Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Ardit Gjebrea në SPAK për dosjen Veliaj. Përfitoi rreth 330 mijë euro nga Bashkia e Tiranës për Këngën Magj... Manchester United kërkon trajnerin e ri, nis kontaktet me Didier Deschamps PD çon në Kushtetuese ‘paketën antidhunë’ të protestave Manchester United kërkon trajnerin e ri, nis kontaktet me Didier Deschamps Dy futbollistë me pasaportë shqiptare jashtë listës së Maranit, zbardhen arsyet Dosja e bujshme e prostit*cionit në Paris/ Kush është ‘tutorja’ shqiptare që kërkon lirimin nga burgu Aksident i rëndë në Francë, autobusi me fëmijë përplaset me pemën, dy persona pësojnë arrest kardiak, disa ... Mesazhi i Zelensky-t për SHBA-në dhe Rusinë: Na jepni një armëpushim dimëror për të mbajtur zgjedhjet! Vijon zbatimi i urdhrit të Ramës, policia gjobit 12 protestues të tjerë Polonia paralajmëron aleatët: Mos negocioni me Rusinë duke anashkaluar Europën Lindore Gjykata amerikane pezullon për 14 ditë ndërtimin e harkut triumfal të propozuar nga Trump në Uashington Ambasada Amerikane prezanton ambasadorin e ri Eric Wendt, zbulon prioritetet për marrëdhëniet SHBA-Shqipëri...
POLITIKE

Rama nuk ndalet, ndan ‘hisen’ në Vlorë për ‘sulltan’ Osmanin! 88.5 hektarë tokë shtetërore për 1 euro

P
Piranjat30 July 2026, 23:02 · 6 min lexim
Rama nuk ndalet, ndan ‘hisen’ në Vlorë për

Kryeministri Edi Rama nuk ndalet. Ndërsa qeveria premton shfuqizimin e ligjit për investimet strategjike, vijon t’u japë sipërfaqe të mëdha toke investitorëve strategjikë. Me tarifën simbolike 1 euro, Rama i ka vënë në dispozicion një sipërfaqe prej rreth 885 mijë metrash katrorë tokë shtetërore në Vlorë kompanisë RAMS Albania sh.p.k për të ndërtuar një zonë të lirë ekonomike. Në vendimin e sotëm qeveria ka shpallur  zyrtarisht zonën “VLORË TEDA/RAMS FREE ZONE” si Zonë të Teknologjisë dhe Zhvillimit Ekonomik dhe ka shpallur kompaninë “RAMS Albania” sh.p.k. si zhvilluese të zonës me procedurë jokonkurruese.e”

Kompania ka si imazh promovues aktorin turk Burak Özçivit, i cili verën e shkuar, në qershor 2025, zhvilloi një takim me kryebashkiakun e atëhershëm të Vlorës, Ermal Dredhaj. Vizita u paraqit si turistike, ndërkohë që kompania ishte në negociata me qeverinë për projektin. Projekti do të fokusohet në zhvillimin e një ekosistemi industrial, logjistik dhe inovativ, duke përfshirë teknologjinë industriale, automatizimin, inteligjencën artificiale, përpunimin e lehtë të metaleve dhe energjinë e rinovueshme.  Në vendim thuhet se periudha e funksionimit të zonës është 35 vjet, me të drejtë përsëritjeje deri në 99 vjet.

Rams Albania zotërohet nga Mehmet Faruk Burbul, i cili është njëkohësisht edhe pronari i korporatës Rams Global. RAMS Global është një kompani ndërkombëtare shumësektoriale me seli në Almaty, Kazakistan, me origjinë nga pasuritë e paluajtshme dhe ndërtimi. Në shkurt të këtij viti Komiteti i Investimeve Strategjike i dha këtij projektin statusin e Investimit Strategjik. Sipas vendimit, vlera e investimit të projektit “Vlorë TEDA/RAMS Free Zone” parashikohet të jetë 100 milionë dollarë dhe në të pritet të punësohen rreth 10 mijë vetë.

