Radio "France": Çfarë i ka tronditur sistemet në Beograd dhe Tiranë?
Ata ëndërrojnë për Evropën, por rruga është ende e gjatë. Në Shqipëri, 92% e popullsisë mbështet an&...
Ata ëndërrojnë për Evropën, por rruga është ende e gjatë. Në Shqipëri, 92% e popullsisë mbështet an&...
Policia e Vlorës reagoi pas një sherri me sende të forta në zonën e Syrit të Kaltër, ku një person mbeti i plagosur dh...
Media prestigjioze franceze “Le Temps” i ka kushtuar një artikull të gjerë zhvillimeve politike në Shqipëri, duke u ndalur ...
Partia Demokratike ka vendosur të mos marrë pjesë as në seancën plenare të nesërme të Kuvendit. Vendimi u është...
Aktivisti Andi Tepelena ka mbajtur fjalën e tij në protestën e 43-të kundër qeverisë së Edi Ramës, ku njoftoi një k...
Mijëra qytetarë u mblodhën edhe sot në Sheshin “Skënderbej” në protestën e 43-të kundër qeverisë...
Në javët e para pas pushtimit rus të Ukrainës, qeveritë perëndimore ndërmorën një nga operacionet më të m...
Shkruan nga Tirana Adelheid Wölfl/ Patroni jo vetëm që kontrollon punët e vendit, por edhe ato të kryeqytetit, Tiranës. Meqen&eum...
Nga Ditmir Bushati Në një shoqëri demokratike njerëzit janë të lirë të bëjnë zgjedhjen që mendojnë ...
Partia Demokratike Europiane ka reaguar pas deklaratave të këngëtares shqiptare Dua Lipa në një podkast me Lea Ypin mbi protestat n&eum...
Media prestigjioze franceze “Le Temps” i ka kushtuar një artikull të gjerë zhvillimeve politike në Shqipëri, duke u ndalur te protestat që prej javësh po zhvillohen kundër qeverisë së Edi Ramës dhe debati për shpenzimin prej 4.2 milionë eurosh për koncertin e Kanye West.
Në analizën e saj, gazeta franceze shkruan se eventi nuk arriti të largojë vëmendjen nga pakënaqësia qytetare, ndërsa përshkruan zgjerimin e protestave dhe shqetësimet e ngritura për korrupsionin, projektet turistike dhe qeverisjen në Shqipëri.
Artikulli i plotë i LE TEMPS:
“Edi Rama luan me provokimin”. I sfiduar nga një valë protestash që nuk bën gjë tjetër veçse rritet prej gjashtë javësh, kryeministri shqiptar këmbënguli ta priste personalisht reperin shumë kontrovers amerikan Kanye West, të ndaluar të mbajë koncerte në shumicën e vendeve evropiane për shkak të provokimeve të tij antisemite dhe islamofobe, si edhe për admirimin e tij të deklaruar ndaj Adolf Hitlerit.
Madje, vetëm pak ditë para koncertit, u mësua se qeveria kishte shpenzuar 4.2 milionë euro për të mundësuar zhvillimin e këtij eventi, i cili fillimisht ishte paraqitur si një “koncert privat”, që nuk do t’i kushtonte asgjë taksapaguesve. Kjo shkaktoi indinjatën e artistëve shqiptarë, të cilët protestuan të enjten para ministrisë së tyre, duke kujtuar se kultura përfaqëson vetëm 0.1% të buxhetit publik. Ministri Blendi Gonxhja i hodhi poshtë këto kritika, duke i cilësuar si “donkishoteske”.
Për qeverinë, koncerti duhej të nxiste turizmin duke e vendosur Shqipërinë në hartën botërore të këtyre ngjarjeve të mëdha. Në realitet, biletat pothuajse nuk u shitën dhe, për të mbushur 60 mijë vendet e stadiumit të përkohshëm Eagle Stadium, të ndërtuar posaçërisht për këtë rast pranë autostradës që të çon në Durrës dhe aeroportin e Tiranës, qeveria solli me autobusë të posaçëm nxënës të shkollave të mesme dhe punonjës të administratës publike. Aktivistë të lëvizjes së majtë Bashkë arritën gjithashtu të hynin në stadium dhe të shpalosnin një banderolë ku shkruhej: “Edi Rama, Fuck Ye! Jep dorëheqjen!”
Ndërkohë, 10 deri në 15 mijë persona marshonin në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, në qendër të Tiranës, për mbrëmjen e 42-të radhazi. Koncerti nuk arriti të ndezë një kundërzjarr të aftë për të larguar vëmendjen nga vala e zemërimit që po trondit Shqipërinë. Që nga 31 maji, protesta të përditshme denoncojnë dhënien e ishullit të Sazanit dhe gadishullit fqinj të Zvërnecit Trump Organization, konglomeratit familjar të drejtuar nga Ivanka Trump dhe bashkëshorti i saj Jared Kushner, të cilët duan të ndërtojnë aty një resort luksoz, duke vënë në rrezik zona natyrore të mbrojtura, veçanërisht lagunën e Nartës, strehë e flamingove.
