga paraburgimi 313, lejohen vetëm katër takime të familjarëve, duhet të heqësh dorë nga një takim që të takojë lidershipin e partisë, dhe izolimi ekstrem, absolutisht me urdhër politik të Edi Ramës vazhdon në mënyrë kriminale, siç vazhdoi rrëmbimi i tij banditesk. Dhe sheh se si arrestohen personat afër Rilindjes dhe se si arrestohen kundërshtarët politikë të Edi Ramës. Rrëmbehen në mënyrë kriminale në dritë të diellit dhe vazhdon hetimi pa asnjë fakt, asnjë provë ende ndaj Zotit Meta, vazhdon procesi i gjykimit. Nuk ka transparencë, ju kanë hequr dhe ju të drejtën për të transmetuar live. Gjykata e Lartë e ka bërë rregullore.

As telefonat avokatëve, as laptop, asgjë. Censurë totale. Ndërkohë që Zoti Meta ka kërkuar transparencë, ka kërkuar që të bëhet publike siç bëhet në çdo vend të botës.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?