Vendimi

SHPALLJEN “ZONË E TEKNOLOGJISË DHE ZHVILLIMIT EKONOMIK, “VLORË TEDA/RAMS FREE ZONE”” DHE ZHVILLUESIT TË ZONËS ME VENDNDODHJE NË VLORË

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 4, të ligjit nr.9789, datë 19.7.2007, “Për krijimin dhe funksionimin e zonave të teknologjisë dhe zhvillimit ekonomik”, të ndryshuar, dhe të nenit 14/2, të vendimit nr.646, datë 22.7.2015, të Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e procedurave e të kritereve të përzgjedhjes së zhvilluesit në zonën e teknologjisë dhe zhvillimit ekonomik”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Ekonomisë dhe Inovacionit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Shpalljen “Zonë e teknologjisë dhe zhvillimit ekonomik, “VLORË TEDA/RAMS FREE ZONE”” të territorit, me sipërfaqe 885 557.6 (tetëqind e tetëdhjetë e pesë mijë e pesëqind e pesëdhjetë e shtatë pikë gjashtë) m2, pjesë e zonave kadastrale 8604 dhe 2765, në Bashkinë Vlorë, të përbërë nga pasuritë me sipërfaqet përkatëse, sipas listës dhe hartës, që i bashkëlidhen këtij vendimi.

2. Shtrirja, kufijtë dhe pikat e hyrjes e të daljes së “Zonës së teknologjisë dhe zhvillimit ekonomik, “VLORË TEDA/RAMS FREE ZONE”” përcaktohen në hartën, që i bashkëlidhet këtij vendimi.

3. Veprimtaritë, që do të zhvillohen në “Zonën e teknologjisë dhe zhvillimit ekonomik, “VLORË TEDA/RAMS FREE ZONE””, janë të llojit:

a) ekosistem industrial logjistik dhe inovativ;
b) teknologji industriale;
c) automatizim dhe inteligjencë artificiale;
ç) përpunim mekanik i lehtë i metaleve, duke kombinuar metalurgjinë e pastër me aktivitete të kufizuara në përpunim mekanik të lehtë dhe trajtime sipërfaqësore jondotëse dhe energjinë e rinovueshme.

4. Periudha e funksionimit të zonës është 35 (tridhjetë e pesë) vjet, me të drejtë përsëritjeje deri në 99 (nëntëdhjetë e nëntë) vjet.

5. Ministria përgjegjëse për ekonominë vë në dispozicion pasuritë e paluajtshme shtetërore në zonat kadastrale 8604 dhe 2765, Bashkia Vlorë, me sipërfaqe totale 885 557.6 (tetëqind e tetëdhjetë e pesë mijë e pesëqind e pesëdhjetë e shtatë pikë gjashtë) m², pjesë e Fondit të Pasurive të Paluajtshme për Mbështetjen e Investimeve Strategjike (FPPMIS), në funksion të zhvillimit të projektit, me tarifë 1 (një) euro/kontrata.

6. Shoqëria “RAMS ALBANIA”, sh.p.k., shpallet zhvillues i zonës së teknologjisë dhe zhvillimit ekonomik, me procedurë jokonkurruese si subjekt përfitues, me status “Investim/investitor, procedurë e veçantë”, në bazë të vendimit nr.1, datë 11.2.2026, të Komitetit të Investimeve Strategjike, të ndryshuar.

7. Vendimet e Këshillit të Ministrave nr.774, datë 4.6.2008, “Për shpalljen e “Zonë ekonomike” në Vlorë”, nr.818, datë 11.6.2008, “Për përcaktimin e autoritetit kontraktues, për dhënien e statusit të zhvilluesit të zonës ekonomike, në Vlorë, dhe miratimin e bonusit, në procedurën përzgjedhëse konkurruese, që i jepet shoqërisë”, dhe nr.1547, datë 26.11.2008, “Për miratimin e kontratës të formës BOT, të lidhur ndërmjet Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës dhe “Idea Vlora”, sh.a., për projektimin, financimin, ndërtimin, operimin, mirëmbajtjen dhe transferimin e parkut industrial në Vlorë”, shfuqizohen.

8. Ngarkohen Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit, Agjencia Shtetërore Kadastrës dhe Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.