Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
“Papaqёt” me indianё pushtojnё rrugёt e Tiranёs: sulmi i njё ushtrie qё po sundon kryeqytetin Hetimet për “Albanian Files”, Zhupa: Të zbardhen projektet dhe lidhjet me investitorët Banorët e Moravës, dhjetëra herë të përmbytur, asnjëherë të dëmshpërblyer: Na duan vetëm kur ka zgjedhje... Shoqërohen 12 protestues, gjobiten 10 të tjerë Sánchez para zgjedhjeve: Spanja nuk qeveriset nga Uashingtoni apo Tel Avivi, por nga spanjollët Paditë që synojnë të heshtin median, studimi evidenton problematikat në gjykatat shqiptare Rritje ekonomike pa prodhim, ndërtimi dhe tregtia mbajnë ekonominë shqiptare Horoskopi/ Nga Puna tek Dashuria, java mbyllet plot aventura për këto shenja "Salillari", kompania me arkëtimet më të larta nga Thesari i Shtetit në 15 vitet e fundit Rënie temperaturash dhe reshje shiu,ja si parashikohet moti këtë të diel VIDEO-Skandali/ Policia shoqëron gazetarin holandez që denoncoi 'Albania Files'. Aktivistes që i filmoi i h... Eisenkoti merr mandatin, Netanyahu kërkon qeveri të unitetit kombëtar/ Prapaskenat e negociatave në Izrael ...
POLITIKE

Rama të vetëve: Çdo socialist ka 1001 arsye të thotë ‘të dhjefsha partinë’, por PS s'është për qoka

P
Piranjat 2 June 2026, 20:18 · 3 min lexim
Rama të vetëve: Çdo socialist ka 1001 arsye të thotë

Kryeministri Rama u ka bërë thirrje socialistëve që të mos e përdorin kontributin e tyre në Parti Socialiste për të kërkuar favore personale apo përfitime për familjarët, duke theksuar se angazhimi politik nuk duhet të shndërrohet në mjet për interesa individuale.

Gjatë fjalës së mbajtur në aktivitetin për 35-vjetorin e themelimit të Partisë Socialiste në Tiranë, Rama kritikoi hapur ata që kërkojnë shpërblime apo ndërhyrje në emër të punës së bërë për partinë.

“Një gjë dua t’ju them të gjithë atyre socialistëve që në emër të punës që bëjnë, kërkojnë favore, që për atë që kanë bërë, partia duhet t’u rregullojë dhëndrin në punë. Cili hero i Luftës Nacionalçlirimtare do ta kërkonte këtë favor në emër të gjakut të tij?”, tha Rama.

Kryeministri shtoi se përdorimi i kontributit politik për përfitime familjare përbën një sjellje që bie ndesh me vlerat mbi të cilat është ndërtuar forca politike që ai drejton.

“Çdo hero e dëshmor që është atje te varrezat, çdo pensionist veteran që sot është në botën tjetër, ndihet i poshtëruar nga përdorimi i kontributit për të rregulluar dhëndrin”, u shpreh ai.

Kreu i qeverisë foli gjithashtu për historinë dhe rolin e socialistëve në zhvillimet kombëtare, duke kundërshtuar akuzat që ndër vite janë bërë ndaj qeverive të majta për çështje që lidhen me interesin kombëtar.

“Kush është socialist ka 1001 arsye që të thotë ‘të dhjefsha partinë’, por ka një arsye të madhe për të qenë krenar, sepse në atë listë është PS si kontributore”, deklaroi Rama.


Sipas tij, Partia Socialiste mbetet një nga kontribuueset kryesore në çështjen kombëtare dhe në proceset më të rëndësishme të zhvillimit të vendit, duke e cilësuar këtë si një arsye të mjaftueshme për krenari për çdo anëtar dhe mbështetës të saj.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.