Rama: Pishë Poro nuk është zonë e mbrojtur, por peisazh i mbrojtur! Klasifikohet kategori e 5-të, lejohet koncepti i bashkëjetesës së natyrës me aktivitetin ekonomik

Kryeministri Edi Rama thotë se Pishë Poro nuk përmban statusin e zonës së mbrojtur, por peisazhit të mbrojtur. Rama tha se bën pjesë në kategorinë e pestë, që sipas tij, lejon edhe konceptin e bashkëjetesës së natyrës me zhvillimin ekonomik, social dhe turistik.
“Pishë Poro nuk është zonë e mbrojtur e kategorisë së parë apo të dytë por klasifikohet edhe sipas IUECN kategori e pestë, peisazh i mbrojtur. Dhe për shpalljen peisazh i mbrojtur ka një vendim qeverie.
Por ajo që nuk është treguar juve është se në 2017 këto kategori në ligjin tonë janë adoptuar në mënyrë të plotë dhe thelbi i sistemit tonë të zonave të mbrojtura është i linjëzuar me standardet më të larta ndërkombëtare dhe në princip sa më lart të shkohet në kategorinë 1 dhe 2 aq më shumë kufizohet ndërhyrja njerëzore, ndërsa në kategoritë 5 dhe rasti konkret, edhe 6 janë të ndërtuara mbi konceptin e bashkëjetesës së natyrës me aktivitetin ekonomik, social dhe turistik.
Për këtë arsye kategoria 5 nuk konceptohet si zonë pa zhvillim sepse ajo është një zonë ku banojnë njerëz por si zonë ku peisazhi, biodiversiteti kanë bashkëjetuar historikisht. “, tha Rama.
Lexo edhe
POLITIKE
Berisha lexon mesazhin që i la Dumanit: Drejtësia vonon, por nuk harron

Ndërhyrja e Greqisë për dhunën ndaj protestuesit në Zvërnec, Rama: Nuk i shërben marrëdhënieve të mira mes vendeve! Ishte akt dhune...

Protestat për Zvërnecin/ Rama: Kam menduar edhe të largohem dhe t’ju kërkoj ndjesë

Protesta për Zvërnecin, Rama: Nuk më duhet karrigia nëse heq dorë nga vizioni që kam për Shqipërinë! Të shtyj kohën e pushtetit me shijen...

“Rojet private u sollën si kafshë, morën qytetarin zvarrë”/ Rama për Zvërnecin: Unë do të bëja edhe më keq…

Kuvendi i PD, Belind Këlliçi: Ripërtëritja ndodhi, 60% e anëtarëve të zgjedhur të Këshillit Kombëtar janë gra dhe të rinj…

Dhuna ndaj qytetarit në Zvërnec, Ministria e Jashtme i përgjigjet Greqisë

Dhuna ndaj protestuesve në Zvërnec, reagon Ministria e Jashtme e Greqisë





