Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Grabitja e Pronave, tenderat në Ukrainë zbulojnë skemën Rama-Yeffet Skema KAYO u kopjua nga Nigeria, si mashtroi shqiptarët ministri Ermal Nufi Studentët ndryshojnë strategji, protestë kombëtare dy herë në javë. Ja ditët dhe ora  ‘Lironi qyetarët, arrestoni Ramën’/ Protestuesit thirrje para Drejtorisë së Policisë së Tiranës pas arrest... “Diçka është kalbur në shtetin shqiptar”/ Me flamuj dhe pankarta, shqiptarët e presin Ramën me protesta në ... BE nxjerr bllof Ramën për protestat/ Nuk i organizon Rusia apo Irani, por reagim ndaj korrupsionit dhe keqq... Humbja katastrofike në zgjedhje/ Kë do të bëjë “kurban” Donald Trump? Emri që përflitet më së shumti ... Tjetërsimi i tokave në Dhërmi, GJKKO e njeh si “viktimë” kompaninë e Gaçit Prapaskenat në Bruksel/ Rama tentoi fshirjen e “paragrafit Balluku” nga raporti i BE-së Veliaj mesazh të fortë Ramës: Edhe në Spaç të më çosh, nuk shantazhohem, ke larguar socialistët dhe ke vënë... “Mos i prek gocat! Terroristë!”/ Tensionet para Kryeministrisë, qytetarët bllokojnë furgonin e policisë, ef... Shpërthimi në pallatin 5-katësh në Elbasan, identifikohet viktima! Mister fati i 69-vjeçarit të mbetur mes ...
POLITIKE

Debatet/ Rama përplaset me 4 kryebashkiakë, njëri braktis mbledhjen një tjetër e përzë

P
Piranjat12 August 2026, 18:01 · 3 min lexim
Debatet/ Rama përplaset me 4 kryebashkiakë, njëri braktis

Mbledhja prej 4 orësh e kryeministrit Rama me kryebashkiakët e majtë të bashkive të preken nga reforma territoriale, është zhvilluar me tone të ashpra e përplasje të forta mes kreut të qeverisë dhe 4 prej kryetarëve të bashkive që parashikohet të shkrihen, Policani, Dimali, Selenica dhe DivjaKa. 

Kryetari i Bashkisë së Policanit është larguar nga mbledhja pas një përplasje me tone të ashpra me kryeminsitrin që ka shkuar deri në ofendime nga ana e tij. 

Gjatë diskutimeve Rama i ka thënë Adriatik Zotkajt: Ti nuk duhet të ishe fare këtu. Ajo që bëri Policiani me djegien e kartave ishte një akt paturpësie.

Ndërsa Zotkaj i cili edhe publikisht ka qënë kundër shkrirjes së bashkisë së Policanit, me agrumentin se do të largohen shërbimet nga qytetarët i është përgjigjur: 

Zotkaj: Komuniteti i’u përgjigj veprimit mosmirënjohës të PS-së dhe Kryeministrit. Në ka një mosmirënjohje është ajo e PS.

Një tjetër përplasje e ashpër ka qënë ajo me kryetaren e Bashkisë së Dimalit, Juliana Memaj. 

Rama i është drejtuar me ironi: Ju udhëheqësit e mëdhënj!

Ndërsa Mema i është përgjigjur: Ç’udhëheqës zeza! Ne jemi bërë si punëtorë komunaleje. (duke folur për mungesën e kompetencave të pushtetit vendor)

Kjo fjali e ka irrituar kryeministrin Rama duke e nxjerrë Memën jashtë nga mbledhja. 

Edhe kryetarët e bashkive të Selenicës dhe Divjakës, Nertil Bello dhe Josif Gorrea kanë mbajtur debatuar me kyeminsitrin Rama dhe Arbjan Maznikun duke i qëndruar argumentave të tyre kundër shkrirjes së bashkive. 
Kryeministri Rama nga ana e tij ka pretenduar që kryetarët e këtyre bashkive po nxisin komunitetet e atyre zonave kundër reformës territoriale. 

Ndërsa kryetarët e bashkive, pretendojnë edhe për standarde të dyfishta kur vjen puna tek përzgjedhja e bashkive që duhet të shkriheshin. Sipas tyre ka bashki si Peqini, Vau i Dejës apo Rroskoveci të cilat janë me tregues më të ulët performace të cilat do të mbajën statusin e bashkisë. 

Mbledhja është përqëndruar vetëm tek reforma territoriale, ndërsa ka patur edhe bashki si Maliqi apo Këlcyera të cilat nuk kanë shprehur kundërshti për mënyrën se si do të pozicionohen me hartën e re territoriale. 

Në takimin që u mbajt në Kuç të Vlorës kanë qënë të pranishëm kryetarët e bashkive që preken nga ndryshimet e hartës territoriale si dhe kryetarët e bashkive qëndër qarku

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.