POLITIKE

"Rama koka e Meduzës", Koka: SPAK po godet periferinë, jo sistemin! ‘Aruba’ standarde të dyfishta në drejtësi

Piranjat Përditësimi i fundit 18 Qershor 2026, 19:20
"Rama koka e Meduzës", Koka: SPAK po godet periferinë, jo

I ftuar në “Task Force”, gazetari Bledian Koka u shpreh se procesi i hetimeve të SPAK po shoqërohet me standarde të dyfishta dhe mungesë të theksuar transparence në dosjet e mëdha që lidhen me krimin e organizuar dhe pastrimin e parave.

Ai theksoi se, rasti i njohur si “Dosja Aruba” është një shembull domethënës i mënyrës se si drejtësia po vepron në mënyrë selektive, duke goditur vetëm nivelet e ulëta të rrjeteve kriminale dhe duke shmangur figurat e larta politike të përfshira në dyshime serioze.

Koka theksoi se, ndonëse informacionet për këtë çështje janë bërë publike prej muajsh nga gazetarë investigativë, institucionet e drejtësisë nuk kanë ndërmarrë hapa proaktivë në kohë, por kanë vepruar kryesisht pas sinjaleve dhe dosjeve të ardhura nga partnerët ndërkombëtarë. Ai ngriti shqetësimin se kjo qasje po krijon një model hetimi të kontrolluar dhe jo të pavarur, ku goditen “lojtarët periferikë”, ndërsa mbeten të paprekura figurat qendrore të pushtetit.

Sipas tij, paralelizmat me çështje të mëparshme si ajo e Xibrakës tregojnë një model të përsëritur mosveprimi ose moszbardhjeje të plotë të skemave ku përmenden emra të lidhur me nivele të larta të qeverisë. Në këtë kontekst, Koka argumentoi se SPAK nuk po arrin të çojë deri në fund hetimet që prekin “kokën e sistemit”, duke lënë të pandryshuar mekanizmin që, sipas tij, mban të lidhura rrjetet e krimit dhe korrupsionit në vend.

Pjesë nga deklarata: 

E di, por tani, si nga kjo e fundit, nga drejtësia e di pse? Sepse drejtësia mund dhe duhet të jetë një aktor shumë i rëndësishëm në këtë moment, për të ndihmuar qytetarët të ruajnë atë që duhet të ruhet ose atë që mund të ruhet: besimin tek institucionet. Dhe pa diskutim që drejtësia është një nga këto elemente.

Problemi është që drejtësia ende nuk e ka ndarë mendjen nëse do të jetë me qytetarët apo me Edi Ramën. Pa diskutim, debatin që kemi bërë para ca kohësh nuk e kam problem t’i jap kreditet kur duhen dhënë, por edhe kur nuk duhen dhënë, duhet t’i themi disa gjëra.

Ajo që shoh unë në rastin e çështjes së Arubës t’i themi disa gjëra para 6 muajsh, kur ne intervistonim Nelo Trokjan…

Pra ne, dhe e kemi diskutuar edhe në këtë emision, njerëzit që na shikonin nga ekrani na shihnin si të çmendur: “Çfarë po thonë këta? Ku i gjejnë, ku i shpikin këta njerëz që bëjnë përralla me Arubën, me njerëz që paskan shkuar në Aruba dhe paskan negociuar me qeverinë e Ramës për të pastruar paratë e krimit e të tjera e të tjera?”

Kjo gjë normalisht duhet të ishte hetuar që në atë moment. Në qoftë se SPAK-u do të ishte serioz, nëse institucioni do të ishte i pakapur, SPAK-u do t’i dërgonte menjëherë një letërkërkesë gazetarit për të dëshmuar, dhe do t’u dërgonte një letërkërkesë edhe organeve ligjzbatuese të cilave ai u referohej. Sigurisht ai i kishte marrë nga Italia, por praktikisht kjo gjë është bërë nga Spanja apo nga Belgjika, siç e tregon koha.

Asgjë nuk u bë. E vetmja gjë që ndodhi ishte që edhe ne vetë, kur e dëgjonim Nelon dhe e komentonim, ndiheshim sikur: “A ka ardhur vërtet deri në këtë pikë?” Sot nuk ka më dyshime për këtë çështje.

Dhe shih çfarë bëjnë. E para, drejtësia po të mos ishte, po të mos ia kishin sjellë organet ligjzbatuese partnere dhe t’i thoshin “bëje tani”, kjo gjë nuk do të kishte ndodhur.

Do s’do, ata e dinë fare mirë. Problemi është që aty ka një “menu”. Në çdo agjenci ligjzbatuese ndërkombëtare ka një menu posaçërisht për Shqipërinë, dhe ti thjesht duhet të shkosh dhe të porosisësh: “dua këtë gjë”. Por porosit apo nuk porosit, kjo është çështje e vullnetit të institucioneve të drejtësisë, SPAK-ut apo edhe Ministrisë së Drejtësisë, që sigurisht nuk e ka këtë rol, por në fakt SPAK-u ka një departament të vetin në raport me çështjet ndërkombëtare, që çuditërisht menaxhohet nga Altin Dumani aktualisht.

Çfarë po themi? Po themi që nuk shoh asnjë lloj ndryshimi mes mënyrës si është vepruar me dosjen në fjalë, Arubën, dhe mënyrës si i njëjti SPAK veproi me rastin kur Gjermania i tha Shqipërisë se ka dyshime të forta se në Xibrakë njeriu 45-vjeçar me kapele është Olsi Rama, vëllai i kryeministrit.

Sot po flasim për të njëjtën dosje që e kemi parë të gjithë, e kemi në telefonat tanë. Shohim të njëjtën ngjashmëri: ka elementë biznesmenë, oligarkë, njerëz të krimit dhe trafikut të drogës të akuzuar, që po hetohen dhe po u sekuestrohen pasuritë, por ka vetëm një mister të vogël.

Është një zyrtar i qeverisë së Ramës, nga Vlora ose me origjinë nga Vlora por a është nga Vlora apo s’është… prit, kjo është shumë e rëndësishme: a është nga Vlora apo nga Fieri, apo flet si vlonjat, apo duket si vlonjat?

Ai Nelo Trokja dha një dyshim se është një person nga Fieri që ka qenë sekretar i përgjithshëm i Kryeministrisë, një farë Engjëll Agaçi. Pra ne bëjmë ping-pong.

Sigurisht, sepse dosja e Arubës dhe ajo e Zvërnecit, me sa duket, kanë të njëjtin fill. Janë gështenja të pjekura nga e njëjta fije, praktikisht.

Tani shih çfarë ndodh: SPAK-u ka hedhur kaq shumë emra në qarkullim, por vetëm një emër nuk e shohim. Sepse kthehemi te çështja: ku mishi piqet, por helli nuk digjet vetëm për një njeri në vend — Edi Rama.

Dhe nëse ne vazhdojmë të kënaqemi me idenë “po goditet ndërtimi, po goditet pastrimi i parave e të tjera”, nuk kuptojmë që këtu ndryshojnë vetëm lojtarët, por loja mbetet e njëjtë. Strategu është i njëjti. Të gjithë urrejnë lojtarët, por askush nuk po urren lojën.

Ndërkohë, ajo që po na fundos dhe na ka sjellë në këtë pikë nuk janë vetëm lojtarët, por sistemi i ngritur dhe i menaxhuar nga një njeri.

Për Edi Ramën nuk ka asnjë ndryshim nëse ikin Bajrat apo bandat e tjera. Nuk ka problem: zëvendësohen, sepse radha e njerëzve dhe e bandave që trafikojnë miliarda dollarë dhe kërkojnë një lavatriçe për t’i pastruar është e madhe. Një bie, dhjetë ngrihen.

Prandaj ajo që po ndodh sot me dosjen e famshme të Arubës është e njëjta skemë, ku kur vjen puna te Edi Rama, aty këputet, krasitet, pastrohet, hidhen disa informacione, dalin njerëz që thonë “më duket se është ky apo s’është ai”, vihen baste në sallën e parlamentit, dhe ajo që është më e rëndësishmja tentativa dhe shpresa që ky operacion mund t’i këpusë kokën të keqes, “meduzës” që mban të lidhura të gjitha, që në këtë rast është kryeministri i Shqipërisë — nuk duket.

Prandaj sot zoti Rama sa vjen e qetësohet gjithnjë e më shumë…

Po, sepse gurët nuk po i hiqen, por po i pastrohen një nga një, nga Altin Dumani apo Braho. Nuk e di, por i njëjti SPAK që duhet të jetë garancia që ky sistem goditet dhe i vjen fundi, unë shoh që nuk ka asnjë ndryshim.

Është i njëjti SPAK që tha se 45-vjeçari me kapele në Xibrakë nuk dihet kush është, ndërkohë që çdokush e di që është Olsi Rama. Është i njëjti SPAK që thotë se në Arubë ka shkuar një zyrtar i qeverisë, por nuk dihet kush është.

Kështu që, lidhje me qeverinë nuk ka janë vetëm këta që kanë bërë trafik droge dhe oligarkët që kanë pastruar para, por sigurisht “koka e meduzës”, kryeministri, nuk dinte gjë.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan