Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Rashford e krahason me Messin, parashikon shtatë Topa të Artë për Lamine Yamal Bujqësia në krizë/ Fermerët në Kallm të Fierit braktisin tokat dhe bagëtitë, prodhimet mbeten pa treg Alarm nga Belgjika/ Tërhiqet nga tregu shqiptar spatula e kuzhinës, përmban substancë kimike Shtatë nxënëse denoncojnë mësuesin për ngamcmim se*sual, ndalohet 35-vjeçari Mashtrimi që u kthye në një sensacion ndërkombëtar/ “Sirena” e Fixhit, gjysmë majmun dhe gjysmë peshk... Cristiano Ronaldo largohet nga Portugalia, heshtje totale nga Real Madrid 9 elektricistë humbën jetën në krye të detyrës gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë në punë “Rama të ndalë intimidimin e mediave”/ Partia Demokratike Evropiane: Gazetarët dhunohen nga policia, Shqipë... Viti 2026, i dyti më i nxehtë në histori ‘Më bërtiste pa arsye, kot’, vajza dogji babain me benzinë dhe u nis për punë. Policia e ndalon në derën e ... Italia sfidon Francën dhe Belgjikën, lista e të grumbulluarve të Mancinit Berisha thirrje studentëve: Nesër të rrëzojmë Ramën!
POLITIKE

Rama sulmon protestuesit me raportin e AMA: Pasqyra e mjerimit intelektual të dështakzemërakëve

P
Piranjat29 July 2026, 20:20 · 2 min lexim
Rama sulmon protestuesit me raportin e AMA: Pasqyra e mjerimit intelektual

Kryeministri Edi Rama ka sulmuar sërish protestuesit, duke iu referuar si sorra, korba dhe dështakzemërakë. Me anë të një postimi në Facebook, Rama ka publikuar të dhëna nga Autoriteti i Mediave Audiovizive që sipas tij, dëshmojnë se Shqipëria nuk mund të cilësohet si një regjim apo autokraci.

Kryeministri ka ndarë të dhënat e AMA për muajin qershor 2026, ku Partia Socialiste zë 36.05% të kohës së transmetimit në media, ndërsa opozita në tërësi 63.95%. Sipas Ramës, këto shifra hedhin poshtë pretendimet se në Shqipëri ekziston një regjim që kontrollon median.

Reagimi i Ramës:

Këto dy pasqyra, të cilat vijojnë të tregojnë me fakte kokëforta të bazuara në matje jo në perceptime, se Shqipëria nuk ka asnjë lidhje me autokracitë e me kinse regjimet - ku sorrat dhe korbat politike e mediatike e fusin përditë e përnatë me krrakrratë e tyre - vendosa t’i postoj vetëm si pasqyra të mjerimit intelektual të dështakzemërakëve, të cilët i kërkojnë papushim kudo (e sidomos te unë arsyet) pse “regjimi” nuk përmbyset, përveçse aty ku arsyeja është: Te mjerimi i tyre që sheh regjim se s’di këndim të Shqipërisë. 

Sipas monitorimit të Autoritetit të Mediave Audiovizive (AMA), gjatë muajit qershor 2026, partitë politike patën në dispozicion 402.47 minuta mbulim në edicionet kryesore të lajmeve. Nga kjo hapësirë mediatike, PS mori 36.05% të kohës së transmetimit, ndërsa opozita në tërsi 63.95%.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.