Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
“Papaqёt” me indianё pushtojnё rrugёt e Tiranёs: sulmi i njё ushtrie qё po sundon kryeqytetin Hetimet për “Albanian Files”, Zhupa: Të zbardhen projektet dhe lidhjet me investitorët Banorët e Moravës, dhjetëra herë të përmbytur, asnjëherë të dëmshpërblyer: Na duan vetëm kur ka zgjedhje... Shoqërohen 12 protestues, gjobiten 10 të tjerë Sánchez para zgjedhjeve: Spanja nuk qeveriset nga Uashingtoni apo Tel Avivi, por nga spanjollët Paditë që synojnë të heshtin median, studimi evidenton problematikat në gjykatat shqiptare Rritje ekonomike pa prodhim, ndërtimi dhe tregtia mbajnë ekonominë shqiptare Horoskopi/ Nga Puna tek Dashuria, java mbyllet plot aventura për këto shenja "Salillari", kompania me arkëtimet më të larta nga Thesari i Shtetit në 15 vitet e fundit Rënie temperaturash dhe reshje shiu,ja si parashikohet moti këtë të diel VIDEO-Skandali/ Policia shoqëron gazetarin holandez që denoncoi 'Albania Files'. Aktivistes që i filmoi i h... Eisenkoti merr mandatin, Netanyahu kërkon qeveri të unitetit kombëtar/ Prapaskenat e negociatave në Izrael ...
POLITIKE

“Rama në burg, Balluku në burg!”- Banorja e Rrjollit shpërthen në protestë: Ish-zv.kryeministrja duhet të ishte në qeli dhe jo të firmoste për t’i marrë tokën tim biri!

P
Piranjat 2 June 2026, 20:26 · 3 min lexim
“Rama në burg, Balluku në burg!”- Banorja e Rrjollit

Në protestën përpara godinës së Kryeministrisë, banorja e Rrjollit, nëna e një fëmije 2-vjeçar, ka shpërthyer me akuza të forta ndaj qeverisë dhe ish-ministres së Infrastrukturës dhe ish-zv.kryeministres Belinda Balluku, të cilën e akuzoi se ka firmosur për t’i marrë tokën e të birit duke e dhënë për ndërtim e një resorti në Rrjoll

“Rrjolli nuk do të ishte në këtë gjendje nëse ajo leje ndërtimi nuk do të ishte firmosur nga Balluku për t’i bërë nderin e jetës Bashkim Ulajt”, tha ajo ndërsa shtoi se “më 16 janar, duhet të kishte qenë e shkarkuar dhe jo të firmoste për të marrë tokën e tim biri”.

““Arresto Ballukun, arresto Ramën. Rama në burg, Balluku në burg, Rama në burg, Balluku në burg”, ishte thirrja e saj, ndërsa iu bashkuan njëzëri edhe mijëra protestues të pranishëm.

Ajo e cilësoi qeverinë “mafie e gjallë”, ndërsa shtoi se qytetarët nuk duhet të lejojnë që shteti të drejtohet nga mafia dhe pasuritë tona të përdoren për interesat e tyre.

Banorja e Rrjollit: Besoj që për katër muaj e keni parë se çfarë ka ndodhur në Rrjoll. Unë jam nëna e një fëmije 2-vjeçar dhe kam katër muaj që protestoj çdo ditë para Policisë së Shtetit, e cila mbron oligarkët që po ndërtojnë në tokën e tim biri.

Dua t’ju sqaroj edhe një gjë tjetër, Rrjolli nuk do të ishte në këtë gjendje nëse ajo leje ndërtimi nuk do të ishte firmosur nga Balluku për t’i bërë nderin e jetës Bashkim Ulajt.


Ndaj sot, të gjithë bashkë duhet të thërrasim në kor: “Arresto Ballukun, arresto Ramën”. SPAK duhet të përgjigjet për këto gjëra. Balluku, më 16 janar, duhet të kishte qenë e shkarkuar dhe jo të firmoste për të marrë tokën e tim biri. Balluku duhet të jetë në burg…

Rama në burg, Balluku në burg, Rama në burg, Balluku në burg, Rama në burg, Balluku në burg, Rama në burg, Balluku në burg. Këta nuk janë qeveri, por një mafie e gjallë. Ne nuk duhet të lejojmë që shteti të drejtohet nga mafia dhe pasuritë tona të përdoren për interesat e tyre.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.