Rama pret Talabanin/ Çfarë nënkupton takimi me zv/kryeministrin e Rajonit të Kurdistanit të Irakut?

Kryeministri Edi Rama priti në Kryeministri zëvendëskryeministrin e Rajonit të Kurdistanit të Irakut, Qubad Talabani, i cili po zhvillon atë që prezantohet si vizita e tij e parë zyrtare në Shqipëri.
Për takimin nuk është bërë publik asnjë detaj mbi temat e diskutimit nga kryeministri Edi Rama, ndonëse marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe këtij rajoni kanë qenë deri më sot thuajse inekzistente. Pikërisht kjo e bën edhe më intriguese këtë "vizitë të parë zyrtare", e cila ngre më shumë pikëpyetje sesa jep përgjigje.
Takimi vjen vetëm një ditë para nisjes së Ramës drejt Ankarasë, ku pritet të marrë pjesë në samitin e NATO-s. Mbetet për t'u parë nëse do të ketë apo jo një takim me presidentin turk, Recep Tayyip Erdoğan.
Prej kohësh qarkullojnë aludime për një ftohje të marrëdhënieve mes Ramës dhe Erdoğanit, sidomos pas vizitës së kryeministrit shqiptar në Izrael dhe fjalimit që ai mbajti në Parlamentin e atij vendi.
Lexo edhe
POLITIKE
Kreu i KQZ: Shqipëria nuk është gati për depolitizimin e plotë të administratës zgjedhore

Bushkolaj: Sulmi ndaj protestës nuk vjen nga PS, por nga administrata dhe klanet e pushtetit të Edi Ramës

Vasili: Protesta, përgjigjja më e fortë ndaj narkoshtetit, Rama nuk jep dorëheqjen sepse është peng i krimit

Shqipëria në zgjedhje të parakohshme? Alimehmeti: Nuk ka zgjidhje tjetër në këtë situatë

'Kërkohet largimi i Ramës’/ Huffington Post: Mobilizimi nuk ka qenë kurrë kaq i madh, protesta po rritet

Belind Këlliçi publikon fotot: Edi Rama shton luksin në zyrën e tij, ndërsa populli ka mbushur sheshet kundër korrupsionit dhe arrogancës...

Zhupa nxjerr raportin: Shqipëria e fundit për cilësinë e ujërave larës! Qeveria pritoritet betonizimin

“Fryma e revoltës s’mund të shuhet”/ Bushati: Protestohet kundër arrogancës dhe aleancës qeveri-krim





