Përfshihet nga flakët restoranti në Librazhd, vetëm dëme materiale
Një restorant është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në qytetin e Librazhdit. Pas marrjes së njoftimit, në...
Një restorant është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në qytetin e Librazhdit. Pas marrjes së njoftimit, në...
20-vjeçari shqiptar Rogert Ajdini ka humbur jetën tragjikisht pas një aksidenti të rëndë në vendin e punës, mëngj...
Gjykata e Krimeve të Rënda në Romë ka dënuar me burgim të përjetshëm Mark Antony Samson, të riun që në ma...
Hetimi i nisur nga Prokuroria e Tiranës pas plagosjes me plumb gome në sy të protestuesit Erion Vishkulli, ka çuar hetuesit tek Forcat e N...
Kampionati “Abissnet Superiore” do të vijojë me ndeshjet e javës së 9-të, të cilat do të zhvillohen të m&eu...
Një studente e Mjekësisë, e cila i është bashkuar protestës përpara Ministrisë së Arsimit, ka ngritur shqetësi...
Revolta e studentëve dhe e pedagogëve përpara Ministrisë së Arsimit vijon edhe sot më 27 tetor. Protestuesit i kanë vendosur ...
Individët me paga bruto mbi 700 mijë lekë në muaj do të përballen me një normë më të lartë tatimi mbi t&e...
Gjatë protestës së zhvilluar përpara Ministrisë së Arsimit, studentët kanë shprehur revoltën e tyre jo vetëm m...
Microsoft po ofron një plan të ri për largim vullnetar nga puna për rreth 60,000 punonjës në Shtetet e Bashkuara, Kanada, Indi dh...

Në emisionin e mëngjesit ‘Kafe Shqeto’ në Syri TV, ish-ambasadori Agim Nesho bëri një deklaratë të fortë politike, duke theksuar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë vënë “kufirin te thana” Kryeministrit Edi Rama dhe se toleranca ndërkombëtare ndaj tij ka marrë fund.
Sipas Neshos, goditjet e fundit të SPAK-ut nuk janë të rastësishme, por tregojnë se me mbështetje të drejtpërdrejtë amerikane është korrigjuar shënjestra e drejtësisë për të goditur korrupsionin në majë të pushtetit dhe për të çmontuar atë që ai e cilëson si mekanizmin kriminal të qeverisjes Rama.
Ai theksoi se synimi final i këtij procesi është kapja e “kreut të organizatës”, duke e konsideruar këtë një moment kyç për fundin e pandëshkueshmërisë dhe të kapjes së shtetit.
Pjesë nga deklarata:
Amerikanët, për mendimin tim, kanë një rol të jashtëzakonshëm në këtë drejtim, për arsye se kanë korrigjuar shënjestrën e SPAK-ut, duke ditur që kanë investuar bashkë me Bashkimin Europian për të krijuar një organizëm, një institucion të pavarur. Mendoj se i kanë thënë SPAK-ut, i cili deri tani ka qenë i dirigjuar si një drejtësi, si një armë politike kundër opozitës dhe institucioneve të tjera, se me të gjitha ngjarjet që kanë parakaluar përpara nesh, në këtë kuptim nuk mund të mbyllen sytë përpara një korrupsioni galopant, të një shteti që është një narko-shtet me zotin Rama, dhe përpara fakteve të padiskutueshme të lidhjes me krimin e organizuar, sidomos me Sinaloan. Kështu që janë rritur edhe kërkesat e tyre për të penguar këtë veprimtari, e cila për të gjitha vendet perëndimore përbën tejkalimin e vijës së kuqe për çdo regjim.
Pa diskutim, Flavio, ti e the vetë që kryeministri është kapur mat në gjithë këtë veprimtari, për arsye se nuk mund të justifikohet, në radhë të parë nuk mund të thotë se bashkëpunëtorët e tij, të cilët kanë mbushur paraburgimet ose janë në çështje të hetuara tashmë nga SPAK-u, “hanë dardha dhe kumbulla” pas shpinës së tij. Është fjala për nënkryeministren, një njeri që ka punuar ngushtë me zotin Rama dhe, në këtë kuptim, zoti Rama është i prekur drejtpërdrejt nga të gjitha aferat që po investigohen për zonjën Balluku. Prandaj, në këtë rast, goditja e SPAK-ut indirekt ka prekur zotin Rama, i cili ka edhe fakte të pamohueshme, sidomos për tenderin që ka zhvilluar në Turqi me pjesëmarrjen e drejtpërdrejtë të tij.
