“Rama kumbar i krimit dhe drogës! Fuck you”/ Protestuesi thirrje: Të mos biem pre e provokimeve të patronazhistëve

Thirrje për të ruajtur karakterin paqësor të protestës u bënë edhe gjatë tubimit të 31-të qytetar, ku një prej protestuesve u kërkoi pjesëmarrësve të mos bien pre e provokimeve dhe të mos devijojnë nga qëllimi i protestës.
Në fjalën e tij, ai sulmoi kryeministrin Edi Rama, ndërsa u bëri apel qytetarëve të mos reagojnë ndaj personave që, sipas tij, mund të tentojnë të tensionojnë situatën.
"Rama, kumbar i krimit dhe drogës! Fuck you!
Poshtë patronazhistët! Mos bini pre e provokimeve! Sot treguam që as Policia e Shtetit nuk na provokon dot, jo më një patronazhist. Këta njerëz kanë treguar që nga dita e parë se nuk bien pre e provokimeve. Betejën e kemi vetëm me Edi Ramën."
Protestuesi shtoi se, sipas tij, provokimet synojnë të dëmtojnë protestën, ndërsa u kërkoi pjesëmarrësve të mos ndryshojnë qasjen paqësore.
"Një patronazhist nuk e ka problem të bëhet kurban që të shpëtojë qeveria, por ne e kemi", THA AI.
Lexo edhe
POLITIKE
Protestuesit paralajmërojnë aksion para SPAK-ut: Nesër dorëzojmë "The Albanian Files"

"Sa më shumë të na rrihni, aq më shumë do të vijmë", aktivistja me deklarata të forta para Kryeministrisë

“Belindës i duhen 1 javë për të gjetur çelësat e një shtëpie”/ Protestuesi: Nuk tutemi nga ky qelbësira Rama!

“Ne u dhamë ujë për të pirë, ata na dhunuan”, protestuesi: Policia tentoi të na provokojë!

Përshkallëzohet protesta? Arben Kola: Shqiptarët të reagojnë në mënyrë të pavarur! Dhunës do i përgjigjemi me dhunë





