POLITIKE

Rama: Protesta e organizuar nga iranianët. Vengu: Protesta e denjë!

Piranjat Përditësimi i fundit 5 Qershor 2026, 17:02
Rama: Protesta e organizuar nga iranianët. Vengu: Protesta e denjë!

Deputeti i PS-së në Vlorë, Pirro Vengu flet për Zvërnecin dhe debatin që po shoqëron planet për ta zhvilluar zonën. Duke e cilësuar protestën si legjitime dhe të denjë për t’u dëgjuar, Vengu tha se vetë debati i hapur për të ardhmen e zonës është një tregues i një demokracie më të shëndetshme dhe më të pjekur.

Sipas tij, Shqipëria ka nevojë për diskutime të tilla mbi mënyrën e zhvillimit, raportin me mjedisin dhe identitetin, si dhe mbi sfidat që sjell konkurrenca globale. “Çështja e vërtetë është se kemi të bëjmë me një protestë të denjë. Dikur do ta quanim europiane, sot mund ta quajmë një normalitet të ri në vendin tonë. Debati për mënyrën si zhvillohemi, si mbrojmë identitetin dhe ekosistemin, apo si sigurojmë zhvillim afatgjatë, tregon një farë shëndoshjeje të demokracisë sonë”, u shpreh Vengu në ”Vizion Plus”.

Deputeti i Vlorës theksoi se diskutimi publik është reduktuar padrejtësisht te një resort, ndërkohë që çështja reale lidhet me modelin e zhvillimit të një aseti kombëtar dhe me të ardhmen e banorëve të zonës. “Ne nuk po flasim vetëm për një resort, po flasim për modelin e zhvillimit në një aset kombëtar. Banorët e zonës e duan zhvillimin. Ata jetojnë aty prej dekadash, madje prej shekujsh, dhe duan begati për fëmijët e tyre. Duan që çdo zhvillim të jetë i ligjshëm, por bien dakord se zona duhet të zhvillohet”, tha ai.

Vengu nënvizoi se shpesh paprekshmëria absolute e një territori mund të kthehet në degradim, duke sjellë në vëmendje problematikat që lidhen me lagunën dhe ekosistemin e zonës. “Kush flet për nevojën për të rehabilituar lagunën? Kush flet për dëmet që i shkaktojnë aluvionet dhe kanalet e kullimit të Vlorës këtij ekosistemi? Kjo është përditshmëria e banorëve dhe për këto probleme flitet shumë pak”, tha ai.

Duke komentuar edhe rrethimin me tela të zonës, Vengu e cilësoi atë si një akt të pakuptimtë dhe simbolikisht të gabuar. “Rrethimi me tela është një feudalizëm moral i pashpjegueshëm”, tha ai duke komentuar aktin e dhunës së pak ditëve më parë. Sipas Vengut, rasti i Zvërnecit duhet të shërbejë si një mundësi për të diskutuar me maturi se çfarë modeli zhvillimi kërkon Shqipëria dhe si mund të gjendet ekuilibri mes mbrojtjes së mjedisit, ligjshmërisë dhe mirëqenies së komuniteteve lokale.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan