Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Berisha: Raporti i KE damkoste Padrinon dhe Lubinë, opozita ka luajtur rolin e saj për këtë raport Protesta kundër Ramës/ Policia vijon me presionin ndaj rinisë, u vendos gjoba, katër të arrestuar Helmim nga uji në Vlorë? Pas fëmijëve, në spital edhe të rritur me të vjella e diarre Nga siguria e fëmijëve te vjedhja e kartave bankare, ja çfarë i shqetëson shqiptarët në internet Trump i ofron drejtuesit të UFC-së postin e zëdhënësit të Shtëpisë së Bardhë, White pritet të takohet me pr... “Papaqёt” me indianё pushtojnё rrugёt e Tiranёs: Sulmi i njё ushtrie qё po sundon kryeqytetin Hetimet për “Albanian Files”, Zhupa: Të zbardhen projektet dhe lidhjet me investitorët Shoqërohen 12 protestues, gjobiten 10 të tjerë Sánchez para zgjedhjeve: Spanja nuk qeveriset nga Uashingtoni apo Tel Avivi, por nga spanjollët Paditë që synojnë të heshtin median, studimi evidenton problematikat në gjykatat shqiptare Rritje ekonomike pa prodhim, ndërtimi dhe tregtia mbajnë ekonominë shqiptare Horoskopi/ Nga Puna tek Dashuria, java mbyllet plot aventura për këto shenja
POLITIKE

Rama mbron projektin në Zvërnec mes protestave: Nuk po falim asgjë, është pronë private

P
Piranjat29 May 2026, 17:05 · 3 min lexim
Rama mbron projektin në Zvërnec mes protestave: Nuk po falim

Kryeministri Edi Rama reagoi sot ndaj polemikave që kanë shoqëruar projektin turistik në Zvërnec, duke mohuar pretendimet se shteti shqiptar po u fal investitorëve toka publike në një nga zonat më të debatueshme të bregdetit.

Gjatë prezantimit të kompanisë “Albanian Digital Solution”, Rama e cilësoi si “lajm të rremë” pretendimin se qeveria po dhuron pasuri publike, duke deklaruar se toka ku parashikohet zhvillimi është “pronë private denbabaden”.

Deklarata vjen ndërsa prej më shumë se dy javësh ambientalistë dhe aktivistë kanë organizuar protesta kundër projektit, duke paralajmëruar për pasoja të mundshme mbi ekosistemin e zonës së mbrojtur të Nartës dhe Zvërnecit. Kundërshtarët e projektit kanë kërkuar transparencë mbi përmasat reale të ndërhyrjes dhe ndikimin që mund të ketë në një nga habitatet më të rëndësishme natyrore të vendit.

Debati u zhvendos edhe në emisionin “Opinion”, ku Artemis Poshi, përgjegjëse e Sektorit Juridik në Agjencinë e Zhvillimit të Territorit, sqaroi se aktualisht nuk ekziston ende një projekt përfundimtar ndërtimi. Sipas saj, janë miratuar leje zhvillimi dhe një leje për infrastrukturën paraprake, por zhvillimi ndodhet ende në fazën e projekt-idesë.

Poshi deklaroi se sipërfaqja prej rreth 2.6 milionë metrash katrorë ku parashikohet zhvillimi është pronë private me certifikata pronësie dhe se, sipas verifikimeve të kryera nga institucionet, nuk përfshin pronë shtetërore. Ajo sqaroi gjithashtu se ende nuk është paraqitur një projekt përfundimtar dhe rrjedhimisht nuk ekziston asnjë leje mjedisore për zhvillimin.

Zyrtarja e AZHT-së theksoi se ligji aktual lejon dhënien e lejeve në zona të mbrojtura përmes procedurave dhe rregulloreve të posaçme, me kusht që të respektohen kriteret ekologjike dhe biodiversiteti. Sipas saj, po kryhen studime të detajuara me asistencën e studiove të huaja për të vlerësuar ndikimin e mundshëm të projektit dhe mënyrën e përshtatjes së tij me karakteristikat e zonës.

Nga ana e tij, Rama këmbënguli se shteti nuk po fal asgjë dhe se investitorët e përfshirë janë “tejet seriozë”, ndërsa sqaroi se përfshirja e drejtpërdrejtë e shtetit lidhet me ishullin e Sazanit, ku negociatat ende nuk kanë përfunduar.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.