Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Plagosja e ushtarit në Kuçovë/ Ministria e Mbrojtjes: U qëllua në shpatull me armën e shërbimit, transport... LE MONDE: Revolta e studentëve nuk zbehet, pavarësisht ashpërsimit të represionit nga Rama FOTO/ Studentit i vjen gjoba përmes policisë. I riu: S’jam dakord, Rama n’burg! KLGJ propozon shtimin e organikës me 102 gjyqtarë/ Ku do t’i gjejë ata? E rriti e vetme pas ndarjes nga bashkëshorti, zbulohen detaje të reja nga vrasja e 39-vjeçares shqiptare ng... ‘Lavatriçe’ e Vuçiçit/ Si u rrënua perandoria financiare e ‘Alta Bankës’ në Serbi Vetëplagoset me armën e shërbimit një ushtar në Bazën Ajrore të Kuçovës Situata e tensionuar në vend/ Shtyhet Panairi i 29-të i Librit në Tiranë, ja kur do të zhvillohet BIRN: Gazetarët përballen me dhunë dhe abuzime policore gjatë protestave në Shqipëri Nuk mori pjesë në seancë, Gjykata e Posaçme e Apelit jep nesër vendimin për Vlora Hysenin Trump u bën thirrje amerikanëve: Duhet ta mbajmë Amerikën të madhe. Sulmon edhe kandidatin demokrat në Mich... Protestuesit mblidhen para Ministrisë së Arsimit, bllokohet qarkullimi në Rrugën e Durrësit
POLITIKE

“Rama po shkon drejt rënies”, banorët kundër shkrirjes së bashkisë Klos: Largohen shërbimet

P
Piranjat25 August 2026, 10:42 · 2 min lexim
“Rama po shkon drejt rënies”, banorët kundër

Bashkia e Klosit ka nisur turin e dëgjesave publike me banorët duke prezantuar draftin e mazhorancës për reformën e re administrative-territoriale që parashikon bashkimin e kësaj bashkie me atë të Matit.

Banorët e Njësisë Administrative Xibër kundërshtuan bashkimin me Matin me argumentin se largohen shërbimet.

“Kryetari i qeverisë na premtoj shumë gjëra. Ne duhet të mobilizohemi e të qëndrojmë fort. Rama po shkon në rënie dhe në rënie po shkon vetëm me këto që bën. Nuk mban më ujë pilafi.

Ne në Klos mbarojmë punë shumë  më shpejt, kemi njerëzit tanë. Klosi me Burresli do jetë si Kosova me Beogradin dhe ne atje nuk ka për të na e parë asnjë surratin.

Në bashkinë e Klosit, zyrtarët janë më komunikues. Aty kemi oksigjenin. Popullin e ka rënuar. Ramës dua ti them e ke çuar vendin në greminë”, tha një banor.

Ata u shprehën se për të marrë një shërbim në Burrel, banorët e fshatit të Ketës apo fshatrave të tjerë do të kenë kosto më të lartë ekonomike dhe do të herxhojnë më shumë kohë.

Të tjerë banorë deklaruan se me hapjen e rrugës së Arbrit Bashkia Klos ka potencial të madh të zhvillimit ekonomik, ndaj duhet të vazhdojë të jetë më vete njësi e qeverisjes vendore.

Dëgjesat publike do të zhvillohen në të katër njësitë Administrative të Bashkisë Klos dhe në fund Bashkia do të mbajë një qëndrim zyrtar në lidhje me propozimin për reformën territoriale.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.