Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Viti 2026, i dyti më i nxehtë në histori ‘Më bërtiste pa arsye, kot’, vajza dogji babain me benzinë dhe u nis për punë. Policia e ndalon në derën e ... Italia sfidon Francën dhe Belgjikën, lista e të grumbulluarve të Mancinit Berisha thirrje studentëve: Nesër të rrëzojmë Ramën! Berisha publikon sondazhin: Bizneset dhe qytetarët janë rrënuar nga narko-eurot, Banka e Shqipërisë dhe med... Maran publikon listën e nëntorit: Balliu largohet nga Kombëtarja, Tuci mbetet në vëzhgim Ambasadorja e Holandës në Shqipëri: Dhuna në protesta na ka shokuar! Tragjedia në futbollin spanjoll/ Ende pa një vendim për Owono pas vdekjes së Jesús de Miguel, sa rrezikon p... Kombëtarja shqiptare, trajneri Maran publikon listën për dy sfidat e fundit në Nations League EMRI/ Ra në kontakt me rrymën elektrike, humb jetën elektriçisti në Vlorë Ardit Gjebrea në SPAK për dosjen Veliaj. Përfitoi rreth 330 mijë euro nga Bashkia e Tiranës për Këngën Magj... Manchester United kërkon trajnerin e ri, nis kontaktet me Didier Deschamps
POLITIKE

Rama mbledh drejtuesit politikë të PS dhe kryetarët e komisioneve: Sot do të flas për makinerinë tonë të partisë

P
Piranjat30 July 2026, 17:40 · 3 min lexim
Rama mbledh drejtuesit politikë të PS dhe kryetarët e

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur këtë të enjte drejtuesit politikë të PS dhe kryetarët e komisioneve parlamentare. Gjatë mbledhjes, Kryeministri ka prezantuar një dokument të ri të quajtur “Prania Besnike”, të cilin e cilësoi si një aneks të dokumentit “Besa”. Rama theksoi se dokumenti i ri ‘Prania Besnike’ i adresohet vetëm partisë, me synimin për ta vendosur atë në funksion të kthesës së mandatit të katërt.

Kryeministri solli si shembull edhe disa udhëheqës që sipas tij, asnjëri nuk e humbi pushtetin nga dëgjimi, por humbën dëgjimin nga pushtetit. Në një rast, Rama renditi edhe ish-presidentin amerikan Barack Obama.

“Dokumentin strategjik ‘Besa’ e keni tashmë në dorë. Ky dokumenti tjetër, që është këtu dhe që e ndaj me ju sot për një diskutim të brendshëm, quhet ‘Prania Besnike’ dhe është aneksi i dokumentit të parë.‘Prania Besnike’ i adresohet vetëm partisë, me synimin për ta vendosur atë në funksion të kthesës së mandatit të katërt.

Nëse herën e shkuar fola për qeverisjen, sot do të flas për makinerinë tonë të partisë. Asnjëri nuk e humbi pushtetin nga dëgjimi, të gjithë e humbën dëgjimin nga pushteti, Obama fitoi me lëvizjen më të madhe vullnetare që kishte parë historia e demokracisë amerikane.

Mbi 2 mln vullnetarë, ose patronazhistë, si edhe 13 mln adresa njerëzish të lidhur me kauzën. Një muaj pas fitores të cilën askush nuk e parashikoi, ajo lëvizje u ftoh, rrjeti u fut brenda zyrave të administratës dhe u vu në shërbim të axhendës së shtëpisë së bardhë. Protagonistët kryesorë u kthen në zëdhënës të pushtetit të ri dhe kori më masiv i përcjelljes së një mesazhi politik në historinë e Amerikës u tret. 2 vjet më vonë, në zgjedhjet ep ara të me mandatit, makineria që kishte magjepsur botën nuk kishte më jetë. Obama e ka pranuar më vonë si një nga dështimet më të mëdha politike”, tha Rama.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.