Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Afera 21 milionë euro/ Si po i shet “Ayen” në treg kilovatët që i takojnë shtetit Berisha: Përshëndes ata mijëra studentë dhe qytetarë që sot groposën në koshat e plehrave të Tiranës, dekre... Bashkia e Durrësit “shpik” një metodë të re për ngarkimin e mbeturinave nga kazanët Sherr tek Doganat/ Kush po tenton ta fshijë gjobën 5.1 mln euro të Salillarit Shpërndahen protestuesit nga bulevardi, pas ujit me presion nisin shoqërimet nga policia Rinia dhe qytetarët në këmbë kundër Ramës/ “Blindohet” Bulevardi, furgona policie qëndrojnë gati kundër pro... DOKUMENTI/ SPAK regjistron kallëzim penal për “Albanian Files” të Ramës, nis hetimi për resortet luksoze... Tensione para Kryeministrisë/ Protestuesit shkulin gurët e trotuarit dhe i hedhin drejt policisë Gjakftohtë/ Jetoi prej vitesh në Greqi si ‘fantazmë’, si u zbulua shqiptari i akuzuar për katër vrasje ... Zhdukja e përkthyeses kineze me pasaportë shqiptare/ Nga kasaforta me 100 mijë euro te hetimet në Shqipëri,... 'Vetëm prokurorët nuk zbresin në terren'/ Gazetari plas skandalin: Dyshime se punonjësit e AMP janë në prot... “Ushtarët” e rinj të Klodian Lekocajt dalin para gjykatës: Sulmova me molotov dyqanin për 1 mijë euro ...
POLITIKE

Rama për “Bloomberg”: Nuk është vetëm Irani pas protestave në Shqipëri

P
Piranjat23 June 2026, 21:41 · 3 min lexim
Rama për “Bloomberg”: Nuk është vetëm Irani pas

Qeveria e Shqipërisë nuk do të tërheqë mbështetjen e saj për dy projekte turistike luksoze të mbështetura nga firma e investimeve e Jared Kushner, pavarësisht javëve të protestave të përditshme, tha kryeministri Edi Rama për agjencinë e njohur “Bloomberg”.

Në disa komente të dhëna me shkrim, Rama theksoi se qeveria e tij duhet të bëjë dallimin midis “protestave të vërteta” dhe “teatrit politik”, siç i përshkroi ai protestat kundër këtyre projekteve.

Sipas tij, qytetarët i dhanë një mandat të fortë në zgjedhjet e vitit të kaluar për të çuar përpara vizionin e tij për ta shndërruar Shqipërinë në një destinacion turistik premium dhe “jo për të qeverisur sipas hashtagëve apo sipas jehonës më të zhurmshme”.

“Bloomberg” shkruan se projektet e mbështetura nga kompania Affinity Partners e Jared Kushner kanë shkaktuar reagime të forta në vend, sidomos për zhvillimin e zonave bregdetare dhe procesin e miratimit të investimeve private.

Megjithatë sipas Ramës, “as një pakicë e zhurmshme, as opozita dhe as valë zemërimi e amplifikuar në rrjetet sociale” nuk do të pengojnë realizimin e vizionit “Shqipëria 2030”, duke shtuar se edhe ndikime të jashtme nuk do të ndryshojnë kursin e qeverisë.

Rama ka akuzuar më parë se protestat po nxiten nga një “ekosistem reagimesh të fryra artificialisht në internet”, ndërsa ka paralajmëruar se koha do të tregojë të gjithë faktorët e përfshirë në këtë debat.

Në emailin e tij për Bloomberg, ai tha se koha do të tregojë se “Irani nuk është i vetmi aktor i përfshirë”.

“Bloomberg” kujton se Shqipëria strehon rreth 3 mijë anëtarë të organizatës opozitare iraniane në mërgim, Organizata e Muxhahedinëve të Popullit të Iranit. Vitin e kaluar, hakerë iranianë sulmuan shërbimet bashkiake në Shqipëri.

“Standardi ynë është i qartë: ligji, shkenca, transparenca dhe detyrimet europiane- jo histeria”, tha Rama. “Ne po e hapim vendin, po mbrojmë pasuritë e tij natyrore, po tërheqim investime serioze dhe po ecim me vendosmëri drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian.”

 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.