Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Shpërndahen protestuesit nga bulevardi, pas ujit me presion nisin shoqërimet nga policia Rinia dhe qytetarët në këmbë kundër Ramës/ “Blindohet” Bulevardi, furgona policie qëndrojnë gati kundër pro... DOKUMENTI/ SPAK regjistron kallëzim penal për “Albanian Files” të Ramës, nis hetimi për resortet luksoze... Tensione para Kryeministrisë/ Protestuesit shkulin gurët e trotuarit dhe i hedhin drejt policisë Gjakftohtë/ Jetoi prej vitesh në Greqi si ‘fantazmë’, si u zbulua shqiptari i akuzuar për katër vrasje ... Zhdukja e përkthyeses kineze me pasaportë shqiptare/ Kasaforta me 100 mijë euro dhe hetimet në Shqipëri 'Vetëm prokurorët nuk zbresin në terren'/ Gazetari plas skandalin: Dyshime se punonjësit e AMP janë në prot... “Ushtarët” e rinj të Klodian Lekocajt dalin para gjykatës: Sulmova me molotov dyqanin për 1 mijë euro ... Protestë prej disa orësh para Ministrisë së Arsimit, nis marshimi drejt Kryeministrisë 25 vite punë, pa paga dhe pa sigurime/ 50 punonjësit e NEFER në Shkodër kërkojnë drejtësi Aksident me pasojë vdekjen në një minierë në Martanesh Lule, premtime dhe dhunë! Historia e Anxhelës, nga dashuria e adoleshencës te medikamentet e fshehura në pi...
POLITIKE

Rama nga Thethi sulmon sërish protestuesit: Lloj-lloj sharlatanësh e ekstremistë

P
Piranjat21 July 2026, 19:38 · 3 min lexim
Rama nga Thethi sulmon sërish protestuesit: Lloj-lloj sharlatanësh e

Kryeministri Edi Rama sulmoi nga Thethi protestuesit që prej 52 ditësh mblidhen çdo ditë në bulevardin përpara Kryeministrisë, duke kërkuar dorëheqjen e tij dhe largimin e kastës së vjetër politike.

Gjatë një takimi me banorët e zonës, kreu i qeverisë i akuzoi protestuesit se kundërshtojnë investimet e huaja dhe i cilësoi me terma si “sharlatanë”, “delirantë” dhe “ekstremistë”. Duke iu përgjigjur pyetjeve të banorëve për Paketën e Maleve dhe ndërhyrjet e qeverisë ndaj ndërtimeve pa leje në Theth, Rama argumentoi se zhvillimi ekonomik vjen përmes investimeve dhe mori si shembull projektin për ndërtimin e rrugës së Dukagjinit, që sipas tij do t’i shërbejë zhvillimit të turizmit dhe zonës.

“Nga vijnë fondet? Fondet vijnë nga investimet. Edhe shtetet më demokratike bëjnë garë për të sjellë më shumë investime të huaja. Në Shqipëri dalin lloj-lloj sharlatanësh, delirantësh e ekstremistësh dhe thonë nuk duam investime të huaja, nuk duam të huaj në Shqipëri. Kujt po ia shesim Shqipërinë?”, u shpreh Rama, duke përmendur edhe investimet e Katarit si shembull.

Kryeministri tha se qeveria do të nisë ndërtimin e rrugës së Dukagjinit, ndërsa kujtoi se dikur zona vuante nga mungesa e infrastrukturës, energjisë elektrike dhe ujit.

Në të njëjtin takim, Rama sqaroi edhe Paketën e Maleve, duke theksuar se ajo nuk është një skemë në favor të oligarkëve, por synon t’u japë zgjidhje çështjeve të pronësisë për trashëgimtarët në zonat malore.

Ai mohoi gjithashtu se kishte premtuar legalizimin e ndërtimeve të reja pa leje në vizitën e tij të mëparshme në Theth, duke theksuar se qeveria do të legalizojë vetëm ndërtimet ekzistuese që plotësojnë kriteret ligjore.

“Nuk kam thënë vazhdoni ndërtoni se do t’i legalizojmë. Kam folur vetëm për ndërtimet ekzistuese. Pas vizitës sime shpërtheu vala e ndërtimeve të paligjshme, u dëmtua zemra e Thethit dhe lëndina pranë kishës u zaptua me ndërtime pa leje. Këto nuk mund t’i lejonim”, deklaroi Rama.

Takimi në Theth u zhvillua në prani të ministrave Ervin Demo dhe Enea Karakaçi, kryebashkiakut të Shkodrës, Benet Beci, si dhe zyrtarëve vendorë.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.