Duhet të themi edhe një fakt tjetër: në Shqipëri, jo vetëm nga deklarimet e Arben Ahmetajt, një nga zyrtarët më të lartë që ka punuar për 11 vjet me zotin Rama dhe që ka kuptuar se si funksionon mekanizmi i këtij regjimi të korruptuar, kur ka thënë se kreu i organizatës është pikërisht kryeministri shqiptar, i cili, duke ndenjur në ballkonin e shtëpisë dhe duke ngrënë qofte, ka ndarë pjesë të pasurisë publike financiare të Shqipërisë. Ne kemi parë dhe kemi sot fakte konkrete për tunelin e Llogarasë dhe për shumë tendera të tjerë, ku dihet që kryeministri ka qenë jo vetëm dirigjues i tyre, por prej kohësh përdor edhe “lietenantët” e tij, zëvendësit e tij, për të firmosur në afera të tilla korruptive.
Prandaj, kjo veprimtari, në fakt, synon drejtpërdrejt afrimin dhe kapjen e kreut të organizatës, që është pikërisht kryeministri shqiptar. Ose, më saktë, ky duhet të jetë pikësynimi, për arsye se edhe partnerët ndërkombëtarë kërkojnë që Shqipëria të ketë një ecuri në integrimin e saj perëndimor, të respektojë kriteret kryesore të Kopenhagenit, vlerat dhe parimet perëndimore, dhe të mos jetë një shtet që është më tepër një autokraci lindore sesa një vend me perspektivë perëndimore. Prandaj, ky është një rast i mirë.
Rama është nga ata persona që blen në mënyrë të jashtëzakonshme influencë te europianët dhe e ka krijuar këtë sistem përmes burokratëve. Ne shohim nga dita në ditë fakte, edhe në televizionin tuaj të nderuar, se si pjesëtarë të familjeve të ambasadorëve, zyrtarë të lartë dhe burokratë të Brukselit, kanë qenë në bashkëpunim të ngushtë në retorikat e tyre të shprehura pro Ramës. Por çdo gjë ka një kufi dhe dihet që europianët, ashtu si të përkrahin kur nuk merret vesh se çfarë ndodh në realitet, po ashtu edhe të lëshojnë menjëherë.
Kam përshtypjen se zoti Rama, pasqyrën më të qartë të veprimtarisë së shtetit të tij narko-shtet, e ka parë sot në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilat i kanë vënë kufirin te thana. Duket se ai përpiqet të blejë influencë, por gjatë gjithë kësaj periudhe, të gjitha përpjekjet e tij kanë qenë të dështuara, sepse është një person tepër i komprometuar, një person që ka luajtur me shumë porta dhe është i pabesueshëm, aq më tepër që është kapur në një veprimtari, sidomos me krimin e organizuar, përfshirë takime dhe dhënie licencash kazinosh me Sinaloan, të cilat prekin drejtpërdrejt interesat jetike të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Kryeministri Edi Rama ndodhet përballë një krize të thellë politike dhe ligjore, e cila përshkruhet si një “përm...
Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, Prokuroria e Posaçme kërkon autorizimin e Kuvendit për një masë arresti ndaj numrit...
Gazetari Armand Shkullaku ka folur në lidhje me hetimet që po kryen SPAK për AKSHI-n dhe për zëvendëskryeministren Belinda Balluku...
Me anë të një video në rrjetet sociale, Sali Berisha ka ironizuar kreun e grupit parlamentar Taulant Balla dhe zv.kryeministren e akuzuar ...
Sot është diskutuar kërkesa e SPAK dërguar Kuvendit, për t’i hequr imunitetin e deputetes Belinda Balluku, që më pas ...
Hetimet e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) duket se po i afrohen fizikisht dhe figurativi...
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar përmes një statusi në rrjetin social Facebook, ku ka ndar&...
Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka zhvilluar një takim me Kryesinë e PD Dega nr. 9 në Tiranë, ndë...
Gazetari Bledian Koka, i ftuar sot në studion e Edicionit të Lajmeve në SYRI TV, me moderatoren Armela Ferko, deklaroi se zhvillimet e fundit tre...
Këshilli i Europës ka publikuar qëndrimin zyrtar të miratuar nga ministrat e Jashtëm të vendeve anëtare për Shqipër...