“Rama po ju merr qytetarëve habitatet”/ Lubonja: Flamingot simboli më i gjetur i revolucionit

Analisti Fatos Lubonja teksa ka marrë pjesë në protestën e 48 kundër qeverisë ka deklaruar se flamingot janë simbol i protestës pasi ashtu si projekti rrezikon t’i largojë ata nga habitati ashtu edhe betonizimi ka larguar banorët nga qyteti.
Sipas Lubonjës, Rama po iu merr qytetarëve habitatet shekullore.
“Dashur pa dashur, disa me vetëdije disa pa vetëdije identifikohen me flamingot. Kjo që po ndodh atje po i nxjerr flamingot nga habitati shekullot dhe rrezikojnë të mos kthehen më. Ne jemi si flamingot sepse ky po na largon mga habitati me industrinë e betonit, na mori Tiranën historike.
Ky është simboli më i gjetur i këtij revolucioni. 48 ditë protestë tregojnë dështimin e klasës politike për të ndërtuar shtetin e së drejtës, ky është shtet bandit, ku drejtësia s’ka mundur t’i çojë kriminelët atje ku e kanë vendin po i ka lënë të qeverisin.
Revolucioni mori dimensione socio-politike sepse u fut populli, shtresa shoqërore që nuk i njihnim, të rinjtë dhe ata që kanë qenë të frustruar nga politikat që ka bërë ai me Palestinën dhe Gazën për të cilat u nda dhe nga Evropa”, tha ai.
Lexo edhe
POLITIKE
Ndikimi politik, korrupsioni dhe kapja e drejtësisë/ Raporti i Brukselit nxin qeverinë Rama

Qytetari në ditën e 48-të të protestës: Rama mashtron, kamerierët në jug flenë si qen dhe si skllevër, punojnë dy turne

Raporti i KE për drejtësinë, Bardhi: Brukseli rrëzoi alibinë për Ballukun

“Vijon ndërhyrja politike”/ Komisioni Europian: Transparenca e procedurave të prokurimit publik në partneritetet publike-private, mbetet ...

‘Heshti për thirrjen e ministres për spastrim etnik në Kosovë’/ Këlliçi: Rama mbron Vuçiç, godet shqiptarët

Zbardhet raporti/ Komisioni Europian ‘shuplakë’ Ramës: Ndikimi politik, korrupsioni dhe problemet me median, pengojnë përparimin drejt BE...

Bozdo: Pastrimi i parave po deformon ekonominë, Banka e Shqipërisë është kthyer në altoparlant të kryeministrit

Skandali/ Erisa Xhixho: Spitalet kërkojnë donacione por shteti i çon paratë në një koncert privat





