Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
“Papaqёt” me indianё pushtojnё rrugёt e Tiranёs: sulmi i njё ushtrie qё po sundon kryeqytetin Hetimet për “Albanian Files”, Zhupa: Të zbardhen projektet dhe lidhjet me investitorët Banorët e Moravës, dhjetëra herë të përmbytur, asnjëherë të dëmshpërblyer: Na duan vetëm kur ka zgjedhje... Shoqërohen 12 protestues, gjobiten 10 të tjerë Sánchez para zgjedhjeve: Spanja nuk qeveriset nga Uashingtoni apo Tel Avivi, por nga spanjollët Paditë që synojnë të heshtin median, studimi evidenton problematikat në gjykatat shqiptare Rritje ekonomike pa prodhim, ndërtimi dhe tregtia mbajnë ekonominë shqiptare Horoskopi/ Nga Puna tek Dashuria, java mbyllet plot aventura për këto shenja "Salillari", kompania me arkëtimet më të larta nga Thesari i Shtetit në 15 vitet e fundit Rënie temperaturash dhe reshje shiu,ja si parashikohet moti këtë të diel VIDEO-Skandali/ Policia shoqëron gazetarin holandez që denoncoi 'Albania Files'. Aktivistes që i filmoi i h... Eisenkoti merr mandatin, Netanyahu kërkon qeveri të unitetit kombëtar/ Prapaskenat e negociatave në Izrael ...
POLITIKE

Rama sfidon hapur BE-në: Vlerësoj patronazhistët me në krye shokun Gramoz Ruçi

P
Piranjat 2 June 2026, 19:44 · 1 min lexim
Rama sfidon hapur BE-në: Vlerësoj patronazhistët me në krye

Edi Rama sfidoi hapur sot Bashkimin Evropian kur deklaroi se vlerëson patronazhistët me në krye Gramoz Ruçin.

Duke folur në 35-vjetorin e PS, Rama tha se shoku Gramoz Ruçi është kryepatronazhisti i vendit.

“Pra, ajo që shumëkush nuk e kupton si funksionon Gramozi, është fakti që Gramozi është kryepatronazhisti i PS. E kam thënë përpara dhe e përsëris sot, unë çmoj punën e të gjithëve, por mbi të gjitha çmoj punën e patronazhistëve”, tha ndër të tjera Rama.

Ndërkohë opozita i ka shpallur patronazhistët si terroristë elektoralë.

Kurse BE në raportin e fundit IBAR, të miratuar para disa ditësh, i ka vendosur si kusht luftën kundër partisë-shtet dhe patronazhistëve.

“Shqipëria duhet të sigurojë fushë loje të barabartë... duke marrë masa kundër keqpërdorimit të burimeve shtetërore dhe levës institucionale si dhe duke reduktuar ndikimin e rrjeteve të patronazhit,” thuhet në raportin e miratuar në maj.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.