Që atëherë, protestuesit e “Revolucionit të Flamingove” denoncojnë vullnetin për ta shitur vendin interesave të disa oligarkëve, duke pohuar se “Shqipëria nuk është në shitje”. Këta protestues, shpesh të rinj, kërkojnë dorëheqjen e Edi Ramës, kreut të Partisë Socialiste, në pushtet që prej vitit 2013, por nuk kanë më shumë besim as te forca kryesore opozitare, konservatorët e Partisë Demokratike të Sali Berishës. Ata kërkojnë “një Shqipëri të re”, duke denoncuar rrjetet oligarkike që dominojnë vendin që nga rënia e komunizmit.
“Çdo parti ka mediat e veta dhe ka ndërtuar rrjetet e saj në botën e biznesit, madje edhe në qarqet kriminale. Pikërisht këtë duopol refuzojnë protestuesit”, shpjegon eseisti Fatos Lubonja, ish-i burgosur politik i diktaturës dhe një figurë e njohur e kundërshtimit.
Sigurimi ndërkombëtar i jetës
Që nga fillimi i lëvizjes, Edi Rama i është përgjigjur vetëm me përçmim, duke u përpjekur të diskreditojë kundërshtarët e tij, duke i akuzuar se janë “të manipuluar nga forca armiqësore ndaj Shqipërisë dhe Izraelit”, madje edhe nga Irani. Këto akuza tingëllojnë me ironi kur kryeministri sjell me një kosto të madhe një këngëtar të njohur për antisemitizmin e tij si Kanye West, por kjo shpjegohet me marrëdhëniet e ngushta që ai mban me qeverinë e Netanyahut.
“Edi Rama mbështetet te aleatët e tij ndërkombëtarë për të dalë nga kjo situatë, te evropianët dhe amerikanët. Ky është sigurimi i tij i fundit i jetës”, vijon Fatos Lubonja.
Në fakt, prirja autoritare dhe e korruptuar e regjimit shqiptar është e njohur në Bruksel, por Komisioni Evropian ka mbetur gjithmonë shumë i përmbajtur në kritikat e tij. Edi Rama, i cili e ka rreshtuar politikën e jashtme të vendit me atë të Bashkimit Evropian, shfaqet si një e keqe më e vogël e pranueshme dhe, ashtu si homologu i tij serb Vuçiç, si garant i stabilitetit rajonal.
Kryeministri, i cili nuk ka hequr kurrë dorë nga pretendimet e tij si artist i arteve pamore, pretendon gjithashtu se po farkëton “fytyrën e re” të Shqipërisë dhe kishte investuar shumë te botimi, rreth dhjetë ditë më parë, i një libri luksoz arkitekture me titull “The Albanian Files”, ku paraqiten projektet e mëdha urbanistike në zhvillim ose të planifikuara.
Por opozita menjëherë iu referua SPAK-ut, Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit, pasi këto projekte ngrenë pikëpyetje mbi financimin e tyre tepër të dyshimtë.
“Zyrat më të mëdha ndërkombëtare të arkitekturës janë thirrur për të legjitimuar qarkullime ekonomike që bien ndesh me interesin e përgjithshëm”, shpjegon Fatos Lubonja.
Mobilizimi vazhdon të rritet, i forcuar edhe nga diaspora që po kthehet në vend për pushimet verore. Florian Haçkaj, zëdhënës i grupit “Diaspora për një Shqipëri të Lirë”, i bërë i njohur për debatet e tij me video me kryeministrin Rama, ishte një nga figurat e tubimit të së shtunës.
Ky profesionist shpjegoi se sapo kishte mbërritur nga Zvicra me familjen e tij, duke iu drejtuar turmës me fjalët:
“Ju jeni heronjtë tanë, mos lejoni t’ju frikësojnë. Koha e frikës ka marrë fund.”
Nga Jorida Tabaku: Dje, në rrjetet sociale, më bënë thirrje mua dhe ish-pedagoges sime, @Irena Beqiraj që të bënim nj&...
Partia Demokratike ka vendosur të mos marrë pjesë as në seancën plenare të nesërme të Kuvendit. Vendimi u është...
Mijëra qytetarë u mblodhën edhe sot në Sheshin “Skënderbej” në protestën e 43-të kundër qeverisë...
Ish-ministri socialist i Financave dhe ekonomisti Arben Malaj ka reaguar ndaj vendimit të qeverisë për financimin me 4 mln euro për koncerti...
Shkruan nga Tirana Adelheid Wölfl/ Patroni jo vetëm që kontrollon punët e vendit, por edhe ato të kryeqytetit, Tiranës. Meqen&eum...
Nga Ditmir Bushati Në një shoqëri demokratike njerëzit janë të lirë të bëjnë zgjedhjen që mendojnë ...
Partia Demokratike Europiane ka reaguar pas deklaratave të këngëtares shqiptare Dua Lipa në një podkast me Lea Ypin mbi protestat n&eum...
Ai i vijoi sulmet teksa tha se një tufa sorrash dhe laraskash e akuzojnë që po sulmon popullin, se po shan rininë që është ...
Sot është dita e 43-të e protestave qytetare. Edhe këtë të diel grumbullimi i protestuesve do të nisë nga sheshi Skë...
Kanye West u largua nga Tirana të shtunën në mbrëmje, pasi mbajti në Kashar një koncert që në skenë mund të ...