Rama njoftoi shkarkimin e Vlora Hysenit, Bardhi: Zgjidhja është doreheqja dhe ndjekja penale e kryeministrit

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama për largimin e Vlora Hysenit nga drejtimi i Shërbimit Informativ të Shtetit. Me anë të një deklarate në rrjetet sociale, Bardhi shprehet se Hyseni është vendosur në krye të SHISH për t’i shërbyer interesave të krimit të organizuar, ndërsa kujtoi se akuza të ngjashme i kishte artikuluar publikisht që në vitin 2024.
Reagimi vjen pas zhvillimeve të forta të kësaj të marte, kur GJKKO, me kërkesë të SPAK, caktoi ndaj Hysenit masën “arrest në shtëpi”, shoqëruar me pezullimin nga detyra. Masa raportohet se është marrë në kuadër të hetimeve të lidhura me dosjen e AKSHI-t dhe Ergys Agasin.
Reagimi i Bardhit:
Vlora Hyseni e ka bërë shumë mirë detyrën që i ka ngarkuar Kryeministri: informimin dhe mbrojtjen e krimit të organizuar! E kam thënë nga foltorja e Kuvendit në 2024: “Edi Rama e vendosi Vlora Hysenin në krye të Shërbimit Informativ Shtetëror si njeriun e Ergys Agasit dhe për t’i shërbyer krimit të organizuar”. Prandaj, shkarkimi i Vlora Hysenit, edhe pse Kryeministri ka alergji nga fjala “pezullim nga detyra”, nuk zgjidh asgjë.
Në vend të saj do të vijë një Vlorë tjeter, sepse Kryeministri i vendit nuk është një njeri i lirë. Edi Rama duhet të japë dorëheqjen dhe të dalë para drejtësisë!
Lexo edhe
POLITIKE
Ambasada amerikane: Kur SHBA dhe Shqipëria qëndrojnë së bashku, komunitetet janë më të sigurta

Tabaku kërkon transparencë për projektet në Zvërnec: Ligji për Investimet Strategjike duhet anuluar

REL: Kurti e shkarkoi nga AKI, Rama e solli në krye të SHISH-it! Sot Vlora Hyseni nën arrest shtëpie

Berisha: Haram Begaj është anëtar vullnetar i kësaj organizate kriminale. Nuk ekziston Këshilli i Sigurisë Kombëtare

Blushi: O Republika, o mafia! Të nisë përballja e fortë për çlirimin e shtetit, rrugë tjetër nuk ka

Berisha: Vlora Hyseni u bëri presion gjyqtarëve të Kushtetueses në çështjen e Belinda Ballukut!

Denoncimi i Berishës: Vlora me Gysin dreka dhe darka dy herë në javë te një lokal poshtë shtëpisë sime

Shembet përfundimisht në humnerë shteti i Ramës!





