Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
VIDEO-Skandali/ Policia shoqëron gazetarin holandez që denoncoi 'Albania Files'. Aktivistes që i filmoi i h... Eisenkoti merr mandatin, Netanyahu kërkon qeveri të unitetit kombëtar/ Prapaskenat e negociatave në Izrael ... Afera 21 milionë euro/ Si po i shet “Ayen” në treg kilovatët që i takojnë shtetit Berisha: Përshëndes ata mijëra studentë dhe qytetarë që sot groposën në koshat e plehrave të Tiranës, dekre... Bashkia e Durrësit “shpik” një metodë të re për ngarkimin e mbeturinave nga kazanët Sherr tek Doganat/ Kush po tenton ta fshijë gjobën 5.1 mln euro të Salillarit Shpërndahen protestuesit nga bulevardi, pas ujit me presion nisin shoqërimet nga policia Rinia dhe qytetarët në këmbë kundër Ramës/ “Blindohet” Bulevardi, furgona policie qëndrojnë gati kundër pro... DOKUMENTI/ SPAK regjistron kallëzim penal për “Albanian Files” të Ramës, nis hetimi për resortet luksoze... Tensione para Kryeministrisë/ Protestuesit shkulin gurët e trotuarit dhe i hedhin drejt policisë Gjakftohtë/ Jetoi prej vitesh në Greqi si ‘fantazmë’, si u zbulua shqiptari i akuzuar për katër vrasje ... Zhdukja e përkthyeses kineze me pasaportë shqiptare/ Nga kasaforta me 100 mijë euro te hetimet në Shqipëri,...
POLITIKE

Rama sulmon Spiropalin, Daden dhe të tjerë socialistë që i kërkuan të dëgjojë thirrjet e protestës: Shpirtra të humbur

P
Piranjat20 June 2026, 13:21 · 2 min lexim
Rama sulmon Spiropalin, Daden dhe të tjerë socialistë që i

Kryeministri Edi Rama iu ka kthyer përgjigje të gjithë zërave socialistë, mes tyre, ish-kryeparlamentarja, Elisa Spiropali, e cila në një reagim për protestën kërkoi që në Shqipëri të ketë një marrëveshje të re, apo Arata Dade, e cila i refuzoi të bëhej dekor i Ramës në festën e 35-vjetorit të partisë duke refuzuar publikisht edhe dekoratën. Shumë zëra brenda së majtës kanë dalë në krah të qytetarëve, gjë të cilën mesa duket Edi Rama ka planifikuar ta shuajë me presion dhe shantazh

Nga mbledhja e grupit parlamentar të PS-së, Rama ironizoi të vetët që i kanë dalë kundër, duke i cilësuar si ‘shpirtra të humbur’, ndërsa i sfidoi që t’i propozonin drafte për ‘Shqipërinë e re’.

Fjala e Ramës: 

“Ah është dhe një thirrje për një marrëveshje të re, Shqipëri të re. Ka dhe shpirtra të humbur këtu në familjen tonë politike që duan një Shqipëri të re. Fare ….Të ma shkruajnë draftin për Shqipërinë e re dhe të ma sjellin. Një nga ata që flet për draft është Fatosi. Nëse ai është një flamingo që fluturon lart…. Do të sulmohemi por….Nuk jam i zgjedhur për të qenë i pëlqyer. Se më ka ikur ajo kohë. Më njeh Erioni mirë. Edhe kopertinën e Zëri të Popullit, e zgjodhi me kujdes qe të isha i pëlqyer.

Le të vijojnë sirenat atë punë kanë, ne kemi një punë tjetër. Mos u çudisni që në këtë rrugë do të kemi shumë të tjerë që do të na ndalin kundër. Ne kemi fakte sa të duash. Jemi në një kohë kur falë algoritmit dhe botës pa kufij.”

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.