Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
VIDEO-Skandali/ Policia shoqëron gazetarin holandez që denoncoi 'Albania Files'. Aktivistes që i filmoi i h... Eisenkoti merr mandatin, Netanyahu kërkon qeveri të unitetit kombëtar/ Prapaskenat e negociatave në Izrael ... Afera 21 milionë euro/ Si po i shet “Ayen” në treg kilovatët që i takojnë shtetit Berisha: Përshëndes ata mijëra studentë dhe qytetarë që sot groposën në koshat e plehrave të Tiranës, dekre... Bashkia e Durrësit “shpik” një metodë të re për ngarkimin e mbeturinave nga kazanët Sherr tek Doganat/ Kush po tenton ta fshijë gjobën 5.1 mln euro të Salillarit Shpërndahen protestuesit nga bulevardi, pas ujit me presion nisin shoqërimet nga policia Rinia dhe qytetarët në këmbë kundër Ramës/ “Blindohet” Bulevardi, furgona policie qëndrojnë gati kundër pro... DOKUMENTI/ SPAK regjistron kallëzim penal për “Albanian Files” të Ramës, nis hetimi për resortet luksoze... Tensione para Kryeministrisë/ Protestuesit shkulin gurët e trotuarit dhe i hedhin drejt policisë Gjakftohtë/ Jetoi prej vitesh në Greqi si ‘fantazmë’, si u zbulua shqiptari i akuzuar për katër vrasje ... Zhdukja e përkthyeses kineze me pasaportë shqiptare/ Nga kasaforta me 100 mijë euro te hetimet në Shqipëri,...
POLITIKE

“Rama po përgatit arratisjen e Belindës drejt Greqisë”- Berisha për protestën: Qytetarët dhe rinia janë derdhur rrugëve të Shqipërisë! S’janë fashistë, por…

P
Piranjat18 June 2026, 11:18 · 4 min lexim
“Rama po përgatit arratisjen e Belindës drejt

Kreu i PD-së, Sali Berisha akuzoi nga foltorja e Kuvendit ditën e sotme (18 qershor) kryeministrin Edi Rama se e ka kthyer Shqipërinë në diktaturë dhe i cilëson protestuesit paqësorë si fashistë apo antitrampisë, ndërsa vetë është i lidhur me narkoshtetin.

Ai nënvizoi se Rama po i përgatiste arratisjen ish-zv/kryeministres Belinda Balluku, e akuzuar dhe e pandehur nga SPAK-GJKKO.

“Janë 18 ditë të papara në historinë e Shqipërisë. Kurrë më parë shqiptarët nuk janë derdhur kaq shumë rrugëve të Shqipërisë. Kjo është përgjegjësia më e lartë para asaj të zotit, përgjegjësia qytetare. Qytetarë dhe rinia shqiptare kanë mbushur sheshet e Shqipërisë, kurrë si lëvizje fashiste, antisemite apo antitrampiste, jo dhe jo, ata kanë mbushur rrugët dhe sheshet kundër një diktature totalitare, që shkelmon dhe zvarrit të drejtat e njeriut dhe qytetarët paqësorë, kundër një diktature autoritare që ka ndërtuar në Shqipëri narkoshtetin e vetëm në Evropë. A e kuptoni se si jeni ju tani, unë ju shoh si i keni pozicionet në piramidën e narkoshtetit ju, janë trafikantët, biznesmënet, por në krye jeni ju. E kuptoni apo jo se çfarë ndodh? Pse janë ata njerëz në shesh? Vetëm Gjika me Alinë kanë lëvizur 50 tonë kokainë, të paktën 7 mld euro, a i shihni ju ndërtimet?”, tha ai mes të tjerash në lidhje me protestën që vijon prej 18 ditësh.

Më tej Berisha iu drejtua socialistëve edhe për dosjen “Aruba”, duke thumbuar edhe deputetin Damian Gjiknuri në distancë:

“Bëj be sa të duash, nuk ta besoj Damian, jo nuk ta besoj, se kam unë fajin”.

Gjithashtu ai vuri në dukje se protesta ka lidhje me skandalet e qeverisë dhe abuzimet e panumërta, teksa Rama ngre saraje.

“Shikoni tani, kush është fashisti, stalinisti, qytetari që u tërhoq zvarrë sikur të mos ishte njeri, e proteston në rrugë, sepse në një dosje të zonës së mbrojtur ka zero transparencë, sepse kërkon inceneratorin dhe s’e gjen kurrë, kërkon të shoh impiantin e ujërave të zeza dhe janë 120 mln euro të zhdukura. Si u bë Rama me saraje 700 e ca metra të gjata më shumë se Presidenti dhe kopshti 8500 metra i gjatë dhe ai zhduket”, vijoi ai.

Kryedemokrati akuzoi Ramën se po bënte gati arratisjen e Ballukut nga Shqipëria, për ta shpëtuar nga burgosja.

“Belindën po e përgatit për arrati. Cili, cila nga ju ka shoqëruar Belindën në udhëtimin e saj në Greqi me skafe. Kujtoni ju se deti nuk ka sy, edhe deti ka sy. Ua them unë, ai po pret edhe pak që ta arratisë Belindën. Ndaj Skapi partisë nuk e sjell mandatin e dytë të arrestit, sepse ajo po përgatitet të arratiset, ua them unë. Ku e keni Agaçin ju, është arratisur. Ata janë heronjtë e vërtetë, lëvizja e tyre, ai të fshihet (Rama), mos gënjeni shqiptarët, jeni damkosur nga parlamenti Evropian. Nuk është lëvizje antitramp kjo, është për shtetin ligjor, për transparencën, për ligjin ndërkombëtar, s’ka lidhje kjo as me presidentin Trump, as me sionizëm, u përpoq Rama”, përfundoi Berisha.

Seancë Plenare 18 Qershor 2026:

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.