Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Afera 21 milionë euro/ Si po i shet “Ayen” në treg kilovatët që i takojnë shtetit Berisha: Përshëndes ata mijëra studentë dhe qytetarë që sot groposën në koshat e plehrave të Tiranës, dekre... Bashkia e Durrësit “shpik” një metodë të re për ngarkimin e mbeturinave nga kazanët Sherr tek Doganat/ Kush po tenton ta fshijë gjobën 5.1 mln euro të Salillarit Shpërndahen protestuesit nga bulevardi, pas ujit me presion nisin shoqërimet nga policia Rinia dhe qytetarët në këmbë kundër Ramës/ “Blindohet” Bulevardi, furgona policie qëndrojnë gati kundër pro... DOKUMENTI/ SPAK regjistron kallëzim penal për “Albanian Files” të Ramës, nis hetimi për resortet luksoze... Tensione para Kryeministrisë/ Protestuesit shkulin gurët e trotuarit dhe i hedhin drejt policisë Gjakftohtë/ Jetoi prej vitesh në Greqi si ‘fantazmë’, si u zbulua shqiptari i akuzuar për katër vrasje ... Zhdukja e përkthyeses kineze me pasaportë shqiptare/ Nga kasaforta me 100 mijë euro te hetimet në Shqipëri,... 'Vetëm prokurorët nuk zbresin në terren'/ Gazetari plas skandalin: Dyshime se punonjësit e AMP janë në prot... “Ushtarët” e rinj të Klodian Lekocajt dalin para gjykatës: Sulmova me molotov dyqanin për 1 mijë euro ...
POLITIKE

‘Rama ka ngarkuar Ballën për të organizuar antimiting’, Këlliçi: Telefonon diasporën, por merr refuzim çdo herë

P
Piranjat22 June 2026, 17:55 · 2 min lexim
‘Rama ka ngarkuar Ballën për të organizuar

Deputeti i Partisë Demokratike Belind Këlliçi përmes një reagimi në rrjetet sociale ka akuzuar kreun e grupit parlamentar të PS, Taulant Balla se është ngarkuar nga kryeministri Edi Rama me “operacionin e dëmtimit të protestës”.

Sipas deputetit demokrat, Balla ka nisur një fushatë telefonatash në diasporë duke kërkuar pjesëmarrje në një anti miting që ka ndërmend të realizojë Edi Rama, por shtoi se pas çdo komunikimi, ai merr refuzim.

Reagimi i plotë:

Taulanti në kërkim të anti mitingut!

I ngarkuar nga Edi Rama me operacionin e dëmtimit të protestës, Taulant Balla e ka marrë me aq zell këtë detyrë sa është bërë qesharak dhe po tregohet sot si barcaletë kudo. Ai ka nisur një fushatë telefonatash në diasporë duke kërkuar pjesëmarrje në një anti miting që ka ndërmend të realizojë Edi Rama. Pas çdo komunikimi, ai merr refuzim.

Ndërkohë, po bën gjithçka për të futur mes protestuesve parullat që i interesojnë Edi Ramës e që godasin Opozitën.

Edi Rama ka folur gjithë kohës për grupe e agjenda të infiltruara brenda marshuesve, por në fakt ai bën përpjekjet më të mëdha për të pasur aty njerëzit e tij dhe për të ndikuar tek protesta.

Këto janë lojëra qesharake.

Ata nuk e kuptojnë akoma se nuk kemi të bëjmë me një event, me skenar dhe regji ku dikush mund të marrë nën kontroll situatën. Kemi të bëjmë me një revoltë masive popullore, sidomos të rinisë.

Sa më shumë të tentojë Edi Rama me veglat e tij militante të ndërhyjë, aq më shumë do lërë kockat.

Revolucioni po ndodh, dhe nuk ka asnjë shans të futet në shina nga ai që është nën akuzë, për korrupsion, për lidhje me krimin, për trajtimin e vendit si plaçkë për interesat e veta.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.