Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Sherr tek Doganat/ Kush po tenton ta fshijë gjobën 5.1 mln euro të Salillarit Shpërndahen protestuesit nga bulevardi, pas ujit me presion nisin shoqërimet nga policia Rinia dhe qytetarët në këmbë kundër Ramës/ “Blindohet” Bulevardi, furgona policie qëndrojnë gati kundër pro... DOKUMENTI/ SPAK regjistron kallëzim penal për “Albanian Files” të Ramës, nis hetimi për resortet luksoze... Tensione para Kryeministrisë/ Protestuesit shkulin gurët e trotuarit dhe i hedhin drejt policisë Gjakftohtë/ Jetoi prej vitesh në Greqi si ‘fantazmë’, si u zbulua shqiptari i akuzuar për katër vrasje ... Zhdukja e përkthyeses kineze me pasaportë shqiptare/ Kasaforta me 100 mijë euro dhe hetimet në Shqipëri 'Vetëm prokurorët nuk zbresin në terren'/ Gazetari plas skandalin: Dyshime se punonjësit e AMP janë në prot... “Ushtarët” e rinj të Klodian Lekocajt dalin para gjykatës: Sulmova me molotov dyqanin për 1 mijë euro ... Protestë prej disa orësh para Ministrisë së Arsimit, nis marshimi drejt Kryeministrisë 25 vite punë, pa paga dhe pa sigurime/ 50 punonjësit e NEFER në Shkodër kërkojnë drejtësi Aksident me pasojë vdekjen në një minierë në Martanesh
POLITIKE

Kryeministri Rama nuk e sheh fajin te vetja: Protestat po ushqehen nga aktorë që kërkojnë kaos

P
Piranjat28 June 2026, 11:26 · 2 min lexim
Kryeministri Rama nuk e sheh fajin te vetja: Protestat po ushqehen nga

Edi Rama ka komentuar protestat që prej rreth një muaji po zhvillohen në Tiranë, duke deklaruar se pas tyre qëndrojnë individë, organizata dhe aktorë jashtë vendit, të cilët sipas tij synojnë të nxisin kaos dhe zemërim në shoqëri.

Teksa sërish nuk e sheh fajin tek qeverisja e tij, Rama thotë se e kupton shqetësimin e qytetarëve, por theksoi se problemet e tyre nuk duhet të shfrytëzohen nga grupe që, sipas tij, nuk janë të interesuara për zgjidhje.

“E kuptoj që, kur gjëja vjen te vetja, ka arritur fundi i durimit, por nga ana tjetër nuk duhet lejuar që një hall i drejtë të bëhet lëndë djegëse për ata që vazhdojnë ta ushqejnë këtë rrëmujë, më shumë shpirtërore sesa fizike, duke bërë dëm pas dëmi”, u shpreh kreu i qeverisë.

Sipas Ramës, pas protestave qëndrojnë njerëz dhe organizata që përfitojnë nga situatat e tensionuara dhe nuk kanë interes që problemet të marrin zgjidhje.

“Janë njerëz që ushqehen me problemet e të tjerëve. Janë njerëz, organizata dhe aktorë të tjerë jashtë vendit që ushqehen me problemet e të tjerëve. Ata nuk kërkojnë zgjidhje. Ata kanë nevojë që zgjidhja të mos vijë kurrë, sepse ata duan ta mbajnë gjallë zemërimin”, deklaroi Rama.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.