‘Rama, një bandit që vjedh i pashqetësuar’, Blushi: ‘KAYO’ e rivërtetoi se shteti është mafie sot!

'Edi Rama, një bandit që vjedh i pashqetësuar shqiptarët prej 13 vitesh'. Kështu e konsideron Sekretari i Përgjithshëm i PL, Tedi Blushi në studion e Çim Peka Live në Syri Tv, kryeministrin Edi Rama. Sipas Blushit, dëmet që ka bërë kreu i qeverisë kanë cenuar shqiptarët, duke i dëmtuar, madje duke grabitur dhe shtresën më vulnerabël të shoqërisë, pensionistët.
Sekretari i Përgjithshëm i PL u shpreh se për këtë arsye, Rama duhet trajtuar si një bandit, pasi është i vetmi që çdo gjë që parlajmëron është i gatshëm ta bëjë.Dhe këtë, vijon ndër të tjera Blushi e tregon më së miri skandali Kayo, i cili vërteton se shteti sot është mafie. Rama është një bandit, që ka shpopulluar zona të tëra Shqipërisë. Dëmet e Ramës kanë cenuar shqiptarët në 13 vite, ka grabitur edhe pensionistët, vjedh i pashqetësuar. Rama duhet trajtuar si bandit. Rama sot është si Toto Rina, ka treguar se atë që paralajmëron e bën. Gjithçka ka thënë e ka vënë në jetë.
S’mjaftonte skandali mafioz Kayo, që shteti është kapur nga mafia. Kemi incineratorët që vazhdojnë të paguhen, janë në letra e s’punojnë, dhe s’ka asnjë reagim, sepse s’ka shtet sot. Kayo e rivërtetoi se shteti është mafia sot.
Si duhet të reagojmë sot përballë një mafie që përdor shtetin për të legjitimuar paligjshmërinë përballë qytetarëve e opozitës së pambrojtur. Kërcënohen familjet që dalin në protestë, rrëmbehen protestuesit në trotuare e futen në burgje.
Nuk ka kush nga grupi mafioz, çetë e grupit të organizuar. Rama ka një meritë, mjeshtër për të shfokusuar vëmendjen nga skandalet e mëdha. Kur shpërtheu Kayo, e çoi vëmendjen të pagat. E nisi me Ballukun, u zbulua vila e 2, pastaj te pagat e gjyqtarëve. Rama peshkon ata që del për peshk, ne jemi për luftë dhe jo peshk.
Lexo edhe
POLITIKE
‘S’ka normalitet për situatën ku ndodhemi’, Këlliçi: Të gjithë e kanë pranuar skandalin e Roni Yeffet, Rama jo!

Ahmetaj për Ballukun: Plaçkitësja është një kalë i ngordhur i florinjtë me barkun me diamante

“Nuk shitet Shqipëria”/ Thirrjet e protestuesve: Në Shkodër nuk duam konsullatë serbe

VIDEO/ Kontroll policor në aktivitetin e Ramës, Pjerin Ndreu ndalonte shqiptarët të futeshin në takim

‘Rama ka idhull El Chapon’/ Ahmetaj: Motoja e tij, ‘një m... të madh do ta mbulojmë me një tjetër më të madh’

EMRI/ Rama largon Eglantina Gjermenin nga Misioni i OSBE-së, pritet emërimi i Uran Ferizit

‘Më kërcënuan me fëmijët, shteti nuk më mbrojti’, Ahmetaj: Skënderi flet me plaçkitësen në aplikacionin sekret

‘Nuk kanë guxim të prekin Ballukun’/ Ahmetaj: Do ta sjellin imunitetin kur t’i duhet Ramës për Marta Kos





